7 Mars 2026, 10:13
Nga E. D
Riho Terras, Vjosa Osmani
KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka cilësuar si “hap prapa” dështimin e Kuvendit të Kosovës për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit.
“Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkroi Terras në një postim në rrjetin social X, pasi Kuvendi nuk arriti ta përmbyllë procesin e zgjedhjes së presidentit.
Reagimi i tij vjen pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka nxjerrë dekret për shpërndarjen e Kuvendit, duke argumentuar se deputetët dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues për zgjedhjen e presidentit brenda afatit.
Sipas Osmanit, 5 marsi ishte afati i fundit kushtetues që Kuvendi ta zgjidhte presidentin e ri, 30 ditë para përfundimit të mandatit të saj më 4 prill. Ajo tha se përpjekjet e dështuara për zgjedhjen e presidentit nuk ishin as të rastësishme dhe as të pamenduara, por të kalkuluara.
“Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, tha Osmani, duke shtuar se përmes dekretit po kryen detyrimin kushtetues.
Seanca e fundit e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, më 5 mars, u ndërpre në mungesë kuorumi, pasi në sallë munguan deputetët e partive opozitare. Në garë për këtë post ishin Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku-Mullhaxha nga Lëvizja Vetëvendosje.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka kundërshtuar dekretin e Osmanit, duke e cilësuar atë si “akt të paprecedent” që bie ndesh me rendin kushtetues. Zyrtarët e saj kanë thënë se vendi ka afat 60-ditor për ta zgjedhur presidentin dhe kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, Osmani ka zhvilluar takim me krerët e partive politike, ku nuk morën pjesë krerët e LVV-së, për shpalljen e zgjedhjeve të reja të parakohshme.
riho terras vjosa osmani
Politike
7 Mars 2026, 09:50
E. D
Richard Grenell, Hashim Thaçi
KOSOVË- I dërguari i presidentit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka sugje...
Politike
7 Mars 2026, 08:17
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka uruar mësuesve festën e 7 Marsit. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka p...
Politike
6 Mars 2026, 22:43
E. D
Belinda Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belinda Këlliçi ka reaguar, pas investigimit të emisionit&nb...
Politike
6 Mars 2026, 22:21
E. D
Albin Kurti, Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vendosi të shpërndajë Kuvendin, meqë sipas saj, p&...
Politike
6 Mars 2026, 22:06
E. D
BRUKSEL- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar pas dështimit të seancës për zgjedhjen...
Politike
6 Mars 2026, 21:25
E. D
TIRANË- Policia ka ndërhyrë gjatë protestës së ‘Shqipëria Bëhet’ para kryeministrisë, duke u mar...
Politike
6 Mars 2026, 20:41
E. D
Jola Hysaj
TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Jola Hysaj, ...
Politike
6 Mars 2026, 20:23
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka nisur protestën e tij para ambienteve të Kryeminist...
Politike
6 Mars 2026, 19:43
E. D
TIRANË- “Shqipëria Bëhet" ka dalë sërish në protestë para Kryeministrisë, ku kërkojnë largimin e ...
Politike
6 Mars 2026, 19:20
E. D
TIRANË- EPP Women ka reaguar ashpër pas sulmit verbal me natyrë seksiste të kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla...