Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në tërësi, kreu i PD-së tha se u bën thirrje punonjësve të administratës, anëtarëve të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit, të votojnë ndryshimin, të mos ndjekin më Edi Ramën, të mos votojnë për këtë monizëm të plotë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në mënyrë masive më 14 maj, për zgjedhjet lokale. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se të gjitha nënat, motrat, gratë dhe vajzat, duhet të marrin pjesë në zgjedhje. Në tërësi, kreu i PD-së tha se u bën thirrje punonjësve të administratës, anëtarëve të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit, të votojnë ndryshimin, të mos ndjekin më Edi Ramën, të mos votojnë për këtë monizëm të plotë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Unë jam sot këtu për një mesazh, me të cilin dua t’i drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë, të marrin pjesë ditën e dielë në votime. U drejtohem me këtë rast në radhë të parë të rinjve të vendit, të gjithë të rejave dhe të rinjve, të cilët janë sot në Shqipëri. I ftoj të votojnë më 14 maj ndryshimin. Të votojnë të ardhmen, të votojnë për veten e tyre, të votojnë për bashkëmoshatarët që kanë braktisur Shqipërinë për shkaqe të lidhura direkt me politikat e Edi Ramës. U bëj thirrje nënave, motrave, grave dhe vajzave të marrin pjesë më shumë se kurrë në këto zgjedhje. Të bëjnë gjithçka që këto ditë të jenë ditët e përkushtimit të madh, për të bindur edhe qytetarin e fundit për të votuar ndryshimin.
Vota për ndryshimin është një votë që çel dyert për një gjendje më të mirë ekonomike, për një konsolidim të familjes shqiptare, për rroga më të larta, për shkollim më të mirë, për kujdes shëndetësor më të mirë. U bëj thirrje të gjithë burrave, të marrin pjesë në këto votime dhe të votojnë ndryshimini sepse alternativa tjetër është humbja e vendeve të punës dhe largimi nga Shqipëria. Biznesmenëve u bëj thirrje që të votojnë ndryshimin, që të çelin rrugën, dyert për një politikë të re fiskale nga kandidatët e primareve. U bëj thirrje fermerëve të marrin pjesë në votime, të votojnë ndryshimin si kushti më themelor për të pasur sukses në fermat e tyre, si kushti i të gjitha kushteve për të pasur ato subvencione që marrin fermerët e tjerë në rajon. Në tërësi u bëj thirrje punonjësve të administratës, anëtarëve të Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit, të votojnë ndryshimin, të mos ndjekin më Edi Ramën, të mos votojnë për këtë monizëm të plotë.
I garantoj se secili prej tyre që ka zbatuar ligjet, do jetë i respektuar, por vota për Edi Ramën është votë për konsolidimin e narkoshtetit dhe pushtetit absolut të një njeriu të papërgjegjshëm. Edhe njëherë, thirrja ime është të merrni pjesë në votime, mos dëgjoni njeriun që ka frikë dhe tmerr nga vota juaj. Vetë kjo thirrje duhet të zgjojë te ju përgjegjësinë e madhe që keni ndaj vetes, familjes dhe vendit dhe duhet ta ushtroni atë përgjegjësi të lirë. Zoti ju bekoftë!
Albana Vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka dalë ditën e sotme në një konferencë për me...
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se Ministria e Jashtme i ka dërguar një kërkesë së bashku me relaci...
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ndau me qytetarët shqiptarë mesazhin para ditës së zgjedhjeve lokale. Teksa ishte n&e...
Ilir Meta PUKË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar sot se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të...
Andrzej Duda TIRANË-Presidenti i Republikës së Polonisë, Andrzej Duda bëri të ditur se vendi i tij ka një nga prioritet ...
Asfalti elektoral mbrem BERAT- Bashkia Berat ka komentuar incidentin që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku në fshatin Velabisht po hidhej...
Andrzej Duda dhe Bajram Begaj TIRANE- Presidenti Bajram Begaj, mbajti një konferencë për shtyp me homologun e Polonisë, Andrzej Duda. ...
TIRANË- Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 majit, kandidati i opozitës për bashkinë Tiranë, Be...
Bajram Begaj dhe Andrzej Duda TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka mirëpitur në një vizitë shtetërore Presidentin e Republ...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Teksa na ndajnë tre ditë nga zgjedhjet lokale të '14 Majit', kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...