Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai shtoi se sfidat dhe përgatitja për t’u përballur me to janë thelbësore për të garantuar sigurinë e vendit, ndërsa nënvizoi se nuk ka dhuratë më të madhe se sa t’i dedikosh jetën një misioni që tejkalon interesin individual.
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ka dorëzuar sot detyrën ministrit të ri, Ermal Nufi, i cili u betua dje. Gjatë fjalës së tij, Vengu shprehu bindjen se nën drejtimin e Nufit, gjithçka është në duar të sigurta, ndërsa misioni vazhdon. Ai shtoi se sfidat dhe përgatitja për t’u përballur me to janë thelbësore për të garantuar sigurinë e vendit, ndërsa nënvizoi se nuk ka dhuratë më të madhe se sa t’i dedikosh jetën një misioni që tejkalon interesin individual.
“Ta dini se kalimi im me kohë të plotë si deputet i Vlorës, nuk e përjetoj si largim nga misioni i sigurisë kombëtare, përkundrazi, siguria e Shqipërisë sot mbrohet si në terren, ashtu edhe në tryeza të tjera diplomatike e politike, si me uniformë, ashtu edhe në aleanca të qëndrueshme. Në detyrën e re plot mirënjohje për mbështetjen nga kryeministri Rama, do ta mbaj gjithmonë me vete frymën e kësaj ministrie, qartësi në qëllim, disiplinë në veprim dhe besnikëri ndaj interesit kombëtar.
Puna me njerëzit me uniformë më ka mësuar përulësinë duke më treguar se autoriteti nuk buron nga zëri i lartë, por nga përgjegjësia e heshtur. Më ka mësuar vetëpërmbajtjen në raport me bindjet që secili i konsideron si të vërteta absolute. Më ka mësuar kujdesin në raport me të tjerët. Lufta është gjithmonë tragjedi, por përgatitja është e domosdoshme sepse për të ndalur armët, duhen armë dhe këtu qëndron pesha morale e misionit. S’ka nder më të madh sesa t’ia dedikosh jetën diçkaje që na tejkalon të gjithëve.
Kjo ministri e di shumë mirë çmimin e përgjegjësisë. Pas çdo uniforme ka një histori, pas çdo angazhimi ka një sakrificë dhe pas çdo plage ka një qenie njerëzore që meriton të dëgjohet. Kam fatin t’ia dorëzoj stafetën një tjetër miku dhe bashkëluftëtari të mirë. Jam i bindur se me atdhedashurinë dhe vendosmërinë e tij do të shkëlqeni. Institucioni është i fortë, Shqipëria është në duar të sigurta dhe misioni vazhdon. Këtë ministri e lë me shumë respekt, shërbimin ndaj Republikës e vazhdoj me të njëjtin betim. Faleminderit për besimin!”, tha Vengu.
Ndërsa falënderoi kryeministrin Rama për besimin ndaj tij si ministër i ri i Mbrojtjes dhe i shprehu mirënjohjen Pirro Vengut për kontributin, Ermal Nufi tha se e merr këtë detyrë me nder e përkushtim.
"Strategjia nuk ndërtohet veç me strategji e dokumente, por ndërtohet çdo ditë nga njerëzit që punojnë, burrat e gratë që veshin uniformën, komandantët e drejtuesit që marrin vendime të vështira institucionet që qëndrojnë fort në kohë pasigurie. Sot dua të shpreh respektin tim më të thellë për çdo pjesëtar të Forcave të Armatosura e çdo organi varësie që kjo ministri ka. Ju mbroni territorin e vendit tonë, garantoni sigurinë e qytetarëve tanë, përfaqësoni Shqipërinë me nder.
Në familjen time ka pasur burra e gra që kanë shërbyer në forcat e Armatosura të këtij vendi, ndër brezat e parë të oficerëve që kanë sakrifikuar jetën e familjen për të ndërtuar një ardhe të sigurt. Shërbimi ndaj atdheut është detyrë që s’vjen pa sakrifica,është përgjegjësi që s’vjen pa barra, është privilegj që të bën krenar gjithmonë. Nuk vij në ministri për të punuar vetëm. Do të punoj ngushtë me të gjithë për të forcuar më tej kapacitetet e sigurisë së këtij vendi”, tha Nufi./Dosja.al
Riho Terras, Vjosa Osmani KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka cilësuar si “hap prapa&r...
Richard Grenell, Hashim Thaçi KOSOVË- I dërguari i presidentit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka sugje...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka uruar mësuesve festën e 7 Marsit. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka p...
Belinda Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belinda Këlliçi ka reaguar, pas investigimit të emisionit&nb...
Albin Kurti, Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vendosi të shpërndajë Kuvendin, meqë sipas saj, p&...
BRUKSEL- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar pas dështimit të seancës për zgjedhjen...
TIRANË- Policia ka ndërhyrë gjatë protestës së ‘Shqipëria Bëhet’ para kryeministrisë, duke u mar...
Jola Hysaj TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Jola Hysaj, ...
Foto ilustruse TIRANË- Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka nisur protestën e tij para ambienteve të Kryeminist...
TIRANË- “Shqipëria Bëhet" ka dalë sërish në protestë para Kryeministrisë, ku kërkojnë largimin e ...