Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin me të njëjtën shprehje që Rama ka përdorur ndaj opozitës, e i tha kryeministrit se nuk ka parë gjë akoma nga aksioni opozitar.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është i përfshirë në korrupsion dhe si të përfshirë në çështjen Charles McGonigal”. Në një takim me kryetarë të degëve, sekretarë por edhe grupet e punës së degëve të Tiranës, kryedemokrati Sali Berisha tha se Rama pagoi ish-zyrtarin e FBI për të sulmuar opozitën, e po ashtu Rama i mbylli dosjen për çështjen “Muzin”. E po ashtu, nga ana tjetër, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin me të njëjtën shprehje që Rama ka përdorur ndaj opozitës, e i tha kryeministrit se nuk ka parë gjë akoma nga aksioni opozitar.
"Duhet të korruptonte një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të kësaj organizate për të manipuluar, hetuar, apo tjetër, këto do ti thotë drejtësia, por qëllimi i vetëm për të marrë peng kryetarin e opozitës. Për të shndërruar opozitën në një kallp opozitë. Këtë akt e kryejnë vetëm armiq të betuar të demokracisë, idealeve demokratike, parimeve demokratike. Një akt të tillë nuk e kryen kurrë një njeri që beson në vlerat e demokracisë dhe sistemin demokratik. Aty në Parlament i them nuk ke parë gjë akoma. Nuk e lëshojmë ne parlamentin. Ne do qëndrojmë aty me një rezistencë shumë më të fuqishme se ajo që kemi parë deri më sot. Parlamenti është i qytetarëve jo i kriminelëve. Qytetarët presin nga ne që të jemi ligjbërës. Ligjet tona me urdhër të Ramës, Linda i fut në sirtar. Nuk mund të bëhet, është kushtetutë e parlamentit. Ky është parlamenti sot. Mbrëmë thoshte që nuk shkoj në Parlament, të mos vijë por ne parlamentin nuk e dëgjojmë. Vinte me gjuhë halabaku, vetëm sharje bënte. Mos harroni janë dy dosje, dosja e Nju York, tjetra në Uashtington. Edhe këtu është përdorur McGonigal duke folur me skapistat. Pse nuk e kapni filanin? Çfarë bëni? Kjo është e vërteta. Mund të qëndrojmë gjatë që të numërojmë, por tani është kohë veprimi dhe mobilizimi total. Kjo është një gjë e paimagjinueshme. Ne dorëzojmë ligje, sepse qytetarët presin nga ne që të shohin, se ne jemi ligjbërës. Me shumë të drejtë, ata thonë çfarë ligjesh po dorëzojnë ata deputetë tanë aty për të mbrojtur interesat tona. Ligjet tona me urdhër të Ramës, Linda i fut në sirtar, nuk ndodh kurrë në botë, nuk mund të bëhet ajo kurrë. Ka rregulla, ajo rregullore është kushtetuta e parlamentit. Ky është parlamenti sot,"-tha në fjalën e tij, Berisha.
Ndër të tjera, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish Ramën se kërkon të përjashtojë PD-në nga procesi i 14 majit, por sipas tij nuk do ia dalë.
“Gjykata, Kuvendin e 11 dhjetorit, statutin e këtij kuvendi, procesverbalet dhe çdo gjë tjetër të këtij Kuvendi i ka gjetur në përputhje me ligjet e Shqipërisë. Kudo përveç se në korrupistanin e Edi Ramës, të nesërmen ky vendim regjistrohej në regjistër, sepse ai vendim gjykate ka vetëm një qëllim, regjistrimin e shoqatës apo partisë, në regjistrin e partive politike dhe shoqatave.Edi Rama me kancelarin e tij nuk lejon regjistrimin dhe mendon se në këtë mënyrë do të na përjashtojë. Në këtë mënyrë ai e çon vendin në një përballje të madhe. Ne kurrë nuk përjashtohemi, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do t’i fitojmë zgjedhjet e këtë ai e ka shumë të qartë,”-shtoi ai.
FJALA E PLOTË E BERISHËS:
Ju përshëndes përzemërsisht të gjithëve ju këtu dhe të gjithë anëtaret e anëtarët e FRPD-së, Lidhjes së Gruas Demokratike, të gjithë mbështetësve, simpatizantëve tanë në Tiranë. Dua të ritheksoj edhe njëherë këtu para jush se, ne përballemi me një armik të egër të votës së lirë, të opozitës, demokracisë, pluralizmit. Ne kemi përballë një njeri i cili siç dëshmuan për çdo shqiptar, zhvillimet e fundit, nuk njeh asnjë kufi, asnjë mora, asnjë normë, në përpjekjet e tij për të shkatërruar opozitën shqiptare. Aktet e tij janë ndër aktet më kriminale. Ai që në vitin 2017, Edi Rama pasi futi në xhep mandatin e dytë, u tha shqiptarëve se tani do u tregoj unë se si do të qeveris, do të qeveris pa opozitë. Një opozitë e cila kishte humbur zgjedhjet, nuk mjaftonte kjo. Ajo nuk mund të tolerohej, ajo duhej të zhdukej dhe për këtë qëllim duhet të angazhonte organizatën më të fuqishme të planetit FBI-në. Duhet të korruptonte një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të kësaj organizate për të manipuluar, hetuar, apo tjetër, këto do ti thotë drejtësia, por qëllimi i vetëm për të marrë peng kryetarin e opozitës. Për të shndërruar opozitën në një kallp opozitë. Këtë akt e kryejnë vetëm armiq të betuar të demokracisë, idealeve demokratike, parimeve demokratike. Një akt të tillë nuk e kryen kurrë një njeri që beson në vlerat e demokracisë dhe sistemin demokratik. E vërteta është se McGonigal doli në pension, por operacioni apo farat e mbjella me atë operacion vazhduan gjer nga mesi i vitit 2021. Lulzim Basha i paditur për larje parash ra tërësisht në mëshirën e Edi Ramës dhe ai në kundërshtim me çdo ligj i mbylli dosjen, nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Pasi i kishte ndërsyer lobistit të PD-së, njeriun ndër më të fuqishmit të FBI-së, ai tregonte mëshirë duke marrë peng me dosje kryetarin e opozitës. Ky demon pushteti që urren kundërshtarin njëlloj si i ati i tij xhelat, si daja i tij xhelat, bëri gjithçka që pasi futi në xhep Lulzim Bashën, përdori Sorosin, FBI e të tjerë për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën. Vetë Departamenti i Shtetit me zëdhënësin e tij thotë, se bazë për këtë vendim kanë qenë edhe aktet dhe raportet të kontrollit antikorrupsion të qeverisë shqiptare. Raporte që nuk ka njeri në Shqipëri ti ketë lexuar, përveç atyre duarve të zeza që i kanë shpifur dhe dërguar. Raporte që nuk janë publikuar, nuk kanë parë dritën. Pra njëlloj si paratë e fshehta që ju dorëzuan McGonigal për veprën e tij të zezë edhe këto raporte.Mënyra se si Edi Rama ka zgjedhur të qëndrojë në pushtet është mënyra më armiqësore, amorale. Kjo që shohin sot qytetarët shqiptarë është një akt që tejkalon çdo imagjinatë, përdorimit të korrupsionit të stërfuqishëm ndërkombëtar në luftë kundër një opozite. Për të lënë një vend pa opozitë. Më tragjike bëhet kjo, kur këto operacione kryhen duke abuzuar nga vendi i madh i lirisë, por vend pa mafioz nuk ka, vend pa të korruptuar nuk ka. E theksova këtë, jo për të bërë historikun e këtyre zhvillimeve, por e theksova për të sjellë në vëmendjen tuaj, se për shqiptarët, për PD-në, për pluralizmin, largimi i kësaj kalbësire, bastardi që riprodhon qëndrime hoxhiste me metoda të reja ndaj opozitarizmit, ndaj pluralizmit, ndaj demokracisë, duhet të njohë fundin që meriton. Nuk mund të rrimë ne dhe të vazhdojmë siç kemi vazhduar, para të gjithë këtij realiteti të qartë si drita e diellit. Edi Rama është një armik i egër i demokracisë. Unë ju garantoj ju se po të studioni vetëm qëndrimet e tij në parlament, po ta ndiqni, nuk ka qëndrime më antikushtetuese, antidemokratike, ata bëjnë gjithçka që ne të bojkotojmë parlamentin. I ndiqni ju se çfarë zhvillohet aty. Aty ka një marionetë e shplarë nga çdo normë ligjore, dhe morale, e politike, që zbaton verbërisht urdhërat e tij, dhe në një kurth të turpshëm përjashton për interesa të AliBashës dhe të vetat, 4 deputetë të një grupi. Në një kohë kur rregullorja e vitit 2018 e këtij grupi nuk parashikon asnjë formë përjashtimi për deputetin. Ua solla këtë shembull përsëri për të theksuar se çfarë janë të aftë të bëjnë ky grup kriminal, antidemokratik, hajdutësh që nuk njohin asnjë lloj norme e morali. Nuk ka asnjë vlerë kjo se po i numërojmë, por vlerë ka betimi ynë, për ti qëndruar. Tani më tutje nuk shkohet kështu.Për të gjithë ata që duan demokracisë, që besojnë se jeta duhet të ndërtohet në këtë vend, për të gjithë ata që besojnë se Shqipëria është një vend me potenciale të jashtëzakonshme dhe jo për tu braktisur, duhet të ngrihemi o sot o kurrë për përmbysjen e tij. Përgjegjësia është absolute. Jemi në kushte të një diktature krimi, droge dhe vjedhje që tejkalon çdo sistem tjetër diktatorial në mosrespektimin e rregullave. Këtu ka vetëm malinjitetin, keqësinë shpirtërore të një njeriu që nxjerr trashëgimninë atërore ndaj qytetarëve, opozitës dhe shpreson se kështu do të rrijë më gjatë se etërit e tij në pushtet. Unë mendoj se ne duhet të fitojmë, unë besoj se ne duhet të luftojmë, ne duhet të ngrihemi. Koha është për një revolucion demokratik. Çfarë veprimesh nuk i lejon vetes ky. Tre ditë më parë firmosi portin e Durrësit për të vjedhur miliarda shqiptarëve me një grup kryekëput mafioz. Askush nuk i di aksionerët, sepse është vetë i shpërfytyruar për tu bërë një multi miliarder. Nuk ka njeri që nuk do të ikte nga pushteti po të kishte kryer këtë akt. Çdo njeri do të jepte dorëheqjen. Në rrafshin politik, ky ka futur një thikë të tmerrshme, shërbimeve të sigurisë së SHBA. Ka korruptuar me vetëdije të plotë njeriun që absolutisht në institucionin ku punonte kishte postin më delikat. Në këtë kontekst, ky është një akt shumë armiqësor ndaj SHBA. Por jo vetëm ndaj atyre. Kurrë një vend anëtar i NATO nuk mund të merrte një veprim të tillë ndaj një vendi anëtar të NATO, aq më tepër një vendi udhëheqës të saj. Por ky veprim i duhej për pushtetin. Ky veprim i duhej që të likuidonte opozitën dhe e ndërmorri duke sakrifikuar interesa të mëdha. Askush nuk e di se McGonigali nuk ja solli Deripaska këtij, apo ky nuk ishte një lidhje ruse. Këto historia ne nuk merremi, se nuk i qartësojmë ne. Por ne shohim këtë, që me veprimin e tij nuk ngurroi për ti futur një thikë pas shpine partnerit strategjik. Gjatë 10 ditëve, më shumë, dy javë po bëhen, që ky skandal ka tronditur SHBA e botën, që ky skandal është kryetemë edhe sot e medieve më të mëdha të botës. Ky mendon dhe beson se do ti mashtrojë shqiptarët, se aty nuk ka gjë për mua. Se citimi i tij 14 herë në aktpadinë e paraqitur në gjykatë nuk lidhet me të. Pra u thotë shqiptarëve unë nuk jam Edi Rama, apo nuk jam Edi Rama për të cilin flitet në aktpadi, apo në aktpadi flitet për një kryeministër tjetër. Një njeri që mund të thotë çdo gjë, dhe beson se mund të ju shesë çdo gjë shqiptarëve. Unë mendoj se koha ka ardhur dhe jemi të vonuar, për ti dhënë atij çdo gjë që meriton. Prandaj dhe në këtë revolucion jashtë çdo diskutimi, Tirana duhet të jetë në krye, Tirana duhet të udhëheqë, Tirana duhet të jetë uragani që duhet të trondisë dhe shkulë nga themelet këtë regjim të kalbur të Edi Ramës. Ju jeni dëshmitarë, ky bastard i bllokmenëve hoxhistë, por me atë lehtësi që ka korruptuar kreun e kundërzbulimit të SHBA-së, po me atë lehtësi konfiskon vendimin e gjykatës në Shqipëri për të mos lejuar PD të futet në zgjedhje. Nuk ndodh kurrë në botë që respektohen parimet më elementare që një vendim gjykate, i cili është një normë standarde në çdo vend të lirë, regjistrimi i partive politike e shoqatave në çdo vend të lirë, bëhet në gjykatë. Po pse bëhet në gjykatë, pikërisht për ta shkëputur nga ekzekutivi. Pikërisht për të mos i dhënë asnjëlloj fjale ndikimi, ekzekutivit në këtë vendim dhe gjykata e ka dhënë vendimin për PD. Gjykata Kuvendin e 11 dhjetorit, statutin e këtij kuvendi, procesverbalet dhe çdo gjë tjetër të këtij Kuvendi i ka gjetur në përputhje me ligjet e Shqipërisë. Kudo përveç se në korrupistanin e Edi Ramës, të nesërmen ky vendim regjistrohej në regjistër, sepse ai vendim gjykate ka vetëm një qëllim, regjistrimin e shoqatës apo partisë, në regjistrin e partive politike dhe shoqatave. Edi Rama me kancelarin e tij nuk lejon regjistrimin dhe mendon se në këtë mënyrë do të na përjashtojë. Në këtë mënyrë ai e çon vendin në një përballje të madhe. Ne kurrë nuk përjashtohemi, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do ti fitojmë zgjedhjet e këtë ai e ka shumë të qartë. Ne jemi njerëz të betejës dhe jo të bojkotit, jo. Unë edhe dje e theksova, aty në parlament, i them s’ke parë gjë akoma me rezistencën tonë. Nuk e lëshojmë ne parlamentin, parlamenti është i qytetarëve, nuk është i horrave, i banditëve, i kriminelëve, vrasësve, ndaj dhe ne nuk e lëshojmë. Ne do të qëndrojmë aty me një rezistencë më të fuqishme se kjo që shqiptarët kanë parë deri më sot. Po pse e bëjmë ne atë? Sepse parlamenti me kushtetutë është për ti dhënë mundësi opozitës të kontrollojë qeverinë dhe jo për ta përjashtuar, asgjësuar siç do ai me Lindën e tij. Kjo është një gjë e paimagjinueshme. Ne dorëzojmë ligje, sepse qytetarët presin nga ne që të shohin, se ne jemi ligjbërës. Me shumë të drejtë, ata thonë çfarë ligjesh po dorëzojnë ata deputetë tanë aty për të mbrojtur interesat tona. Ligjet tona me urdhër të Ramës, Linda i fut në sirtar, nuk ndodh kurrë në botë, nuk mund të bëhet ajo kurrë. Ka rregulla, ajo rregullore është kushtetuta e parlamentit. Ky është parlamenti sot.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet e tij sociale një ditë pasi theu heshtjen për lidhjen e t...
Foto ilustruese TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeaj i ka bërë sot thirrje Gjykatës së Apelit që të shqyrtoj...
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren amerikane në Tiranë se është...
Mariana Maho KORÇË- Partia Demokratike në Korçë denoncoi punën pa kushte të sigurisë fizike dhe teknike të...
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar për herë të dytë në Kuvend kërkesën për mo...
Edi Rama, te 3 ekranet TIRANE- Kryeministri Edi Rama pushtoi ekranet mbrëmjen e të enjtes për të sqaruar shqiptarët e jo banor&eum...
Sali Berisha TIRANË- Opozita nuk do protestojë vetëm përballë kryeministrisë. Ditën e soyme, kreu i PD-së, Sali Ber...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar shkrimin e 'New York Times' në lidhje me kryeministrin Edi ...
Seanca TIRANË- Ditën e sotme, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm nisi procedur...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në shpjegimet e kryeministrit Edi Rama ka një përpjekje ...