LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Drejtësi apo hakmarrje, ish-kryeministri shqiptar përballet me akuza për korrupsion

Sali Berisha mund ta përfundojë karrierën e tij të gjatë politike në burg, nëse do të gjendet fajtor për korrupsion në lidhje me një privatizim të dyshimtë – por a janë akuzat ndaj tij një shembull i drejtësisë në veprim, apo siç insisiton ai, hakmarrje politike.

23 Tetor 2023, 16:51 Nga Gjergj Erebara
BIRN: Drejtësi apo hakmarrje, ish-kryeministri shqiptar përballet me
Sali Berisha

TIRANË- Më 18 qershor 2008, qeveria e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, i drejtuar në atë kohë nga Sali Berisha, propozoi një ndryshim në Ligjin për Sportin. Ndryshimi lejoi privatizimin e ambienteve sportive nga familjet e ish-pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist, dekada më parë. Në relacionin shpjegues për ligjin thuhej se ndryshimi do të ndihmonte sportin në vend të zhvillohet në nivelin më të lartë.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, prokurorët pretendojnë se ky ishte një nga disa ndryshime ligjore të ndërmarra nga qeveria e Berishës për të lehtësuar zhvillimin e një biznesi, në të cilin ai dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, kishin një interes financiar.

Prokurorët pretendojnë se ata së bashku siguruan rreth 5.4 milionë euro ryshfete nga marrëveshja. Berisha u akuzua për “korrupsion pasiv” së bashku me Malltezin të shtunën nga Struktura e Posaçme e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Akuzat tronditën skenën politike në Shqipëri. Malltezi u arrestua ndërsa Berishës, 79 vjeç, iu urdhërua të paraqitej në polici dhe iu ndalua udhëtimi jashtë vendit.

Berisha, një figurë dominuese në politikën shqiptare që nga viti 1992, i hodhi poshtë akuzat si të motivuara politikisht, duke pretenduar se prokurorët ishin nën kontrollin e kryeministrit socialist Edi Rama.

Ai tha se veprimet e SPAK ishin rezultat i planeve të liga të Ramës për ta shkatërruar përfundimisht opozitën e qendrës së djathtë dhe për të sunduar pa konkurrencë.

“Edi Rama mendon se duke ushtruar përndjekjen e tij kundër meje dhe duke arrestuar anëtarët e familjes sime… në një moment kur opozita duket më e vendosur se kurrë në betejën… për të rivendosur pluralitetin politik… dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga ky narkoregjim… se ai mund të parandalojë veprimin e opozitës,” tha Berisha në një konferencë për shtyp, ndërsa përfaqësues të Byrosë Kombëtare të Hetimit po vinin tek ai për t'i komunikuar urdhrin e gjykatës.

Prokurorët thonë konkretisht se Berisha ndryshoi ligjet për të lehtësuar zhvillimin e rreth 17 pallateve shumëkatëshe dhe, nëpërmjet dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, përfitoi 5.4 milionë euro nga ndërtimi.

Berisha akuzohet se ka ndryshuar akte ligjore dhe nënligjore dhe se ka ushtruar presion ndaj zyrtarëve të ndryshëm. Si pasojë e këtyre veprimeve, Malltezi u bë bashkëpronar i kompanisë së ndërtimit ‘Homeplan' – e cila ndërtoi në ish-kompleksin sportiv ‘Partizani' në Tiranë, pa investuar asnjë kapital në të, theksojnë prokurorët.

Vendimi i gjykatës prej 256 faqesh, të cilin BIRN e ka parë, detajon procesin e supozuar.

Berisha i ka kundërshtuar akuzat duke pretenduar se procesi i privatizimit të tokës është nisur nga qeveria paraardhëse e ish-kryesministrit Fatos Nano dhe se disa vendime kyçe janë marrë nga Bashkia e Tiranës, kur vetë kryeministri aktual, Edi Rama ishte kryebashkiak.

Ai pohoi gjithashtu se dhëndri i tij po përndiqej vetëm pasi kishte denoncuar një tjetër skandal korrupsioni dhe se akuzat ishin një akt hakmarrjeje nga Rama. Rama nuk e ka komentuar rastin deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi.

Toka në fjalë ishte në pronësi të disa familjeve, të shpronësuara nën regjimin komunist pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitet 1970, Ministria e Mbrojtjes kishte ndërtuar objekte sportive në këtë tokë për ekipin e saj të futbollit, Partizani.

Pas rënies së regjimit, në vitin 1994 ish-pronarët kërkuan kthimin e tokës. Megjithatë, kjo nuk lejohej, pasi konsiderohej e shfrytëzuar për qëllime publike.

Ligji i miratuar nga parlamenti, në atë kohë i drejtuar nga Partia Demokratike, lejonte kthimin e pronës vetëm kur ajo ishte e lirë dhe ndërkohë ofronte një proces kompensimi, i cili nuk ndodhi kurrë.

Pronarët vazhduan të luftonin gjatë viteve për ta rimarrë tokën, pavarësisht nga një mori vështirësish, ku përfshihej fakti se duke qenë se i përkiste ekipit sportiv të Ministrisë së Mbrojtjes, konsiderohej një pasuri ushtarake.

Pengesat e jashtëzakonshme me të cilat u përballën ish-pronarët e kompleksit sportiv ‘Partizani' – shumica e tyre të persekutuar nën regjimin komunist, gjatë tre dekadave të fundit për t'u kthyer ose kompensuar pronat e tyre, u kapërcyen në një periudhë mjaft të shkurtër kohore midis viteve 2006 dhe 2008.

Kjo pasi ata zgjodhën Jamarbër Malltezin si përfaqësues të tyre dhe i akorduan atij një tarifë kompensimi 3-5 për qind të pronës për shpenzimet e mundshme të bëra në procesin e marrjes së pronës.

Prokurorët vënë në dukje se agjencia shtetërore që trajtonte kërkesat e pronarëve të shpronësuar, e cila ishte e njohur për vonesat e saj, tani veproi me shpejtësi brenda disa muajsh për t'iu përgjigjur kërkesave, gjoja duke vepruar nën ndikimin e Malltezit.

Pronarëve më në fund iu rikthyen ambientet sportive dhe ky veprim u mundësua nga të paktën dy ndryshime ligjore të e propozuara nga qeveria e Berishës.

Kjo hapi rrugën për zhvillimin e tokës.

Pronarët e tokës arritën një marrëveshje zhvillimi me Homeplan Shpk, një kompani e themeluar në vitin 2008 nga Fatmir Bektashi, i cili gjithashtu zotëronte një pjesë të tokës si trashëgimtar. Kompania mori leje ndërtimi në vitet në vijim, me Bektashin të listuar ligjërisht si pronar i vetëm.

Megjithatë, në vitin 2018, kompania depozitoi një kontratë në Regjistrin Kombëtar të Bizneseve, të nënshkruar në vitin 2014, në të cilën Bektashi i shiste Malltezit 35 për qind të aksioneve për një vlerë nominale prej 35 mijë lekësh ose rreth 300 euro.

Prokurorët besojnë se ky transaksion ishte një mënyrë për t'i transferuar fitimet Malltezit dhe në mënyrë të tërthortë Berishës, si “pagesë” për ndryshimet e bëra në ligje, që kishin mundësuar kthimin dhe zhvillimin e pronës.

“Shtetasi J. M. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. B., ka konsumuar veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal, duke u paraqitur si investitor në punimet për ndërtimin e bllokut të banesave, ndërkohë që nuk rezulton të ketë investuar,”, thuhet në njoftimin për shtyp të SPAK.

Në këtë mënyrë, shtohet më tej, Malltezi fshehu origjinën duke “marrë përfitimin monetar në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro, (përfitim i paligjshëm) duke e paraqitur si e ardhur e ligjshme e siguruar nga investimi në veprimtari në ekonomike”.

Ankth për demokracinë në Shqipëri

Berisha u përfshi në politikë gjatë tranzicionit të Shqipërisë nga një regjim komunist në një demokraci shumëpartiake dhe në vitin 1992 dhe u zgjodh president. Ai u rizgjodh në 1996, por u desh të jepte dorëheqjen në vitin 1997, pasi Shqipëria u zhyt në kaos pas rënies së një sërë skemash piramidale mashtruese.

Megjithatë, Partia Demokratike e qendrës së djathtë e udhëhequr prej tij fitoi zgjedhjet në vitin 2005, me një fushatë kundër korrupsionit me premtimin për ‘duar të pastra', pas së cilës Berisha u bë kryeministër deri në vitin 2013. Pas humbjes së zgjedhjeve në 2013-tën Berisha dha dorëheqjen si kreu i Partisë Demokratike, por në prapaskenë ai i mbajti frenat e partisë.

Në vitin 2021, SHBA e sanksionoi atë si ‘non grata', duke e përcaltuar si një politikan të përfshirë në korrupsion. Një vendim i ngjashëm u mor më vonë nga Mbretëria e Bashkuar. Berisha i mohoi akuzat e ndërkombëtarëve. Aktualisht ai është ‘de facto' lider i opozitës ndaj qeverisë së majtë të udhëhequr nga Edi Rama, megjithëse koalicioni i tij humbi rëndë në zgjedhjet e fundit vendore.

Nëse shpallet fajtor për korrupsion pasiv, ai rrezikon të burgoset nga katër deri në 12 vjet. Ndërkohë, qeveria e Edi Ramës, e cila është e zhytur në skandalet e veta korruptive, duket se nuk përballet me asnjë opozitë të besueshme – duke shtuar ankthin për shëndetin e demokracisë në Shqipëri.

Marrë nga Reporter.al

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet