LIVE UPDATES
Politike

Berisha tregon si u themelua PD: Vendosëm krijimin sepse Ramiz Aliaj kërkonte që të legjitimitonte sistemin jugosllav në Shqipëri

Berisha ka treguar se pas konsultimeve me studentët dhe me disa pedagogë, brenda natës u mor vendimi historik për të krijuar një parti opozitare reale, e cila do të përfaqësonte zërin e ndryshimit dhe të demokracisë së vërtetë në Shqipëri.

8 Dhjetor 2025, 21:38 Nga E. D
Berisha tregon si u themelua PD: Vendosëm krijimin sepse Ramiz Aliaj
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar momentet se kur është vendosur të krijohet Partia Demokratike e Shqipërisë. I ftuar në emisionin në ‘Çim Peka LIVE’, Berisha tregoi se vendimi për themelimin e Partisë Demokratike nuk u mor rastësisht, por si një përgjigje ndaj përpjekjeve të Ramiz Alisë për të legjitimuar sistemin e dikurshëm jugosllav me forma të maskuara pluralizmi.

Berisha ka treguar se pas konsultimeve me studentët dhe me disa pedagogë, brenda natës u mor vendimi historik për të krijuar një parti opozitare reale, e cila do të përfaqësonte zërin e ndryshimit dhe të demokracisë së vërtetë në Shqipëri.

Sali Berisha: Studentët gjatë mbledhjeve thoshnin se, po dilnin kundër baballarëve, po bëjmë këtë e po bëjmë. Por në dy të natës, bien dakord për të qëndrohen tek pluralizmi dhe e shkruajnë kërkesën, pluralizmi politik si forma më e kulluar e demokracisë.

E kishte, e kishte kushtetuta e diktaturës së proletariatit, forma më e kulluar e demokracisë. Dhe dalin tani telegramin. po, të nesërmen, meqenëse shkova vonë, unë nuk shkova, se s'kisha lidhje me Ramizin, por thashë, po shkoj nesër dhe kërkoj takim dhe ja them këto.

Të nesërmen shkoj unë, në zyrë gjej Skënder Gjinushin dhe Lisjen Bashkurtin. Dhe i them që studentët janë gati të takojnë, por domethënë, mendoj që duhet të arsyetohen me ta, sepse është një moment shumë kritik. Kaq edhe shkoj tek studentët.

E lashë Ramizin aty, edhe ata në fakt, domethënë pak a shumë se dhe ata u përpoqën, nuk them se, të dy ata janë përpjekur të të ndikojnë në pozitivisht. Dhe kam shkuar te studentët unë, studentët ishin mbledhur aty. Telegrami, telegrami e quanin ata atë peticionin e tyre, telegrami me 15 pika, Presidentit të Republikës Ramiz Alia, e të tjerë. Dhe e çuan telegramin.

Tani, çfarë zhvillohej aty? Zhvillohej një betejë. Ai tani do të përcaktonte vendin e takimit. Po si ashtu, thotë që takimin thotë, do ta bëjmë në Pallatin e Kongreseve me të gjithë studentët.

Po aty me gjithë studentët edhe ai mund ta fitonte betejën? Po jo, edhe këtu edhe unë kam, këta kishin qejf, se dhe këta kishin qejf pompozitet. Dhe këtu unë kam ndikuar me sa kam mundësi që takim kaq të madh nuk është, nuk është interesi i juaj. Takimin do ta keni me një delegacion.

Po, tani kishte ardhur Arben Imami, ishin disa pedagogë të tjerë aty me ta dhe ata u mblodhën. U mblodh plenumi i Komitetit Qendror në mëngjes. U mblodh plenumi se këta me datën 10 e nisën Telegramin, me 11 u mblodh plenumi dhe u vendos, ishte gjithë Tirana në shesh, atje te Qyteti i Studentëve, u vendos shpallja e pluralizmit.

Ndërkohë këta u mblodhën nëpër godina siç ishin zgjodhën përfaqësuesit e tyre. A po vjen njeri, i thashë unë, nuk vi. Sepse ju përfaqësoni veten. Kjo ka qenë. Kanë, janë kthyer ata, janë kthyer vonë se shkuan mbasdite.

Akti im i dytë, them që, sa mbaroi fjalimi, s'fola unë, foli se kush foli, e mbylli Arben Imami. U them tani, të krijojmë partinë. Pse? Sepse nuk dihej çfarë sjell e nesërmja. Nga ata çfarë nuk pritej, një hile bënte, domethënë, ai po bënte gjithçka të legjitimonte sistemin jugosllav.

Edhe i kishte shpallur, unë e ndiqja, i kishte shpallur këto Lidhjen e Shkrimtarëve, Bashkimin e Rinisë, Lidhjen e Grave, i kishte shpallur subjekte elektorale. Dhe këtë e quante pluralizëm ai, po fare mirë ai mund t'i quante Partia e Rinisë, Partia e Shkrimtarëve e kështu me radhë.

Dhe këtu ishte problemi këtu, asnjë prej tyre opozitare. Të tilla parti kishin qenë në Poloni gjatë gjithë diktaturës. Partia Agrare qeveriste me partinë, me Partinë e Punës në Poloni. Në Kinë kishte nja 12 të tilla në atë kohë. Dhe u them ne të krijojmë partinë edhe ta shpallim se gjithë bota pret nga ne një parti opozitare. U mblodhëm, nga ora 1:00 e natës u mblodhëm në një, në një hall aty, në një godinë, u futëm nja 23-4 vetë dhe në ora 1:00 të natës dolëm me vendimin, krijimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen