LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Sot, një nga hajdutët më të neveritshëm dhe më të shpërfytyruar të Shqipërisë u bë superministër me tre portofole

Berisha tha se, nuk ka paqe mbi krimin, as paqe mbi dhunimin e ligjit, qepenat tuaj duhet t’i shndërroni në mjete të fuqishme, në armë kundër armikut të përbashkët, Edi Rama.

15 Janar 2024, 19:15 Nga I.A
Berisha: Sot, një nga hajdutët më të neveritshëm dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha iu bëri gjithashtu thirrje intelektualëve, biznesit dhe fermerëve të ngrihen kundër këtij regjimi që po vjedh shqiptarët. Berisha tha se, nuk ka paqe mbi krimin, as paqe mbi dhunimin e ligjit, qepenat tuaj duhet t’i shndërroni në mjete të fuqishme, në armë kundër armikut të përbashkët, Edi Rama. Berisha tha se sot, një nga hajdutët më të neveritshëm dhe më të shpërfytyruar të Shqipërisë u bë superministër me tri portofole.

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi, sot është një ditë e trishtë për vendin. Sot, një nga hajdutët më të neveritshëm, më të shpërfytyruar të Shqipërisë bëhet superministër me tre portofole. Blendi Gonxhe është njeriu që përmbyti Tiranën, është hajduti që blinte pemë me 6500 euro copën. Është vjedhësi i neveritshëm që rikonstruktonte dy herë në vit zyrat e tij vetëm për të vjedhur. Është njeriu që ndërtoi në një shërbim shumë të rëndësishëm për qytetarët, sistemin më të neveritshëm të sekserëve të tij, për t’i vjedhur, për të mbushur xhepat, për të pasuruar veten dhe familjen e tij.
Blendi Gonxhe është hajduti që përfundoi para pak muaj të ndërtojë ndërtesën e drejtorisë së tij me një kosto 1350 euro metrin katror. Natyrisht ai vodhi të paktën 70-80 përqind të kostos dhe asnjë diskutim me ato ai u bë ministër, sepse i ndau me bosin e tij, që ndan dhe pret, që vjedh edhe kur flen dhe ky është Edi Rama.
Miqtë e mi, fati i Shqipërisë, e ardhmja e Shqipërisë është në duart tuaja. Është në guximin tuaj. Në ndërgjegjen tuaj. Në qëndresën tuaj.

Me Edi Ramën, të ardhme nuk ka. Me Edi Ramën ka vetëm vjedhje të zgjedhjeve, vjedhje të pasurisë kombëtare, vjedhje të buxhetit të shtetit, mashtrime, largim masiv të shqiptarëve nga Shqipëria. Ndaj dhe është në duart tona, është në vullnetin tonë, është në guximin tonë, t’i japim atij përgjigjen e merituar. Këtu para jush dhe në emër tuaj, do i çoj prapë një mesazh në Surrel, në Surrelin që nxin, në Surrelin e territ, në Surrelit të kryehajdutit të Kombit. Edi Rama, kjo rrugë ka dritë, kjo rrugë ka shpresë, kjo rrugë nuk mposhtet, kjo është rruga e fitores, kjo është rruga e Shqipërisë, kjo është rruga e shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria, fitore, fitore, fitore!

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet