28 Nëntor 2024, 20:04
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bashkua me lidhje "live", takimit të PD me shqiptarët në Greqi me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë. Berisha gjatë fjalës së tij iu uroi shqiptarëve festën e Pavarësisë, ndërsa tha se sot Shqipëria ndodhet në një regjim diktatorial, sipas tij, 32 vite pasi u përmbys e para. Ai shtoi më tej se "diktatura e sotme bazohet në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e fondeve dhe pasurive publike të shqiptarëve." Lideri i opozitës u shpreh se ata janë në këmbë për tu përballur me këtë "diktaturë".
"Ju uroj përzemërsisht festën e pavarësisë, Ditën e Flamurit. Shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj jush për praninë tuaj në këtë takim. Falënderoj organizatorët dhe të dërguarit e PD-së që janë sot të pranishëm në takimin me ju.
Të nderuar zonja dhe zotërinj! Shqipëria sot ndodhet në një regjim të ri diktatorial dhe feston Ditën e Pavarësisë, e vërteta është, me instalimin e një diktature të dytë 32 vite pasi u përmbys e para.
Por në dallim nga diktatura komuniste, diktatura e sotme nuk është një diktaturë ideologjike, është një diktaturë, e cila bazohet në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e fondeve dhe pasurive publike të shqiptarëve. Është një diktaturë që bazohet në përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e një njeriu. Është një diktaturë që bazohet në rikthimin në Shqipëri të arrestimit dhe burgjeve të kundërshtarëve politikë.
Në shndërrimin e proceseve zgjedhore në një farsë zgjedhore. Në kontrollin e plotë të ekonomisë, medies dhe shoqërisë.
Pra, është një diktaturë që bazohet në shkelmimin e ligjeve, Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo formë diktaturë, e panjohur ndonjëherë në Europë, por e njohur rëndom në Amerikën Latine dhe në vende të tjera të Afrikës, është forma e diktaturës që nuk zbaton asnjë rregull, asnjë ligj, ndaj studiuesit e kanë cilësuar si formën më të keqe të diktaturave. Por, si çdo diktaturë, edhe kjo diktaturë nuk mund të ketë jetën e gjatë. Ndaj dhe ne jemi në këmbë për t’u përballur me këtë diktaturë. Thashë dhe njëherë, nuk njeh ligje, Kushtetuta, rregulla dhe parime, njeh vetëm interesa mafioze të padrinos apo të kryeministrit që kontrollon çdo pushtet në Shqipëri.", u shpreh Berisha.
sali berisha
Politike
28 Nëntor 2024, 20:09
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme në takimin e zhvilluar sot ...
Politike
28 Nëntor 2024, 19:49
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme në takimin e zhvilluar sot me sh...
Politike
28 Nëntor 2024, 19:32
r.ll
belind kellici
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka thnë sot se kryeministri Edi Rama ka d&eum...
Politike
28 Nëntor 2024, 18:13
N.F
Xhixho
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar së fundmi në lidhje me buxhetin e viti 2...
Politike
28 Nëntor 2024, 18:03
r.ll
donika gervalla
KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla ka zhvilluar një viz...
Politike
28 Nëntor 2024, 17:21
r.ll
albin kurti
PREKAZ- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i pranishëm në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz për hom...
Politike
28 Nëntor 2024, 15:59
r.ll
vjosa osmani
PREKAZ- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në homazhet në Kompleksin Memorial “Adem J...
Politike
28 Nëntor 2024, 14:08
M.B
Edi Rama
VLORA- Kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Drita...
Politike
28 Nëntor 2024, 13:28
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se është besimplotë që PD do t'i realizojë q...
Politike
28 Nëntor 2024, 13:21
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli sot për që ai e quan 'narkoshtet', fuqia korruptive e të cilit sipas tij &eum...