LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Vendosa t’i kundërvihem regjimit për shkak të dublicitetit dhe votës së lirë

Ndërkohë që arsyeja e dytë sipas Berishës ishte fakti se njerëzit ndryshe flisnin në kolektiv dhe ndryshe në biseda private.

6 Nëntor 2023, 19:14 Nga I.A
Berisha: Vendosa t’i kundërvihem regjimit për shkak të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar arsyet pse vendosi që ti kundërvihej regjimit të Enver Hoxhës. Gjatë bashkëbisedimit më të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, Berisha u shpreh se arsyet ishin dy, e para ishte për shkak të votës së lirë. Ndërkohë që arsyeja e dytë sipas Berishës ishte fakti se njerëzit ndryshe flisnin në kolektiv dhe ndryshe në biseda private.

"Unë isha pedagog në universitet, kisha marrë një vendim që t’i kundërvihesha atij regjimi. Nga pikëpamja materiale isha në rregull. Unë shëtisja, dilja nëpër botë. Paraqisja punimet e mia në kongreset më të rëndësishme. Por kishte dy gjëra që e bënin të padurueshme jetën time. Njëra nga këto ishte dubliciteti. Tjetër flisnim në kolektiv, me infermierët, studentët apo miqtë dhe tjetër flisnim në privati me njëri-tjetrin dhe kjo ishte homo duplex. Njeriu i dyfishtë. E dyta, ishte vota. Unë nuk kisha përjetuar kurrë se ç’do të thotë votë e lirë. Jo, se nuk kisha votuar ndonjëherë i lirë. Por problemi është se kur sihja, dilja unë nëpër botë dhe shihja vendet që ishin vite drite para nesh, pyesja veten nga u vjen ky zhvillim, nga u vjen kjo begati.

Nuk kisha njohuri ekonomike, të jem i sinqertë me ju, isha mjek, por mendoja gjithnjë se këta votojnë të lirë, ne nuk votojmë. Këto të dyja, që vinin më shumë nga nuhatje empirike se njohuritë e mia në atë kohë, më shtynë mua të marr një vendim, t’i kundërvihem regjimit. Pa asnjë shpresë se regjimi do pësonte dëmin më të vogël nga unë, por se ai do bënte çdo gjë ndaj meje, e sigurt. Mirëpo ngjarjet rodhën krejt ndryshe. Në dhjetor 90, bashkëmoshatarët tuaj dolën në rrugë, të vendosur, shumë të vendosur. Nuk u mashtruan dot nga çdo përpjekje, por gjithashtu nuk u trembën, nuk u tërhoqën. I rrahën ditën e parë, para syve të mi, në mënyrën më të egër, i përplasën sikur të ishin cungje në IFA, një batërdi. Kurse ata do mblidhnin forcë dhe do dilnin në darkë te sheshi për t’u përballur me regjimin. I kallën datën. Çfarë përjetova unë? Fuqinë. Mrekullia më e madhe që kam përjetuar në jetën time është fuqia e atyre të rinjve. Fuqi me të cilën ata qëndruan të pamposhtur.

Jo vetëm qëndruan të pamposhtur, por e gjunjëzuan një diktaturë që vriste bashkëmoshatorët e tyre në kufij, megjithëse kishte hequr ligjin e tradhtisë ndaj vendit, por i vriste me motivin se po shkelin rregulloren e kufirit. Jo vetëm i vriste, por i merrte trupat e tyre dhe i zvarriste që të tmerronte të tjerët. Mirëpo këta të rinj në Tiranë u bashkuan dhe krijuan një fuqi të jashtëzakonshme, një fuqi nukleare, me të cilën tronditën ne themele diktaturën. Erdhën më pas ndryshimet e tjera, shumë nga ëndrrat e tyre u bënë realitet, Shqipëria në NATO u bë realitet, Shqipëria si Europa ishte në rrugë e sipër. Por të themi atë që është, gjatë viteve në pushtet, PD arriti t’i japë Shqipërisë një infrastrukturë krejt tjetër. Arriti që një standard tmerrësisht i rëndë për ne, renditja në vitin 1992, në tre vendet më të varfra të planetit. Nuk e di a ua kam thënë ndonjëherë, e thotë bukur një prift polak, që kalon në 90 nga Greqia në Shqipëri dhe shkon drejt Bosnjës.

Unë kisha vizituar shumë vende, kisha parë vende në Afrikë me varfëri të tejskajshme, por vend si Shqipëria nuk kisha parë ndonjëherë. Se në këto vendet në Afrikë, dyqanet ishin plot, por njerëzit nuk kishin para. Këtu njerëzit nuk kishin para dhe dyqanet ishin bosh. Pra, ndryshoi gjithçka, u krijua një Shqipëri që në vitin 2008 u rendit në mesin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Shqiptarët u bënë qytetarët më të paguar të rajonit. Se çdo vend tjetër, përfshi dy vende të BE, Bullgarinë dhe Rumaninë. U anëtarësua në NATO, mori rekomandimin e KE për statusin e vendit kandidatit dhe projekte madhore të një rëndësie të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe Europën, si TAP-i, ishin vepër e asaj qeverie. Dua t’u informoj se nga heqja e vizave në vitin 2010, deri në vitin 2013, në Republikën Federale të Gjermanisë, kërkuan azil vetëm 430 shqiptarë. Dhe ishte shifra më e ulët. Pra, kishte një besim. Njerëzit pranë nuk ishin të pasur, por një varfëri në rënie dhe një shpresë dhe besim te vendi i tyre në rritje," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet