LIVE UPDATES
Politike

"Fitorja e Trump mrekulli për njerëzimin"/ Berisha: Do të kërkoj rishikimin për vendimin që përbën një grusht shteti ndaj opozitës

Berisha e cilësoi fitoren e Trump si një mrekulli për njerëzimin ndërsa u shpreh se do të kërkojë rishikimin për vendimin që përbën një grusht shteti ndaj opozitës.

20 Janar 2025, 12:59 Nga B.Z
"Fitorja e Trump mrekulli për njerëzimin"/ Berisha: Do
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp të mbajtur mesditën e sotme u ndal edhe te betimi i Presidentit të SHBA, Donald Trump. Berisha e cilësoi fitoren e Trump si një mrekulli për njerëzimin ndërsa u shpreh se do të kërkojë rishikimin për vendimin që përbën një grusht shteti ndaj opozitës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot në Uashington ndërrohet pushteti. Se çfarë nënkupton ky ndërrim pushteti mjafton të lexosh fjalimin parainagural dhe sot do jetë inagurali, të presidentit Donald Trump. Personalisht fitoren e presidentit Trump, pa asnjë lidhje dhe interes timin e kam konsideruar një mrekulli të vërtetë për njerëzimin. Pse? E kam konsideruar një mrekulli të vërtetë për njerëzimin sepse, administrata dhe qeverisja e fundit e demokratëve, për fatin më të keq të SHBA dhe botës, u dominua nga ekstremi i majtë. Dhe ata i dhanë epërsi të madhe praktikave, qëndrimeve marksiste-leliniste dhe përtej Marksiste.
Në këtë administratë, njohu një zhvillim të pabesueshëm, u institucionalizua ajo që quhet ‘ëok culture’ kurse unë do ta quaja ‘garbage culture’, kultura e zgjimit, në fakt kultura e plehut njerëzor. Ajo kulturë ishte kultura e marrë në vitet ’20, pas revolucionit bolshevik të vitit ’17, me emrin ‘prolekt kultas’. Prolekt ultas ishin ata kulturorë që duhej ç’rrënjosnin çdo gjë përveç kulturës së proletariatit. Të groposnin të gjithë mendimin letrar të themi rus, të klasikëve dhe të mbetej në piedestal vetëm romani ‘Nëna’ apo disa vepra të tjera të realizimit socialist.
‘Ëoke culture’ njerëzit nuk e kuptuar, por ishte reminishencë e revolucionit kulturor kinez, me përmbysje statujash, djegie arkivash dhe gjërash më të pabesueshme. Ju e patë se si e paraqitën 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së Yuri Kim, e cila po të ishte e bija e Kim Jon Unit apo mbesa e Enver Hoxhës nuk do të mund ta paraqiste ndryshe. Fakt, duke hequr fotografi, duke bërë marrëzira. Por ishte ambasadore përfaqësuese.
A i shërbenin këto SHBA-së? Në vlerësimin tim, këto SHBA-të i çonin drejt të shkuarës. Kjo është arsyeja pse unë e kam quajtur këtë fitore, më të rëndësishëm pas Luftës së Dytë Botërore e gjer sot.
Natyrisht Donald Trump do të ketë politikat e tij të padiskutueshme, por të paktën superfuqia e botës së lirë nuk do të jetë promovuese e përçudnimeve, nuk do të jetë agresore ndaj dinjitetit njerëzor. Marksi nuk shkonte tek gjinia. Parashikonte një botë pa kufi, një botë pa shtete, një botë ku në parajsën e së cilës punoje aq sa mundje, e merrje sa të duhej. Por ama nuk thoshte një botë që do të zgjedhësh gjininë.
Ju mund të ju duket çudi kjo, por unë po bisedoja para dy javësh me një mik timin të huaj dhe po bisedonim me këtë temë. Por çfarë më tha ai? Ai më tha se, në vendin tim çdo burrë e grua kanë të drejtë 1 herë në muaj që burri të thotë jam grua, dhe gruaja të thotë jam burrë. Kaq ishte ndikimi tej marksist, sepse Marksi i ka të gjitha, por këtë nuk e ka. Absolutisht e vërtetë kjo që them. Nuk u kuptua mirë çfarë po ndodhte. Një atak ndaj identitetit të njeriut, se gjinia është pjesë e identitetit njerëzor.
Për mua, për ato vlera që besoj, ky është shpëtimi. Se ata filluan dhe këtu, në kopshte, prindi 1 e prindi 2, pastaj të dilte 3-shi, fëmijë pa prind, me ferma grash. Prunë ligjin në parlament. Kështu që këto ndikime nuk u kuptuan shumë nga njerëzit, por ishin shkatërrimi i familjes dhe identitetit. Njeriu i ri i Xhorxh Sorosit ishte përtej njeriut të ri të Marksit. Njeriu i ri i Marksist shkonte në një botë pa shtete e fe, por nuk shkonte pa gjini. Nuk e kishte të tillë. Ndaj dhe e kam vlerësuar si një mrekulli për njerëzimin, fitoren e tij.
Dalim tek rasti im. Ai është një oqean, ky është një pikë ujë në oqean. Natyrisht unë gjer sot, kam patur një vendim që nuk bëj lobim, nuk kërkoj që të heqin vendimin se i kam hedhur në gjyq, tani padiskutim do të kërkoj sipas rregullave që kanë, të shqyrtohet një vendim që ka në bazë, lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Kaq.
Do marr iniciativë për të kërkuar nga administrata e re sipas rregullave që ekzistojnë që ky vendim strikt anti-opozitë, ky grusht shteti brenda shtetit, ndaj forcës politike opozitare të Shqipërisë, të marrë fund. Sigurisht do të kërkoj.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj