LIVE UPDATES
Politike

Berisha zero koment për sulmin ndaj tij, përshëndet Samitin: Mirë se vini, por Shqipëria sot është në rrezik

6 Dhjetor 2022, 13:39 Nga DOSJA

Berisha zero koment për sulmin ndaj tij, përshëndet Samitin:
Berisha flet pas dhunimit nga protestuesi: I uroj mirëseardhjen liderëve të Bashkimit Europian. Ne ishim në rrugën e ekonomisë së tregut. Të nderuar miq, të gjithë shqiptarë, të gjithë ne sa jemi këtu, jemi shumë mirënjohës duke zgjedhur Tiranën për këtë Samit. Jemi fatkeq se përfaqësohemi nga një njeri që pushteti i të cilit qëndron mbi krimin, drogën dhe korrupsionin. Zonja dhe zotëri sot është dita që Europa dhe bota njihen me Shqipërinë. është mundësi e artë që të dhemi të vërtetën. Jemi me qëllimin që sot të jehojë edhe zëri i popullit opozitar. Nuk pranojmë që ky Samit të konsodirohej is një mbështetje për të dhe qeverëinë e tij. Shqipëria sot është në rrezik, para disa muajsh opozita doli me sloganin "Shqipëria në rrezik". Vetëm pasi u sollën në vëmendje, rreziku që i kanosej Shqipërisë

PJESË NGA FJALA E PLOTË:

Nga ky shesh, në Shqipëri dhe kudo që jeni, përshëndetjet më vëllazërore, mirënjohjen më të pakufishme. Së pari, në emrin tuaj, më lejoni t’ju uroj me gjithë zemrën, mirëseardhjen në Tiranë, shtetarëve më të lartë të vendeve anëtare të BE. Për ne, është një rast shumë i veçantë, që t’u shprehim atyre, vendeve të tyre mirënjohjen më të pakufishme për ndihmën e gjithanshme që i jepni shqiptarëve. Prania e qeveritarëve më të lartë të BE është mbështetja më e madhe që vlerat evropiane në Shqipëri kanë marrë në vendin tonë. Ky samit është një mbështetje e madhe për shqiptarët dhe PD-në, forcën politike që në betejë për vlerat evropiane, me moton: E duam Shqipërinë si Europa, përmbysi diktaturën komuniste. Tre dekada më parë, ne nisëm rrugën e demokracisë si kombi i tretë më i varfër i planetit. Sot nga ajo kohë, të ardhurat janë rritur së paku 25 herë. Bujaria e kombeve dhe vendeve tuaja, ka qenë e një rëndësie thelbësore në këtë arritje, ndaj dhe ne u mbetemi borxhli përjetë ju dhe taksapaguesve tuaj. Të gjithë shqiptarët, të gjithë ne sa jemi këtu, shqiptarët sado që janë ju jemi mirënjohës me nderin e madh që i bëni Shqipërisë. Por njëkohësisht ne jemi fatkeqë sepse ne përfaqësohemi në këtë samit, me njeriun, që me të gjitha kodet e botës, duhet të ishte sot para drejtësisë, jo i ulur sot aty me ju. Ne ndjehemi fatkeqë sepse pushteti i atij që na përfaqëson, qëndron mbi krimin elektoral, votën e vjedhur, korrupsionin dhe drogën dhe të zezat e këtij vendi. Sot është dita kur Europa dhe bota mund të njihen me të vërtetat e Shqipërisë. Ndaj siç e kërkon tradita jonë, miqve do u themi të vërtetën. Ne jemi këtu në një protestë, me qëllimin më madhor, që sot të jehojë para liderëve, medieve, edhe zëri i popullit të opozitës shqiptare. Ne nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, si më të korruptuarat në planet. Shqipëria është sot në rrezik ekzistencial. Ne dolëm në protestë me sloganin: Shqipëria në rrezik. Ne nuk kemi një pushtues të huaj, apo një vend që na kërcënon me luftë. Ata që i vjedhin një populli votën, i vjedhin të ardhmen. Më shumë se kushdo tjetër, e dimë ne shqiptarët. Në të shkuarën tonë, ne të gjithë votonim njëherë në katër vjet, siç votonin qytetarët e kombeve të lira. Por dallim mes nesh dhe atyre ishte si mes natës dhe ditës. Pas dekadash në sistemin e votës së vdekur, në e përmbysëm atë, por dolëm si një popull i uritur dhe u derdhëm në detra në eksode biblike. Sot, pas 31 vitesh, pikërisht në prag të këtij samiti, ne paraqitemi sërish para Europës si ‘boat people’. Por shkaku nuk është më tirania e mjerimit si 31 vite më parë. Por shkaku është i lidhur si më shumë se asnjëherë me votën e vdekur. Rama ka vendosur sistemin e patronazhistëve si në diktaturë. Europa dhe bota dëgjuan se si hakerat e ajatollaëve hakeruan sistemin e të dhënave personale të shqiptarëve. Ky ishte një agresion i vërtetë dixhital. Por hakerat e ajatollahëve vetëm përsëritën aktin e shëmtuar të hakerave të kryeministrit, që mori nga database e qeverisë, të dhënat personale të shqiptarëve dhe i vuri në dispozicion të patronazhistëve për të ushtruar terror mbi shqiptarët. Përveç kësaj, narkoqeveria përdor qindra-miliona euro të bandave. Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim dhe vota blihet me 500 euro. Këtu narkoeurot përdoren për çdo krim, përfshi edhe atë që kishin planifikuar ditën e sotme. Mbi këtë bazë, në Shqipëri është vendosur monizmi i plotë. Madje sot Edi Rama ka sot pushtet më shumë se sa kishte në vitin 1991 diktatori i fundit komunist. Për treguesin e zbatimit të ligjit, Shqipëria renditet 54 vende nder Kosovën, por edhe katër vende poshtë republikës socialiste të Vietnamit komunist.

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet