LIVE UPDATES
Politike

Berisha uron 7 Marsin: Sot arsimi është në një krizë të jashtëzakonshme, akademia tregohet mes Tom Doshit dhe Skënder Gjinushit

Lideri i opozitës e vuri theksin te problematikat kryesore të arsimit parauniversitar, profesional dhe universitar, ku theksoi edhe rënien dramatike të rezultateve në PISA dhe keqmenaxhimin e akademisë.

7 Mars 2026, 12:35 Nga E. D
Berisha uron 7 Marsin: Sot arsimi është në një krizë
Sali Berisha

TIRANË- Partia Demokratike ka zhvilluar sot një tryezë pune me ekspertë e pedagogë sa i përket 7 Marsit. Gjatë fjalës së tij, Kryedemokrati Sali Berisha ka uruar mësuesit e pedagogët ndërsa e ka quajtur misionin e tyre si përcaktues për kombin. Lideri i opozitës e vuri theksin te problematikat kryesore të arsimit parauniversitar, profesional dhe universitar, ku theksoi edhe rënien dramatike të rezultateve në PISA dhe keqmenaxhimin e akademisë.

"Së pari dëshiroj që nga ky takim t’u përcjellim urimet më të përzemërta të gjithë mësueseve dhe mësuesve, pedagogeve dhe pedagogëve, të gjithë mësuesve të sistemit parashkollor, në këtë ditë që mbarë kombi nderon mësuesin misionar si një misionar të tij të vërtetë. Misioni i tyre, misioni juaj është i një rëndësie përcaktuese më shumë se çdo mision tjetër për të ardhmen e një kombi. Ne vijmë sot në këtë ditë në kushtet e një krize të jashtëzakonshme të sistemit arsimor, të një rrokullisje të këtij sistemi shumë më të madhe se ajo që shohim në rrugë dhe urat e ndërtuara nga kjo qeveri.

Ju bëtë diskutime shumë të përgjegjshme dhe u falenderoj shumë për ekspozetë që bëtë, por në rast se përpiqemi të kuptojmë shkaqet e kësaj gjendje katastrofale në arsim ato janë të mirëfillta antikombëtare.
Dhe është naivitet në qoftë se ne nuk i vlerësojmë të tilla. Nuk mund të ketë akt më antikombëtar se sa të bllokosh me një urdhër doktoraturat në universitete. Do t’u them këtu, 46 vite më parë, jo doktoraturat e kolegëve të mi, por doktoratura të studentëve të mi, sepse në atë kohë studentët kishin të drejtë ose të jepnin provimin e shtetit, ose të mbronin një tezë, pra tezat e studentëve të mi unë i kam paraqitur në kongreset më prestigjioze ndërkombëtare, sepse ato të atilla ishin.

Dhe kjo jo vetëm unë, por jam i sigurt edhe kolegë të tjerë. Pra, jo doktoraturat e mjekëve, por të studentëve, me studimet eksperimentale, ato ishin të këtij niveli. Dhe erdhi një frymë e paimagjinueshme. E thatë bukur ju, shkencofobie, ku akademia tregtohej mes Tom Doshit dhe Skënder Gjinushit. Skënder Gjinushi i jepte partinë Tom Doshit, Tom Doshi blinte partinë dhe Rama i jepte akademinë. Ju, këtu përcaktuat me shumë përgjegjësi problematikat më të mëdha të arsimit parauniversitar, të arsimit profesional, të arsimit universitar. Por përcaktimet tuaja, konstatimet tuaja korrespondojnë plotësisht me të gjithë vëzhgimet ndërkombëtare për arsimin në Shqipëri.

Nuk ka rënie më të madhe ky komb se sa rënia që pësoi në PISA, 69 pozicione. Kur ndodhi kjo? Sapo nga 9 vite, këtyre u përkisnin 8 vite. Sepse PISA merr 8 vite. Zbritja katastrofale. Nuk na shërben për gjë e shkuara, por për diçka po. Na shërben si një bazë për të ndërmarrë veprime për të ardhmen. Platformën për të ardhmen. Një gjë u siguroj, PD e shpalli arsimin përparësi absolute. Dhe ai është dhe duhet të jetë procesi më serioz i një kombi.
E filluam me mësuesin.

E vendosëm në piedestal në kuptimin që mësuesin e ngritëm në shkallaren e rrogave në një të tretën e sipërme nga një e treta e poshtme që ishte. Ju jeni dëshmitarë për të investimet që u bënë. Në PISA pati ngjitje vertikale. Po këto ishin vetëm fillime. Por ama, nga 6 mijë pedagogë, kaluam në 11 mijë. Universitetet duhet të ishin streha intelektuale e kombit, e studiuesve, e kërkuesve shkencorë. Pra, u investua në shumë drejtime. 26 mijë kompjuterë u shpërndanë në të gjitha shkollat. 800 kishte gjithsej dhe e blinin me satelit internetin," tha berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj