20 Janar 2025, 12:44
Nga I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se SPAK nuk e ka të gjithë databazën e përgjimeve SKY ECC. Gjatë një takimi informal me gazetarët, Dumani theksoi se nuk është e vërtet që nuk ka arrestime të politikanëve, duke përmendur këtu ish-deputetin Jurgis Çyrbja. Po ashtu Dumani ka shtuar se nëse kanë prova do të godasin çdo nivel politikani.
“Nuk është e vërtet që s’ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e Sky ECC, në vijimësi ne kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. Në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv. Tashmë kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet. Në përpiqemi qe të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në Sky ECC, por t’i lidhim ato edhe me prova të tjera. Ju garantoj që në momentin që konstatohet kushdo person, e kemi prova do të marrim vendimet tona”, tha Dumani.
Sa i përket aplikacionit Matrix dhe mundësisë për përdorimin nga shtetas shqiptarë, Dumani tha se nuk ka asnjë koment të mëtejshëm për këtë çështje.
“SPAK është një nga institucionet më të besueshme, dhe ne jemi angazhuar për të menaxhuar informacionin me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin”, përfundoi kreu i SPAK-ut.
altin dumani jurgis Çyrbja
Politike
20 Janar 2025, 12:36
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha...
Politike
20 Janar 2025, 12:23
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë arritur të dakordësohen për ndryshimet e nevojshme në ...
Politike
20 Janar 2025, 11:47
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se SPAK ka bërë gati strategjinë e h...
Politike
20 Janar 2025, 12:00
B.Z
Procesverbali
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas daljes nga SPAK, në zbatim të vendimit të Apelit, dek...
Politike
20 Janar 2025, 11:49
M.B
Ogerta Manastirliu
TIRANA- Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore prezantuan sot raportin e detajuar mbi Maturën S...
Politike
20 Janar 2025, 11:44
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kreu i Partisë Socialiste, ka mbledhur paraditen e sotme drejtuesit politike t&eu...
Politike
20 Janar 2025, 11:31
M.B
Donald Trump
SHBA- Nga sot merr detyrën presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Pas fitores në zgjedhjet e 5 nën...
Politike
20 Janar 2025, 11:18
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot para SPAK se ky institucion komandohet nga kryeministri Edi Rama. Ai tha se Ram...
Politike
20 Janar 2025, 11:13
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para SPAK se Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu p&e...
Politike
20 Janar 2025, 10:46
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë tre propozime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjatë d...