10 Maj 2024, 20:26
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha e ka cilësuar vizitën e kryeministrit Rama në Athinë që pritet të mbahet në datë 12 si provokim. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha deklaroi se vizita është një akt cinizmi ekstrem, pasi sipas tij në 10 vitet e fundit mbi 33% e shqiptarëve janë larguar nga vendi pikërisht nga keqqeverisja e Ramës.
Berisha u shpreh se ky takim organizohet si një provokacion, ndërsa shtoi se edhe pse Rama u njoftua nga palët greke (referuar deklaratës së Mitsotakis) se nuk i ishte i ftuar sërisht do të shkojë.
"Të dashur miq, njeriu që me politikat që ndoqi, me vjedhjet e tmerrshme që u bëri shqiptarëve, me vrasjen e shpresës së tyre duke shndërruar krimin në votë dhe votën në krim, de facto përzuri nga Shqipëria në 10 vite mbi 1.1 milion shqiptarë, mbi 33 përqind të shqiptarëve, përgatit në një akt cinizmi ekstrem, në një akt provokimi të turpshëm, takimin me patronazhistët dhe aktivistët e tij që kanë nisur që dje vërshimin drejt Greqisë për të stimuluar një takim me diasporën shqiptare. Në moton ‘Shqipëria e viteve 2030’.
Miqtë e mi, takimin me diasporën të një politikani shqiptar nuk është e nevojshme ta komentosh. Është gjëja më normale. Por kur takimi organizohet si një provokacion, duhet vetëm ta dënosh. Së pari ne jemi shqiptarë. Fqinjë mijëravjeçarë me grekët në këtë rajon. Por ne kemi një shprehje të hershme sa vetë mikpritja jonë: kush gjen pa ftuar, e gjen pa shtruar. Në mënyrë të përsëritur, autoritetet zyrtare greke kanë deklaruar se Edi Rama vjen i paftuar. Natyrisht Greqia është djepi i demokracisë dhe nuk imagjinon të ndalojë tubimet apo takimet. Por, tradita shqiptare e kërkon të mbash mend këtë parim të mikpritjes sonë.Nuk shkohet pa ftuar, aq më tepër kur je njoftuar se je i paftuar",- tha Berisha.
sali berisha edi rama takim greqi
Politike
10 Maj 2024, 17:49
I.A
TIRANË- Përfaqësuesit e diplomasisë amerikane dhe asaj evropiane në Tiranë shfrytëzuan një konferencë mbi dit&eum...
Politike
10 Maj 2024, 16:54
B.Z
Fredi Beleri
HIMARË - OMONIA Himarë ka reaguar pas shortit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për caktimin e t...
Politike
10 Maj 2024, 15:28
B.Z
Blendi Klosi
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, ka parashikuar rezultatet e zgjedhjev...
Politike
10 Maj 2024, 14:16
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një denoncim në lidhje me takimin që pritet të zhv...
Politike
10 Maj 2024, 13:04
N.F
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar me...
Politike
10 Maj 2024, 12:51
r.ll
rishi sunak, edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij në Britani, Rishi Sunak. Qeve...
Politike
10 Maj 2024, 12:44
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me nga Koalicionin Shqiptar Pro Familjes dhe ...
Politike
10 Maj 2024, 12:40
r.ll
blendi klosi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në një konferencë për mediat ka ...
Politike
10 Maj 2024, 12:27
N.F
Irena Gjoka dhe Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka publik...
Politike
10 Maj 2024, 11:56
N.F
Rama dhe Pavlos Marinakis
ATHINË- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të dielën drejt kryeqytetit grek për tu taku...