LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Shqiptarët në agresion barbar mediatik, mediat sulmojnë opozitën sepse qeveria u fal toka dhe u jep koncesione

Lideri demokrat u ndal edhe tek projekti i Portit të Durrësit, për të cilin tha se ishte pasuria publike më e çmuar e shqiptarëve.

20 Janar 2026, 19:17 Nga E.d
Berisha: Shqiptarët në agresion barbar mediatik, mediat sulmojnë
Foto ilustruse

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se mediat sulmojnë opozitën sepse qeveria u fal toka dhe u jep koncesione. Gjatë fjalës së tij në takimin e mbajtur në njësinë 4, Berisha deklaroi se Rama është një armik i votës së lirë.

Lideri demokrat u ndal edhe tek projekti i Portit të Durrësit, për të cilin tha se ishte pasuria publike më e çmuar e shqiptarëve. Sipas Berishës, port tani bëhet porti i Edi Ramës. 

”Ju keni qenë, në tërësi shqiptarët, dhe jeni në një agresion barbar mediatik. Barbar! Imagjinoni ju. Pronari i mediave, t'i marrim t'i analizojmë. Pronari i mediave merr tokën që pronar fisnik tiranas, ia kanë lënë komunitetit për të ndërtuar gjimnaz. 50 mijë banorë lagjja, pa gjimnaz. Dhe ata ia dhurojnë, bëhen disa së bashku, ia dhurojnë.

Në planin e kryeqytetit, në planin urbanistik përcaktohet gjimnaz. Këtë tokë, me katër vendime nominale me emër, i jepet Carlo Bolinos në mënyrë që ai, nga mëngjesi gjer në darkë, të fabrikojë gënjeshtra, gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra për ju.

Është kjo e tëra? Jo. Keni dëgjuar ju një Llagami aty, që ishte kryetare e KLGJ-së. Familja e saj kishte një copë të asaj toke. Po familje të tjera? S’ishte e vetme. Dëgjoni se është interesante. Nuk ishte e vetme ajo, ishin 5-6 familje, aty ishin 4 mijë e sa metër tokë. Ajo, zonja patronazhiste, zonja rilindase, merr kompensimin e tokës 3 milionë euro.

Po nga i mori? Nga paratë tuaja. Taksat tuaja. Merr 3 milionë euro. Kurse Carloja e merr tokën me 1 euro. E merr tokën me 1 euro. Pse? T'ju mashtrojë, t'ju mashtrojë dhe vetëm t'ju mashtrojë ju. Të glorifikojë të keqen. Të sulmojë gjithë ditën opozitën. Në fakt, kjo është 90% e mediave.  A e dini ju se jo në një, por në tre bordero firmosin mashtruesit profesionistë që kalojnë nga një studio në studio tjetër, banalistët, vetëm e vetëm se si të mashtrojnë qytetarët, vetëm e vetëm si t'i thurin lavdi qeveritarëve hajdutë.

Në këto kushte jemi ne. Në një situatë dramatike. Por, thashë dhe njëherë, ne ia dolëm ta nxjerrim atë para të gjithë botës se çfarë përfaqëson ai. Një armik i votës. Ia dolëm të faktojmë me dokumente se hajdut si ky nuk ka toka. Miq, ju keni dëgjuar këto djegësin e Tiranës 130 milionë, tuneli i Llogarasë 190 milionë është në fakt, aeroporti i Vlorës 140 milionë, e të tjera e të tjera.

Po a e dini ju që porti i Durrësit shkon 4 miliardë? Porti i Durrësit u them unë ju, ishte pasuria publike më e çmuar e shqiptarëve. Më e çmuara. Porti i Durrësit nuk ishte vetëm një pasuri të themi e patundshme, jo. Ai ndikonte në kuletën, në xhepin, në konton e gjithsecilit prej jush. Pse? Sepse ai është në një pozicion ideal për vendin. Ai port, nga Fieri gjer në Lezhë, ka distancat më të shkurtra në shpërndarjen e mallrave. Çmimet më të ulëta pra në transport.

Çfarë ndodh? Ai port tani bëhet porti i kriminelit Edi Rama. Ai port, vetëm trojet, toka truall 1 milion e 200 mijë metër katror, i shkon të paktën 3 miliardë euro. 12 mijë apartamente ndërtohen aty. Gjashtë hotele me 5 dhe 6 yje. Marina më e madhe në rajon.

Kush i ndërton ato? Ai arabi i përrallave të 1001 netëve? Ai ka thënë unë do investoj 70 milionë, gjithsej. Po të tjerat kush i investon? Të tjerat i investon Edi Rama me kartelët e drogës. Dhe e vërteta është, që kurrë ndonjëherë në histori, kurrë besoj s'mund të ketë vjedhur një vend siç po e vjedh ky me portin. Pastaj, porti i ri do ndërtohet i tëri me taksat tuaja. Deklarojnë me dhjetëra herë se do e ndërtojë privati. Asnjë privat! Do ndërtohet me buxhetin e shtetit, me taksat tuaja.” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita takim

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim