LIVE UPDATES
Politike

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike: Arsimi në kolaps! Pedagogët largohen masivisht, degët e mësuesisë drejt zhdukjes

Sula theksoi se sistemi arsimor është kthyer në një klimë presioni dhe shantazhi, ku pedagogët dhe studentët po përballen me padrejtësi të pandëshkuara, ndërsa universitetet shqiptare vazhdojnë të mungojnë në çdo rang ndërkombëtar. 

7 Mars 2026, 11:56 Nga E. D
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike:
Pamje nga takimi

TIRANË- Partia Demokratike ka organizuar sot, në Ditën e Mësuesit, një konferencë me Departamentin e Arsimit dhe Shkencës, ku prezent është edhe Kryedemokrati Sali Berisha. Gjatë takimit, Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula theksoi se arsimi në Shqipëri po përballet me një situatë alarmante: emigracion masiv i pedagogëve, mungesë strategjish dhe projekteve për kthimin e të rinjve, kolaps i universiteteve publike dhe rënie e cilësisë në programe dhe akreditime.

Sula theksoi se sistemi arsimor është kthyer në një klimë presioni dhe shantazhi, ku pedagogët dhe studentët po përballen me padrejtësi të pandëshkuara, ndërsa universitetet shqiptare vazhdojnë të mungojnë në çdo rang ndërkombëtar. 

Pjesë nga deklarata:

Në buxhetin e 2026-ës nuk ka asnjë strategji dhe asnjë projekt për kthimin e trurit në vend, edhe pse kjo qeveri flet për digitalizim, për ndërkombëtarizim, për investime në arsimin e lartë dhe në arsimin parauniversitar. Këto të dhëna në lidhje me emigrimin, shikoni në kolonën e kuqremtë: Shqipëria vjen, më e gjata është Bosnje-Hercegovina, Palestina dhe ndër to midis tyre është edhe Shqipëria në këtë lartësi të kurbës. Pra, shikoni në çfarë niveli jemi të emigracionit në Shqipëri. Dhe e njëjta gjë do të vijojë edhe në grafikun më pas.

Ndërkohë, do të flas më shumë kolegja ime, zonja e nderuar Dava Marku, për arsimin profesional, por nuk mund të qëndroja pa i përmendur disa prej njollave të zeza të kësaj fushe dhe po ndalem vetëm dy minuta në arsimin e lartë. 2025 u mbyll me një komision dhe me një dalje pompoze të kryeministrit të vendit për rishikimin e ligjit 80/2015, pasi IAL-ve ose universiteteve tona i janë asgjësuar themelet.

Dhe kur them themelet, kam parasysh autonominë universitare, liritë akademike dhe përgjegjësinë, ose konceptimin e arsimit të lartë si të mirë publike dhe përgjegjësi publike. 2026 filloi në janar përsëri me një dalje pak modeste, por propagandistike, duke kujtuar në këtë mes edhe teoricienë të njohur që flasin për dhunën dhe strukturat e dhunës, dhe të diktatit, dhe si manipulohet publiku përmes një recitativi të herëpashershëm dhe të përsëritshëm të kryetarit të shtetit ose të personave të funksioneve të larta.

Përsëri, kryepartiaku Rama na flet për degdisjen e studentëve të Tiranës, për t'i çuar dhe për të thithur ose për t'i zhvendosur në Durrës. Duke krijuar jo vetëm një kolaps dhe një problem shumë të madh me Universitetin e Tiranës, pasi i ka marrë një territor të vetin për Kolegjin e Europës, por duke krijuar mbase dhe fobi dhe panik që ai ka pasur gjithmonë për arsimin e lartë.

Nuk i ka dashur pedagogët, nuk i ka dashur mësuesit, nuk i ka vlerësuar dhe trajtuar kurrë me dinjitet; përkundrazi, i ka shkelur me këmbë. Kujtojmë që në 2018 studentët u ngritën dhe kërkuan të drejtat e tyre; po kështu, zhvillimet e para demokratike në vitet ’90 i morën përpara dhe mbi supe studentët dhe pedagogët.

Asnjë prej universiteteve shqiptare nuk është në ndonjë nga listat e rankimeve ndërkombëtare, dhe ky është një problem i jashtëzakonshëm që nuk thuhet, nuk bëhet me dije dhe nuk bëhet publike. Nuk mund të ketë ndërkombëtarizim nëse nuk ka asnjë universitet të listuar.

Ndërkohë, gjysma e programeve të studimit nuk janë akredituar, dhe akreditimet e programeve të studimit që bëhen janë fiktive dhe klienteliste. Çdo vit të parë, sipas të dhënave zyrtare, regjistrohen 1000 deri në 1500 studentë më pak. Ndërkohë, kuotat e pranimit, pra çfarë kërkojnë universitetet dhe çfarë pranojnë ato, realizohen vetëm 60 deri 65%. 40% nuk realizohen.

Prirja në rritje e maturantëve shkon drejt zgjedhjes së universiteteve jo publike, gjë që flet për forcimin e tyre infrastrukturor, të mësimdhënies, metodikës dhe të kualifikimit të pedagogëve për të thithur më shumë maturantë. Degët e mësuesisë janë thuajse të mbyllura dhe mbahen me 4 deri në 10 studentë, dhe kjo ka prekur tashmë edhe universitetet e kryeqytetit.

Programet e studimit albanologjike janë një dhimbje e madhe; herë pas here krijohen sulme dhe po asgjësohen programet albanologjike, ato që krijojnë dhe mbajnë rrënjët tona identitare, ato që mësuesit përçojnë tek brezi i ri në arsimin parauniversitar. Me dhimbje them se janë drejt zhdukjes disa prej tyre.

Në IAL-të vijnë maturantë prej të cilëve, sipas Bankës Botërore dhe PISA-s, 60% deri 65% e 15-vjeçarëve konsiderohen analfabetë funksionalë, gjë që lidhet me vizionin e shkurtër që sapo pamë. Ndërkohë, një fenomen gjithnjë në rritje është dhuna dhe presioni që po shtohet vazhdimisht në institucionet arsimore të larta, duke u kthyer në struktura patronazhimi, klimë presioni dhe shantazhi, duke përdorur edhe studentët.

Do të doja të kujtoja këtu pushimet nga puna të disa pedagogëve, largimin e tyre pa asnjë bazë ligjore, përjashtimin dhe pushimin nga puna të dekanit të fakultetit, të cilin e kemi bërë publik. Kjo është një klimë presioni që ka qenë edhe më e ashpër sesa ajo para viteve ’90.

Ndërkohë, në Ministrinë e Arsimit vazhdon punën një zonjë që quhet Arta Dollani, e cila duhet të paraqitet në strukturat gjyqësore, pasi ka tjetërsuar pasuritë tona nacionale dhe trashëgiminë kulturore, dhe mbrohet aty. Po ashtu, vazhdon punën një funksionar po kaq i lartë, Erzen Tola, për të cilin KLSH-ja ka sjellë rekomandime për të mos qenë në strukturat përfaqësuese të arsimit kombëtar./Dosja.al

lili sula

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë