LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Infrastruktura mban peng turizmin në juglindje të Shqipërisë, zonat piktoreske janë të pakalueshme

Vasili, që administron një nga hotelet në qendër të Përmetit tha për BIRN  se të huajt kanë informacione për afërsinë me Korçën, 130 km gjithsej, dhe duan ta njohin zonën dhe ta përshkojnë atë.

29 Mars 2023, 08:24 Nga DOSJA
BIRN: Infrastruktura mban peng turizmin në juglindje të
Rruga

TIRANË- Në trasenë e segmentit të rrugës nacionale Ersekë – Leskovik një firmë ndërtuese po punon për rikthimin e normalitetit në pjesën më të dëmtuar të saj. Megjithatë, drejtuesit e mjeteve përpiqen ta shmangin kalimin nga ky aks, duke preferuar rrugën më të gjatë nëpërmjet superstradave të  Shqipërisë së mesme. Rruga Ersekë-Leskovik 42 km thuajse të pakalueshme

“Jo, jo, nuk jua këshilloj që të kaloni nga Leskoviku – tha Artani, një djalë i ri nga Përmeti.

Ditën e Shën Valentinit unë shkova në Korçë, po u bëra pishman. Rruga është për faqe të zezë – shtoi ai për BIRN. Artani shton se në dimër përrenjtë mund të dalin nga shtrati, duke bllokuar trafikun. Pasiguria e lëvizjes së automjeteve ka ndikuar negativisht në lidhjet turistike të qyteteve të juglindjes, pasi udhërrëfyesit-guida nuk duan të rrezikojnë transportin e udhëtarëve vendas apo të huaj.

Vasili, që administron një nga hotelet në qendër të Përmetit tha për BIRN  se të huajt kanë informacione për afërsinë me Korçën, 130 km gjithsej, dhe duan ta njohin zonën dhe ta përshkojnë atë.

“Para një muaji Përmetin e vizituan një grup i madh gazetarësh. Ata lëvizën me autobuz, dhe iu deshën më shumë se 4 orë deri në Ersekë – tha më tej Vasili.

Të njejtën gjë si gazetarët bëri edhe Shpëtim Canka, i cili bashkë me të afërmit e tij, mbërriti nga Leskoviku në Ersekë për dy orë.

“Unë jam me origjinë nga Përmeti dhe vij shpesh në vendin e të parëve të mi. Më pas, herë pas here vazhdoj për në Korçë, pasi kam vizituar edhe monumentet historikë dhe natyrorë të zonës – tha mesoburri nga Durrësi, duke shtuar: Çfarë kuptimi ka që të kthehem në Rrogozhinë për tiu drejtuar pastaj Pogradecit apo Korçës.

Nga Përmeti deri në Leskovik rruga e rindërtuar vitet e fundit si dhe vendqendrimet e automjeteve e bëjnë mjaft të këndshëm udhëtimin, me lumin Vjosë dhe Malin e Nëmërçkës në të njëjtin krah.

Situata ndryshon kur hyn mes fshatrave të Kolonjës, aty ku numri i automjeteve në rrugë nuk i kalon gishtat e një dore.

Udhëtimi i Shpëtimit u ndërpre për rreth 20 minuta, kur mjetet e rënda të një firme ndërtuese po zgjeronin karrexhatën e rrugës, duke përdorur gurët e thyer nga një gurore pranë.

Andoni, një nga teknikët specialistë tha për BIRN se rikonstruksioni i rrugës prej 42 km dhe zgjerimi i saj ka nisur kohë më parë.

"Tashmë është shpallur edhe firma e cila do të fillojë punën në muajin maj dhe brenda një viti do të dorëzojë objektin e asfaltuar dhe të përfunduar”  – vijoi Andoni, pa e hequr vemendjen nga punonjësit dhe mjetet në rrugë.

Infrastruktura turistike nuk mbaron me rrugën

Sokol Kallo në Përmet | Foto: Gëzim Kabashi
Sokol Kallo në Përmet | Foto: Gëzim Kabashi

Rruga Ersekë – Leskovik, që pritet të përfundojë vitin e ardhshëm, do ti shërbejë rizgjimit të turizmit dhe komunikimit ekonomik në këtë territor, ku bashkohen edhe disa nga nyjet ndërkombëtare me fqinjin jugor, Greqinë.

Por, ndërsa Korça dhe Pogradeci kanë filluar ta shfrytëzojnë turizmin, si një element të rëndësishëm punësimi dhe mirëqënieje, qytetet e jugut kanë nevojë për ritme më të larta në zgjidhjen e problematikave të infrastrukturës.

“Nga tre kishat pranë Përmetit që i dedikohen Shën Marisë, vetëm në njërën prej tyre, në atë të Kosinës mbërrin me automjet – shprehet Johan Nako, i cili administron një bujtinë.

Kishat mesjetare të Leusës dhe të Bënjës janë të parritshme me autoveturë, megjithëse ndodhen shumë afër rrugës së asfaltuar.

Të shpallura “Monument kulture” objektet e kultit pranë Përmetit aktualisht mund të vizitohen vetëm nëse nisesh në këmbë drejt tyre.

Edhe në Bual, ku një mësues i pasionuar ka ngritur një muze me elemente folklorike turistët mund të mbërrijnë vetëm në këmbë.

Së bashku me dy ortakë, Sokol Kallo ka ngritur dy vjet më parë një inkubator përpunimi të produkteve ‘tipike lokale’.

“Puna jonë është e përqëndruar në vjeshtë, atëhere kur fermerët vjelin frutat e stinës” – tha Sokoli për BIRN, por ai e ndjen se fshatarët kanë nevojë për mbështetje me subvencione nga shteti, duke shtuar se një pjesë e tyre po largohen nga vendi.

“Jemi qytet mikpritës, por duhet tu tregojmë vizitorëve të gjitha mrekullitë e natyrës dhe ato të historisë që na rrethojnë – përfundon Johan Nako.

Marrë nga Reporter.al

infrastruktura ne shqiperi


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet