Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së sotme në 33-vjetorin e PD-së, Berisha tha se, aso kohe PD nuk mbrojti interesat e popullit opozitar dhe as interesin kombëtar.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se vitet më të rënda për demokratët kanë qenë vitet 2013-2021, ku udhëheqja e PD u kthye në një udhëheqje pazaresh. Gjatë fjalës së sotme në 33-vjetorin e PD-së, Berisha tha se, aso kohe PD nuk mbrojti interesat e popullit opozitar dhe as interesin kombëtar.
"PD u themelua si parti e parë në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin në NATO. Partitë e tjera u themeluan, por në deklaratat e tyre të para, kërkonin jashtë blloqeve, as Varshava dhe as NATO. Kurse ne direkt NATO dhe ia arritëm të realizojmë këtë ëndërr të madh të shqiptarëve. Ia arritëm të anëtarësoheshim në Këshillin e Europës. Ia arritëm të lëvizim lirshëm. Ia arritëm të rrisnim të ardhurat për frymë ndoshta si asnjë vend tjetër në kushtet e tregut. Ia arritëm të dalim nga vendi të tretat më të ulëta në botë krahas Ugandës dhe Angolës në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Ia arritëm që Shqipëria të ishte një vend i jetueshëm, një vend në të cilin popullata rritej nga vit në vit, madje dhe të ktheheshin qindra mijëra familje shqiptare nga emigracioni.
Kjo është trashëgimia e çdo demokrati, e çdo demokrateje, ky është kontributi që dhanë për këtë vend, secili nga ju dhe qindra e mijëra të tjerë që nuk janë sot këtu. Por, PD është parti idealesh dhe pikërisht se ajo është e tillë, mbetet parti e një vitaliteti të jashtëzakonshëm. Kujtoni pak vitin 1997, se si u copëtuam. Por kujtoni vitet më pas se si u ngritëm jashtë çdo lloj parashikimi. U rikthyem dhe ndërmorëm reformat që përmenda. Vitet më të rënda, më të vështira për ju demokratë kanë qenë vitet ‘13-‘21. Sot bisedoja me një bashkëpunëtor timin dhe më thotë se nuk e kuptoj, këta që takoj unë, demokratët na thonë se ne e mbështesnim Lulzim Bashën për shkak të Doktorit. I them unë se kjo është absolutisht e vërtetë dhe të gjithë ata që thonë këtë, thonë të vërtetën. Nuk dua të ndalem, por drama që përjeton sot Shqipëria i ka rrënjët pikërisht nga shndërrimi i udhëheqjes së PD nga një udhëheqje e guximshme dhe idealiste në një udhëheqje pazaresh të turpshme. Pazaresh amorale. Dhe ajo po e çonte këtë forcë të mrekullueshme politike de facto drejt shuarjes së saj morale. Drejt transfigurimit të saj në një forcë që nuk duhej të ekzistonte. Ajo nuk mbrojti interesat e popullit opozitar, por nuk mbrojti interesin kombëtar," tha Berisha.
Nard Koka TIRANË- Vëllai i ish-Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Nard Koka kishte premtuar të fliste në emisionin “&Cc...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokrat...
Nard Koka TIRANË- Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar gjatë seancës së sotme se në burg ndodhet për shkak s...
Edi Rama TIRANË-Ambasadori i ri i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar sot takimin e parë me kryeministrin Edi Ram...
fredi beleri TIRANË- Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për të...
kuvendi TIRANË- Sekretariati i Etikës ka përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi, shtatë deputetë të opozitës. P&e...
fredi beleri TIRANË- Seanca gjyqësore për Fredi Belerin në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Kor...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit se në seancën plenare të...
kuvendi i shqiperise TIRANË- Lëvizja "Diaspora për Shqipërinë e Lirë" ka dorëzuar në Kuvendin projektligjin p&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët, ku u pyet për q&e...