LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Vora dhe Shqipëria nuk bëhen tokë e Zotit, në qoftë se ne nuk pastrojmë shtëpinë nga këto që keni bërë ju këto 12 vite

Kryedemokrati gjithashtu theksoi se në 11 maj do të jetë dita e pastrimit të shtëpisë. 

23 Prill 2025, 19:02 Nga DOSJA
Berisha: Vora dhe Shqipëria nuk bëhen tokë e Zotit, në
Sali Berisha

VORË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit në Vorë premtoi pastrimin e shtëpisë, me atë të cilit premton që të zbardhë krimet dhe vjedhjet 12-vjeçare të fshehura prej Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Lideri i opozitës u shpreh se pastrimi i shtëpisë është një gjë e domosdoshme. Kryedemokrati gjithashtu theksoi se në 11 maj do të jetë dita e pastrimit të shtëpisë. 

"Ju e keni parë. Edi Rama kalon nga sheshi në shesh me shtërngicë. Domethënë, merr rrogëtarët e shtetit me detyrim dhe i u në karrige të dëgjojnë kllounadën e tij, të dëgjojnë banalitetet e tij. Dhe ju siguroj ju, nuk është as klloun, dhe nuk e bën as nga budallëku atë shou, atë paraqitje. Ai ka një hall të madh. Ai përpiqet të maskojë, të mbulojë. Së pari, të mos japë asnjë llogari para jush për të gjitha dështime 12 vjeçare. Ai nuk vjen dot t’u thotë ju, po pse nuk jepen qeratë që ju takojnë? Pse nuk jepen paratë që ju takojnë për të meremetuar apartamentet tuaja? Ai, nuk ju shpjegon ju dot, se pse ndarja e apartamenteve është jotransarente, dhe lista nuk del?

Ai, nuk ju thotë ju dot, se pse përfaqësuesi i tij këtu ka 5-fishuar numrin e punonjësve, taksat tuaja e ka shndërruar në rroga të militantëve, dhe një pjesë e mirë e tyre janë në emigracion, çka do të thotë, paratë i ndajnë këtu. Ai, nuk ju thotë dot ju, pse Preza ka dy orë ujë? Pse Balaqi i ka rrugët copë-copë? Pse nuk ka investime? Këto, nuk ua shpjegon ju dot ai, sepse të gjitha kanë një emërues të përbashkët: vjedhjen, vjedhjen dhe vetëm vjedhjen e zyrtarëve të tij dhe të atij. Ai, nuk u thotë dot ju, pse ju paguani 30 euro për kuintal të plehut, që e çoni në Sharrë për t’u djegur? Në një kohë kur, 130 milionë të taksave tuaja janë zhdukur në kontot e tij bankare, dhe ju paguani sikur plehrat digjen, në një kohë kur, nuk digjet asnjë kilogramë.

Prandaj, ai mbledh ata rrogëtarë, e thashë diku tjetër, e them prap këtu sot. I siguroj se, pse shkojnë në mitingjet e tyre, do shkojnë, se i pushon nga puna. Por, ata që zbatojnë ligjin, do jenë njerëz ë nderuar nga ne, dhe i ftoj të votojnë së bashku me ju, ndryshimin dhe rotacionin për shpëtimin e Shqipërisë. Pra, Edi Rama, nuk është klloun. Jo! Por, për hir të karriges së tij, bën kllounin dhe kaluar kllounit. I ka humbur mendja. I lejon vetes gjëra që nuk mund t’ja lejojë kurrë një njeri normal dhe mendon se me këto do t’u hedhë hi syve, mendon se me këto gjëra, do të budallepsë njerëzit. Por, shqiptarët janë të mençur, dhe në veçanti gratë, nënat, motrat shqiptare, ku ai po thotë se ka mbështetjen më të madhe. Kam bindje se, ato të para, do t’i japin atij atë që meriton.

Njeriut që u përzuri me vjedhjet e tij fëmijët nga vatrat familjare. Njeriu që i fyen bashkëshortët, djemtë, baballarët, burrat, si një ordiner, duke menduar se po bëhet interesant. Mos harroni kurrë, se prapa buzëqeshjeve që krijon, fshihen vjedhje, fshihen drama, fshihet largimi i shqiptarëve nga Shqipëria. Ndaj dhe, në 11 maj do të jetë dita e pastrimit të shtëpisë. Po! Po, Edvin, do ta pastrojmë shtëpinë, se Vora dhe Shqipëria nuk bëhen tokë e Zotit, në qoftë se ne nuk pastrojmë shtëpinë nga këto që keni bërë ju këto 12 vite," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet