30 Tetor 2025, 10:46
Nga I.A
Takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komitetit të Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian, Marco Tarquinio, si dhe me anëtarin e këtij komiteti dhe referentin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder. Në një postim në Facebook, Berisha ka bërë të ditur se gjatë takimit ka falënderuar përfaqësuesit e BE-së për mbështetjen që i japin procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Berisha nënvizoi se Partia Demokratike ka qenë forca kryesore e integrimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, NATO dhe BE dhe se për PD-në, integrimi në Bashkimin Europian përbën të ardhmen më të ndritur për shqiptarët. Berisha theksoi gjithashtu se ky proces duhet të bazohet në meritë, reforma reale dhe jo në suksese imagjinare apo propagandë trilluese.
Postimi i Plotë:
Takim me kryetarin e komitetit të Stabilizimit në Parlamentin Europian Marco Tarquinio, anëtarin e këtij komiteti dhe referentin e Paralamentit Europian për Shqiperinë Andreas Schieder.
Në këtë takim pas falenderova miqtë për mbështetjen që i japin procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, theksova se problemet madhore me të cilat përballet vendi janë:
Instalimi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë që po shkaterron shtetin ligjor, ekonominë, dhe shoqërinë e vendit dhe po varfëron pandalshëm shqiptarët dhe po largon masivisht shqiptarët nga Shqiperia.
Shtypja e pluralizmit politik, persekutimi i opozitës dhe mohimi i të drejtave kushtetuese të saj dhe shndërrimi i procesit zgjedhor në farsë zgjedhore.
Korrupsioni i papërmbajtur i qeveritarëve dhe lidhjet e tyre me krimin.
Në takim theksova se Edi Rama nëpermjet mediave dhe diplomatëve të korruptuar që kontrollon mashtron dhe trillon duke paraqitur opozitën, betejen e saj për votën e lirë për luftën kundër narkoshtetit dhe korrupsionit, sikur nuk e do integrimin në BE. Këto janë mashtrime banale të propagandës të paguar të Edi Ramës.
Partia Demokratike që në themelimin e saj ka qenë forcë kryesore e integrimit të vendit në KE në NATO dhe në BE. Ajo konsideron integrimin e Shqipërisë në BE si të ardhmen më të ndritur për shqiptarët, por beson se ky proces duhet të bazohet në meritë, në reforma, dhe jo në suksese imagjinare dhe propagande trilluese! Takimi ishte i hapur.
sali berisha marco tarquinio andreas schieder
Politike
30 Tetor 2025, 10:47
M.L
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Europa është ballkanizuar shumë. Gjatë fjalës së tij në Forumin e ...
Politike
30 Tetor 2025, 10:37
I.A
Policia Lezhe
LEZHË- Policia e Lezhës ka ekzekutuar 9 masa sigurie të kërkuara nga Prokuroria e Lezhës për ndërtim ...
Politike
30 Tetor 2025, 10:34
M.L
Edi Rama
PARIS-Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë Forumit të Paqes në Paris se nuk është “orbanist”, duke theksu...
Politike
30 Tetor 2025, 10:31
I.A
Protesta
TIRANË- Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç kanë nisur një protestë ditën e sotme jasht&eu...
Politike
30 Tetor 2025, 10:31
M.L
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pas humorin gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes në Paris...
Politike
30 Tetor 2025, 10:24
M.L
Edi Rama
PARIS- Kreu i Qeverisë, Edi Rama kritikoi sot Bashkimin Europian për planin e e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë duke theksu...
Politike
30 Tetor 2025, 10:21
M.L
Edi Rama
PARIS- Kreu i Qeverisë, Edi Rama theksoi sot nevojën që ka Evropa të marrë një rol më aktiv në nismat...
Politike
30 Tetor 2025, 10:18
M.L
Edi Rama
PARIS- Kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat pas një lapsusi që bëri dirigjuesi i Forumit të Paqes në P...
Politike
30 Tetor 2025, 10:12
I.A
Kuvendi
TIRANË- Kuvendui ka nisur ditën e sotme nën drejtimin e nënkryetares së Kuvendit Klotilda Spahiut. Shkak ësht&eu...
Politike
30 Tetor 2025, 10:08
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Këtë të enjte është zhvilluar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve në Kuvendin e ...