LIVE UPDATES
Politike

Tomi Huhtanen: Krimi organizuar, korrupsioni dhe çdo gjë tjetër nuk mund te fshihen nën qilim, kur vendi është në proces integrimi

Ai theksoi se Moldavia apo Shqipëria nuk janë ende vende të BE-së, por qytetarët që dëshirojnë të shkojnë drejt BE-së kërkojnë që ajo të jetë një hapësirë që u hap mundësi.

16 Korrik 2025, 10:42 Nga E. D
Tomi Huhtanen: Krimi organizuar, korrupsioni dhe çdo gjë tjetër
Tomi Huhtanen

TIRANË- Drejtori Ekzekutiv i Qendrës 'Martens', Tomi Huhtanen ka komentuar zhvillimet politike dhe institucionale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te Shqipëria. Huhtanen duke folur në Konferencën “The Western Balkans Paradigm”, ku i pranishëm është edhe Kryedemokrati Sali Berisha, tha se krimi organizuar, korrupsioni dhe çdo gjë tjetër nuk mund te fshihen nën qilim, kur vendi është në proces integrimi. Ai theksoi se Moldavia apo Shqipëria nuk janë ende vende të BE-së, por qytetarët që dëshirojnë të shkojnë drejt BE-së kërkojnë që ajo të jetë një hapësirë që u hap mundësi.

 

Fjala e Tomi Huhtanen

Mirëmëngjes të gjithëve! Faleminderit, Akil. Është një kënaqësi e madhe. Mendoj se kjo është konferenca e parë e organizuar midis fondacionit Martens dhe fondacionit Liri dhe Demokraci. Dhe në të vërtetë, është një kënaqësi e madhe të jem këtu. Është një kënaqësi e madhe për mua të kem këtë konferencë, e cila është organizuar në Ballkan për një kohë të gjatë, në lidhje me integrimin brenda standardeve të stabilitetit. Faleminderit, Akil, për punën tënde dhe faleminderit që organizove këtë konferencë. Pas disa vitesh, ka shumë diskutim.

Dua të falënderoj kryetarin, presidentin, z. Sali Berisha, i cili është këtu me ne për të diskutuar në këtë konferencë të parë. Faleminderit që jeni këtu me ne, të gjithë të ftuarit, të gjithë panelistët. Faleminderit të gjithëve të pranishmëve, mysafirëve, panelistëve, dhe kolegëve të mi nga Martens Center dhe fondacioni Liri dhe Demokraci. Vijojmë me bisedën tonë. Sigurisht, Ballkani, historikisht, shoqërisht dhe kulturalisht, është një pjesë integrale e Evropës.

Dhe kjo nuk është vetëm një përfitim për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin, por është gjithashtu e rëndësishme që po flasim për integrimin dhe po ndërtojmë rrjetin e Evropës. Por, sigurisht, duhet të bëjmë shumë punë në fillim. Mendoj se titulli i konferencës sonë është, nëse mund të them kështu, me vend, sepse pyetja është:
A lidhet integrimi me standardet, me procesin dhe reformat, apo bëhet vetëm për të krijuar stabilitet në një rajon?

A bëhet për merita apo për ndonjë arsye tjetër? Qendra Martens zhvilloi një studim vitin e kaluar, pikërisht për të reflektuar mbi këtë pyetje. Ne pyetëm qytetarët evropianë në një sondazh se çfarë mendojnë për integrimin.
Është një dokument dhe një artikull shumë interesant që mund të gjendet edhe në internet, por përmban disa

pika që do t’i diskutojmë sot:
•91% e evropianëve besojnë se vendet kandidate duhet të kenë institucione të pavarura që mbështesin sundimin e ligjit, demokracinë dhe shtetin ligjor.
•91% besojnë se duhet të ketë kapacitet të plotë për të përmbushur standardet dhe rregullat për këto vende.
•38% e qytetarëve janë pro integrimit, por duan që ai të ndryshojë, dhe shpresojmë se do të ndryshojë në të ardhmen.
•78% e të interesuarve duan të dinë për zhvillimin e vendeve dhe dinamikën e tyre.
•64% e njerëzve duan të dinë për mjedisin, dhe ne kemi shumë për të thënë për këtë.

Dhe, si përfundim, qytetarët evropianë që janë pyetur për procesin e zgjerimit, duan që ky proces të bazohet në meritë, që vendet që do të bashkohen me Bashkimin Evropian të jenë të gatshme. I kthehem Shqipërisë, që është pjesë e diskutimit të sotëm. Shqipëria ka bërë përparime mbresëlënëse, megjithatë ka shqetësime serioze që lidhen me shtetin e së drejtës, me demokracinë, me korrupsionin, rolin e krimit të organizuar dhe çdo gjë tjetër. Nuk është se nuk i duan këto vende, por të gjitha këto paraqiten në raportet e ndryshme, në raportin e

Parlamentit Evropian, të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim, etj. Dhe të gjitha këto duhet të rregullohen para se të ndodhë anëtarësimi. Them se mund të realizohen, por ka disa gjëra që nuk mund të fshihen nën qilim.
Gjithashtu, shpesh, kur flitet për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, thuhet se Bashkimi Evropian përcakton një standard dhe vendi aplikues duhet ta arrijë atë standard, por më pas ky standard zhvendoset. Nuk e di cilat janë të gjitha diskutimet, por ka edhe një qasje tjetër.

Para pak kohësh, ne organizuam një konferencë në Moldavi, që ndodhet në të njëjtin proces. Presidentja Sandu ishte shumë entuziaste për procesin, për mënyrën se si po zhvillohet dhe për të gjitha dinamikat. Por çfarë kishte ndodhur në fakt? Bashkimi Evropian nuk ishte i hapur, ishte skeptik, mendonte se Moldavia nuk do të arrinte më tej. Por Moldavia arriti standarde më të larta dhe i çoi përpara, duke ndryshuar të gjithë dinamikën.

Procesi i negociatave u kthye në një instrument për të transformuar vendin. Moldavia apo Shqipëria nuk janë ende vende të BE-së, por qytetarët që dëshirojnë të shkojnë drejt BE-së kërkojnë që ajo të jetë një hapësirë që u hap mundësi. Por zgjerimi nuk ka vetëm një drejtim. Ne nga Brukseli vendosim pika referimi dhe standarde, por duhet të ofrojmë edhe mbështetje për vendet që ato të afrohen më shumë me BE-në. Prandaj hartojmë plane mbështetjeje për Ballkanin Perëndimor konkretisht, për mbështetje të reformave të ndryshme.

Dhe shpresoj që gjithë ky kalim i tranzicionit të mbështetet më tej. Sigurisht që Serbia dhe Kosova kanë specifikat e tyre. Bosnja-Hercegovina ka specifikat e saj. Dhe besoj se këto mund t’i diskutojmë. Sigurisht që ka problematika gjeopolitike: përfshirja e Rusisë, e Kinës, nuk hyjmë shumë në detaje në këto tema. Për Ballkanin Perëndimor mund të thuhet se, nëse nuk funksionon Evropa, atëherë mund të kthehen nga Rusia apo Turqia.
Është e qartë se çfarë po ndodh në Rusi: koncepti i PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto) pothuajse nuk ekziston më.

Për frymë, ky produkt është në rënie të vazhdueshme. Dhe është e qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë interes t’i bashkohen një vendi të tillë. Shqipëria jep përshtypjen e një vendi dinamik, një vend që ecën përpara. Dhe kjo pritet nga Bashkimi Evropian dhe nga qytetarët e tij. Në fund të fjalës sime, dua t’i rikthehem titullit: Standardet krahasuar me stabilitetin nuk janë kontradiktorë.

Standardet, meritat, reformat, janë mënyra që të çojnë drejt stabilitetit. Kjo është e vetmja rrugë.
Jemi të gjithë këtu sepse kemi besim te Ballkani Perëndimor. Besojmë te Shqipëria. Por ende ka shumë punë për të bërë. Qendra jonë, Martens, dhe shumë prej jush kanë bashkëpunuar me ne. Gjithmonë kemi hasur pengesa, por i kemi kapërcyer. Dhe si rezultat, do të kemi një Shqipëri të fortë dhe një Bashkim Evropian të fortë.

tomi huhtanen

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj