LIVE UPDATES
Politike

"Varfëria dhe mjerimi janë një emergjencë kombëtare"/ Berisha: PD do t’i përgjigjet duke përmbysur plotësisht modelin e shpërndarjes së të ardhurave

Më tej ai tha se në situatën më katastrofale dhe më çnjerëzore janë pensionistët.

2 Dhjetor 2024, 17:50 Nga E. D
"Varfëria dhe mjerimi janë një emergjencë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë varfëria dhe mjerimi janë një emergjencë kombëtare në Shqipëri, por PD do t’i përgjigjet duke përmbysur plotësisht modelin e shpërndarjes së të ardhurave. Gjithashtu Berisha u shpreh se edhe pas rritjeve të rrogave, Shqipëria rreshtohet e fundit në rajon për varfëri. Më tej ai tha se në situatën më katastrofale dhe më çnjerëzore janë pensionistët.

Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju këtu të pranishëm, drejtues të PD, deputetë, kryesues dhe drejtues, anëtarë të departamenteve të saj. Dhe një përshëndetje për të gjithë ata që na ndjekin ne. Të dashur miq, ne e shfrytëzuam analizën dhe studimin e buxhetit për të paraqitur para shqiptarëve programin tonë ekonomik në tërësi, por para së gjithash konceptin tonë për shpërndarjen e të ardhurave buxhetore, i cili ka qenë i kundërt me parimet në të cialt ky buxhet u shpërnda në 12 vite.

Cilido që dëshiron, le të shohë studimin e Grupit të Bostonit të vitit 2012. Ky grup, ndër më prestigjozët në botë në rrafshin e studimeve, gjen Shqipërinë në pozicionin e katërt më të mirë në shpërndarjen e të ardhurave buxhetore. Një qeveri në rast se do të ruajë kohezionin social, të vendit, të shoqërisë, një nga levat më të fuqishme që ajo ka për të konkretizuar përpjkjet për këtë kohezion është shpërndarja për të ardhurat buxhetore.

Aso kohe, Shqipëria u rendit në atë pozicion nga ai grup prestigjioz për faktin se Shqipëria në mënyrën më të vendosur kishte rritur rrogat dhe pensionet e qytetarëve, kishte ulur taksat dhe kishte investuar në infrastrukturën e dobishme për komunitetet. Këto tre ishin faktorët që bënë të mundur që Shqipëria të ketë atë pozicion. 12 vite kaluan, Shqipëria në raport me shpërndarjen e të ardhurave u rrokullis me një shpejtësi të rrufeshme, të dhimbshme edhe më të madhe, se sa u rrokullisajo në testin e PISA-s.

Në 12 vite, ne humbëm një pozicion që përbënte një kuantum lip për shqiptarët, dhe ky ishte pozicionin i qytetarëve më të paguar në rajon. Më të paguar edhe se qytetarët e dy vendeve anëtarë të BE, bullgarët dhe rumunët. Me gjithë këtë përpjekje, ne, siç janë të dokumentuara, investuam sa kurrë ndonjëherë më parë në infrastrukturën e vendit. 12 vite, nga në krye, nga pozicioni i parë, në rrogat dhe pensionet, ne u rrokullisëm në pozicionin e fundit.

Edhe pas rritjeve të rrogave, se pensionet nuk janë rrit, përsëri ne rreshtohemi të fundit në rajon, por jo vetëm rreshtohemi të fundit, por e vërteta është se, sirenat e dhimbjes së varfërisë dhe mjerimit ulërijnë sot për mbi 46% të shqiptarëve. Në situatën më katasrofale, më çnjerëzore, më të pamëshirë janë pensionistët. Pensionisti shqiptar për shkak të inflacionit, sot me gjithë të ashtuquajturin indeksim, sot ai blen me pensionin e tij 30-40% më pak, se sa blinte me pensionin e tij në vitin 2013.

Është shumë e dhimbshme të imagjinosh që, çmimet në Greqi dhe Itali të ushqimeve bazë dhe produkteve bazë janë qartësisht më të ulëta se në Shqipëri. Në raport me mesataren e BE, çmimet e produkteve bazë janë 10-250% më lirë, kurse pensionisti, në qoftë se ia proporcionojnë pjesën e pa indeksuar, në qoftë se ia proporcionojnë rreth 450 mijë lekë që, sipas ekspertëve iu mbahen me tvsh-në atyre, del e vërtetë që ata tri vakte nuk i marrin dot.

Në një kohë kur u mbaj ky qendrim me rrogat e larta. Ata u rritën 2 dhe 3 herë. Imagjinoni ju, merr Edi Rama, Bajram Begaj, Altin Dumani, marrin sa 50 gjer në 70 pensionistë, në një shkallë pabarazie ekstreme.
Plus të tjerë, që marrin si ndihmë ekonomike dhe janë mbi 60 mijë e sa familje që marrin nga 60 mijë lekë të vjetra. Pra, varfëria dhe mjerimi janë një emergjencë kombëtare në Shqipëri sot. Një emergjencë, së cilës PD duhet dhe do ti përgjigjet duke përmbysur plotësisht këtë model shpërndarjes së të ardhurave dhe në mënyrë përfundimtare.

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion