21 Gusht 2023, 12:30
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha në një deklaratë nga Selia e Partisë Demokratike iu ka bërë thirrje shqiptarëve për protesta pas aferës së fundit të koncesionit të sterilizimit. Berisha komentoi deklaratën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja për këtë koncesion duke e cilësuar mashtrues dhe hajdut.
DEKLARATA E BERISHËS:
Dje, Ilir Beqaj, ky monument i shëmtuar të korrupsionit të qeverisë, ky monument edhe më i shëmtuar i korrupsionit të tmerrshëm të SKAP-it të partisë, doli dje krenar, shend e verë dhe rrahu gjoksin për vjedhjen e tij. Në daljen e tij të djeshme, me gjakftohtësi dhe koshiencë kriminale, pa treguar as më të voglën keqardhje apo pendesë, ai nuk njohu për vete dhe as për bashkëpunëtorët e tij të arrestuar, asnjë përgjegjësi apo faj për vjedhjen e dytë të shekullit, por e mbrojti sikur të mos ishin tetë zyrtarë dhe biznesmenë të arrestuar për këtë aferë 100 milionë euro dhe qindra jetë të humbura për shkak të saj.
Në deklaratën e tij, Beqaj, i shpëtuari i SKAP-it të partisë, u tha shqiptarëve se afera nuk është koncesion, por PPP dhe nuk është një e mirë që iu dha një privati për ta shfrytëzuar. Ai u tha shqiptarëve gënjeshtrën më të madhe të jetës së tij dhe duket se këtë gjë ka deklaruar edhe në SKAP-in e partisë dhe ky i fundit bëri sikur e besoi si të vërtetë dhe firmosi si në rastin e Erion Veliajt, amnistinë e tij.
Sipas këtij hajduti dymetrosh dhe mashtruesi patologjik me katër firma në aferën 100 milionë euro të sterilizimit, dhënia me firmën e tij dhe në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, e të drejtës së monopolit një privati, lexo vetes dhe ortakut të tij, për një shërbim që shteti e kryente me çmime dy-tre herë më të lira, nuk përbën një dhënie për një biznes privat dhe dhunim flagrant të buxhetit.
Këtë mashtrim të pacipë nuk mund ta besojë asnjë shqiptar, përveç Skapistëve politikë, që me urdhër të Edi Ramës nuk ngritën padi ndaj tij dhe e falën njësoj si Erion Veliajn.
PD fton shqiptarët të ngrihen në protesta të fuqishme kundër kësaj organizate që kryesohet nga Edi Rama.
sali berisha
Politike
21 Gusht 2023, 12:24
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një dalje për mediat, deklaroi se SPAK operon me kontrata t&e...
Politike
21 Gusht 2023, 12:20
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen në pro...
Politike
21 Gusht 2023, 07:52
A.B
Mitsotakis dhe Rama
TIRANË- Në Greqi sonte pritet të mbahet darka informale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, e organi...
Politike
20 Gusht 2023, 20:29
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Në Shqipëri, ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, deklaroi sot se me dy biznesmenët e koncensioni...
Politike
20 Gusht 2023, 13:27
A.B
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas lajmeve të një projekti të përmendur së...
Politike
20 Gusht 2023, 11:38
A.B
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me takimin në Greqi të liderëv...
Politike
20 Gusht 2023, 10:44
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas skandalit të radhës të qeverisjes së Edi Ra...
Politike
20 Gusht 2023, 08:47
A.B
Ilir Beqaj
TIRANË- Kur kanë kaluar disa ditë nga 'shpërthimi' i skandalit të koncesionit të sterlizimit, ka reaguar edhe ish-...
Politike
19 Gusht 2023, 10:33
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të krijohet një paketë ndëshkimesh drastike ligjore për person...
Politike
18 Gusht 2023, 15:52
I.A
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj nuk do të marrë pjesë në darkën informale që do të mbahet në Athi...