LIVE UPDATES
Politike

Berisha thirrje administratës: Mos u bëni pjesë e "Aktivistit", do e denoncojmë. PD do kërkojë 2-fishimin e rrogave

Sali Berisha e cilësoi aplikacionin si një mjet terrori mbi zgjedhësit shqiptarë, duke premtuar se denoncimin për të do ta bënte edhe në instancat jashtë vendit.

20 Mars 2023, 12:20 Nga k.m.
Berisha thirrje administratës: Mos u bëni pjesë e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një thirrje për administratën publike që të mos bëhet pjesë e aplikacionit "Aktivisti". Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, Berisha e cilësoi aplikacionin si një mjet terrori mbi zgjedhësit shqiptarë, duke premtuar se denoncimin për të do ta bënte edhe në instancat jashtë vendit. Po ashtu, ndër të tjera në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se deputetët e PD-së do të dorëzojnë në Kuvend projektligjin për dyfishimin e pagave. Ai theksoi se objektivi nëse PD do të vijë në pushtet do të jetë 3 fishimi i rrogave të qytetarëve shqiptarë.

"Aktivisti është aplikacion i dënueshëm, është dëshmi flagrante e shërbimit të narko-shtetit të Edi Ramës, në një narko-shtet elektoral. Ai është në kundërshti me ligjin ndërkombëtar sepse shkel rregulla themelore të rrjeteve sociale duke qenë se po përdoret si mjet terrori. Duke denoncuar para jush njoftoj gjithashtu se PD do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore ndaj këtij instrumenti terrori si brenda vendit edhe në institucionet respektive,"-tha Berisha.

PJESË NGA FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Jam sot para jush për t’u bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të mos bëhen pjesë e mega-krimti elektoral të përdorimit të Aktivistit për qëllime të mbështetjes së pushtetit të krimit. Aktivisti është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai është i dënueshëm në ligjin kombëtar, sepse është dëshmi flagrante e shndërrimit të narkoshtetit të Edi Ramës në një narkoshtet elektoral. Pra, shndërrimin në një makineri të dhunimit masiv të votës nëpërmjet ndikimeve të paligjshme. Ai është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar sepse shkel rregullat themelore të rrjeteve sociale, sepse po përdoret si një mjet terrori mbi qytetarët shqiptarë, mbi zgjedhësit shqiptarë. Duke denoncuar përpara jush, njoftoj gjithashtu se PD do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjore ndaj këtij instrumenti terrori, si brenda vendit, ashtu edhe në institucionet respektove, pranë rrjeteve sociale ku përdoret ky aplikacion antiligjor.PD denoncon të turpshme, antiligjore, antikushtetuese përdorimin e qindra milionë eurove për qëllime elektorale nga Edi Rama. Garantoj qytetarët se jo dyfishimi i rrogave, por trefishimi do jetë objektiv numër një i qeverisjes së PD. Por rritjet e rrogave, në asnjë vend të lirë, nuk bëhen para zgjedhjeve, para votimit të qytetarëve. Ai që bën një akt të turpshëm është një kriminel elektoral, një bandit i vërtetë, një mashtrues ordiner. Pagat e ulëta duhet të dyfishohen dhe ne i garantojmë të gjithë punonjësit që pagat në të gjithë piramidën shtetërore do dyfishohen. Por këto akte nuk merren kurrë me qëllim për të ndikuar votën e qytetarëve. Thirrja e tij për rritjen e rrogave të ulëta është një demagogji, pasi ajo nuk bëhet me vullnet, ajo është një thirrje thjesht propagandistike. PD do depozitojë në parlament ligjin për dyfishimin e rrogave të ulëta si akt i parë. Ky ligj do jetë i detyrueshëm për çdo institucion të këtij vendi, për çdo sipërmarrje të këtij vendi. Ne këto veprime nuk i bëjmë për propagandë, ne i bëjmë se kemi bindje se një ndëshkim madhor më kryesor i këtyre 9 viteve ka qenë ngrirja e rrogave dhe pensioneve, de facto ulja e frikshme e tyre për shkak të inflacionit.

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion