Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha më tej shtoi se kryeministri Edi Rama e paditi marrëveshjen në gjykatë. Sipas tij pasi marrëveshja u rrezua në gjykatë për interesa joshqiptare, Rama u soll në mënyrën më të papërgjegjshme me autoritetet greke.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme në takimin e zhvilluar sot me shqiptarët në Greqi. Përmes një lidhje live Berisha foli edhe për marrëveshjen e detit me Greqinë. Ai u shpreh se qeveria e PD arriti të firmosë marrëveshjen ku secila palë do dilte e fituar ndërsa theksoi se ishte një marrëveshje e ndershme e teansparente.
Berisha më tej shtoi se kryeministri Edi Rama e paditi marrëveshjen në gjykatë. Sipas tij pasi marrëveshja u rrezua në gjykatë për interesa joshqiptare, Rama u soll në mënyrën më të papërgjegjshme me autoritetet greke. Kreu i PD-së u shpreh se nga ungesa e plotë e seriozitetit të qeverisë së Tiranës, bëri që qeveria greke, e cila kishte qëndruar për dekada në hapësirën 6 milje të ujërave territoriale, në përputhje me traktatin ndërkombëtar, kaloi në 12 milje.
Fjala e Berishës:
Mund të them se të gjitha qëndrimet e Edi Ramës janë të papërgjegjshme në raport me fqinjët tanë. Së pari, ai injoroi totalisht traktatin për shkakun e vetëm se ishte firmosur nga qeveria e PD.
Së pari, qeveria e PD arriti të firmosë marrëveshjen e detit me Greqinë dhe unë u them ju se ajo marrëveshje ishte, siç quhet, fitim-fitim, pra fitonte secila palë. Ajo ishte një marrëveshje e ndershme, transparente, të cilën Edi Rama e paditi në gjykatë, dhe pasi e rrëzoi në gjykatë për interesa joshqiptare, u soll në mënyrën më të papërgjegjshme me autoritetet greke.
Pasi negociuan katër vite me radhë, një ditë të bukur dalin e u thonë, tani nuk na lë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Kush humbi në këtë mes? Humbi Shqipëria. Pse humbi Shqipëria? Sepse mungesa e plotë e seriozitetit të qeverisë së Tiranës, bëri që qeveria greke, e cila kishte qëndruar për dekada në hapësirën 6 milje të ujërave territoriale, në përputhje me traktatin ndërkombëtar, kaloi në 12 milje. Dhe këtu Greqia nuk shkeli asnjë traktat, përkundrazi Greqia shfrytëzoi atë të drejtë ndërkombëtare që i jep traktati i detit. Ishin këta që negociuan katër vite dhe thanë se ne nuk na lejon vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Sigurisht asnjë qeveri, edhe unë po të isha, do të bëja të njëjtin vendim. Do merrja të njëjtin vendim. Atëherë Greqia shfrytëzoi të drejtën e traktatit dhe kaloi në 12 milje.
Kështu që marrëveshja që do firmoset, firmoset në kushte shumë të pafavorshme se marrëveshja e parë. Kjo për shkak të papërgjegjshmërisë së Tiranës.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme në takimin e zhvilluar sot me sh...
belind kellici TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka thnë sot se kryeministri Edi Rama ka d&eum...
Xhixho TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar së fundmi në lidhje me buxhetin e viti 2...
donika gervalla KOSOVË- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla ka zhvilluar një viz...
albin kurti PREKAZ- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i pranishëm në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz për hom...
vjosa osmani PREKAZ- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në homazhet në Kompleksin Memorial “Adem J...
Edi Rama VLORA- Kryeministri Edi Rama, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Drita...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se është besimplotë që PD do t'i realizojë q...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli sot për që ai e quan 'narkoshtet', fuqia korruptive e të cilit sipas tij &eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka krahasuar situatën e tanishme me periudhën e pas Pavarësis&...