3 Shkurt 2023, 16:35
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeaj i ka bërë sot thirrje Gjykatës së Apelit që të shqyrtojë sa më shpejt të jetë e mundur ankimin e paraqitur, në mënyrë që t'i jepet fund konfliktit lidhur me legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike. Pas zgjedhjes së gjyqatares që do të shqyrtojë çështjen në Apel, përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa, në një postim në Facebook, ka ftuar palët t’i kërkojnë Apelit të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt. Tanimë, sipas tij, çdo vonesë është e pajustifikuar.
Dokumenti
Reagimi i përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Indrit Sefa
Gjykata e Apelit tashmë nuk ka asnjë pengesë për ti dhënë fund konfliktit gjyqësor për legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike. Partia Demokratike i kërkon Gjykatës që të shqyrtojë sa më shpejt ankimin e paraqitur nga ana e saj. I ftojë të gjitha palët ti kërkojnë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt. Çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar.
Në bazë të shortit që u hodh sot, është përcaktuar gjyqtarja Elona Mihali e cila do të jetë relatorja e çështjes, ndërsa trupa gjykuese do të përbëhet nga Astrit Kalaja dhe Ireida Kacerja. Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor i PD-së i drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha ishte prezent në procesin e hedhjes së shortit, për të mësuar se kush do të jetë trupa gjykuese për këtë çështje. Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi bëri thirrje që të sqarohet kjo çështje pasi PD rrezikon regjistrimin në zgjedhje. Palët në PD janë ndarë që pas Kongresit të 11 dhjetorit të vitit 2021, ku Berisha mori kontrollin e partisë.
indrit sefa vula e pd
Politike
3 Shkurt 2023, 14:54
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ambasadoren amerikane në Tiranë se është...
Politike
3 Shkurt 2023, 14:54
I.A
Mariana Maho
KORÇË- Partia Demokratike në Korçë denoncoi punën pa kushte të sigurisë fizike dhe teknike të...
Politike
3 Shkurt 2023, 14:53
A.B
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar për herë të dytë në Kuvend kërkesën për mo...
Politike
3 Shkurt 2023, 13:27
f.g
Edi Rama, te 3 ekranet
TIRANE- Kryeministri Edi Rama pushtoi ekranet mbrëmjen e të enjtes për të sqaruar shqiptarët e jo banor&eum...
Politike
3 Shkurt 2023, 13:57
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Opozita nuk do protestojë vetëm përballë kryeministrisë. Ditën e soyme, kreu i PD-së, Sali Ber...
Politike
3 Shkurt 2023, 13:51
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar shkrimin e 'New York Times' në lidhje me kryeministrin Edi ...
Politike
3 Shkurt 2023, 13:21
A.B
Seanca
TIRANË- Ditën e sotme, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm nisi procedur...
Politike
3 Shkurt 2023, 13:11
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në shpjegimet e kryeministrit Edi Rama ka një përpjekje ...
Politike
3 Shkurt 2023, 13:04
f.g
Charles McGonigal
TIRANE- Kolegët e Charles McGonigal janë të shqetësuar për mashtrimet e ish-zyrtarit dhe për faktin se deri...
Politike
3 Shkurt 2023, 12:57
f.g
Charles McGonigal dhe Agron Neza
TIRANE- Viktimë e mashtrimit të ish-zyrtari të lartë të FBI, Charles McGonigal nuk kanë r&eu...