LIVE UPDATES
Politike

BIRN: KQZ ndalon institucionet publike të shpërndajnë propagandën e ministrave në Facebook

Pas një denoncimi të KSHH se takimet elektorale të ministres së Arsimit, Evis Kushi shpërndaheshin nga faqet e shkollave në Facebook, komisioneri Celibashi urdhëroi ndalimin e kësaj praktike për të gjitha institucionet publike në prag të zgjedhjeve të 14 majit.

27 Prill 2023, 20:36 Nga k.m.
BIRN: KQZ ndalon institucionet publike të shpërndajnë
Pamje nga fushata

Pas një denoncimi të KSHH se takimet elektorale të ministres së Arsimit, Evis Kushi shpërndaheshin nga faqet e shkollave në Facebook, komisioneri Celibashi urdhëroi ndalimin e kësaj praktike për të gjitha institucionet publike në prag të zgjedhjeve të 14 majit. Në profilin në Facebook të shkollës 9-vjeçare “Hamza Vlashi” në Maminas, një fshat në rrugën që lidh Tiranën me Durrësin, paralelisht me aktivitetet shkollore gjen edhe dhjetra foto të shpërndara nga profili i ministres së Arsimit, Evis Kushi.

Mes tyre gjenden edhe takimet elektorale të ministres Kushi përkrah kandidatit socialist për bashkinë e Elbasanit, Gledian Llatja.

Pesë ditë më parë, shkolla “Hamza Vlashi” ka shpërndarë postimin e Kushit me tekst “një takim shumë frymëzues në Rajonin Nr. 5 në Elbasan, ku banorët shprehën përsëri mbështetjen për Gledin dhe Partinë Socialiste…”.

Ngjashëm edhe në faqen e shkollës “Naim Frashëri” në Korçë mund të gjesh fotot e Kushit me kandidatin socialist për bashkinë e Beratit, Ervin Demo.

Postime të tilla me përmbajtje propagandistike gjen pothuajse në çdo faqe shkolle apo zyre vendore të arsimit në vend –praktikë që sipas një denoncimi të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, KSHH, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor që ndalon përdorimin e burimeve publike për fushatë.

Nisur nga ky denoncim, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi urdhëroi të enjten ndalimin e ripostimit nga faqet zyrtare të të gjitha institucioneve publike të aktiviteteve që pasqyrohen në profilet personale të ministrave dhe drejtuesve të tjerë të institucioneve publike.

“Jemi përpara një rasti shkeljeje administrative të Kodit Zgjedhor. I kemi bërë të gjitha paralajmërimet,” deklaroi Celibashi në mbledhjen e së enjtes.

“Pa i hyrë përmbajtjes së postimeve, ne do të urdhërojmë ndalimin e ripostimit në faqet zyrtare të një institucioni publik, të aktiviteteve të cilat pasyrohen në profilet personale të drejtuesit të një institucioni publik, për sa kohë këto profile i konsiderojnë profile të tyre personale,” shtoi ai.

Denoncimi i KSHH-së lidhej specifikisht me një email të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Korçë-Pustec drejtuar drejtorëve të shkollave, ku kërkonte plotësimin e një tabele exel me të dhëna për faqet në rrjetet sociale.Në këtë email, një ndër qëllimet ishte edhe evidentimi i ripostimeve nga profili i ministres Kushi.

Përfaqësuesi i KSHH-së, Erdion Maçolli tha gjatë mbledhjes publike se megjithëse denoncimi kishte marrë shkas nga ky email i një ZVA-je, fenomeni ishte i përhapur në të gjithë vendin dhe ishte një kërkesë e kamufluar për përdorimin e këtyre faqeve për propagandë elektorale.

“Ajo që ne konstatuam në Korçë është një problematikë e shtrirë në nivel kombëtar,” tha Maçolli, duke sjellë shembuj të profileve të shkollave nga qarqe të ndryshme që postonin foto të Kushit me përmbajtje qartësisht politike.

Zyra Vendore e Arsimit Korçë- Pustec u përfaqësua në KQZ nga Anila Bitraku, e cila pretendoi para Komisionerit se informacioni i kërkuar në emailin zyrtar kishte si qëllim identifikimin e faqeve që përdoren nga drejtoritë e arsimit paraauniversitar për t’i diferencuar nga faqet e tjera që nuk administrohen nga institucionet arsimore.

“Verifikim nëse po përdoren për qëllim informimi,” tha ajo, ndërsa shtoi se qëllimi ishte që ato të jenë më aktive në këtë drejtim.

“Qëllimi ishte që të kenë shpërndarje informacioni në kohë reale, ku përfshihen postimet në faqen e ministrisë për aktet nënligjore të miratura dhe qëllimi tjetër ishte që faqet zyrtare të promovonin aktivitete social-kulturore,” shtoi Bitraku.

Ajo pranoi se ishte detyrë e Zyrave vendore arsimore nëse përmbajtja e postimeve ishte në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pretendoi se të gjitha institucionet ishin vënë në dijeni të dispozitave ligjore që ndalonin ato të përdoreshin për qëllime politike. E pyetur nga avokati i KSHH-së nëse ZVA-ja ka monitoruar faqet e shkollave për postime elektorale, Bitraku tha se “rezulton që nuk kanë”, por përfaqësuesi i KSHH-së prezantoi me foto disa postime të shkollave të zonës së Korçës ku rishpërndahej veprimtaria politike e Kushit.

Ndërsa përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Migena Ramçi, tha se emaili i ZVA-së kishte të qartësuar llojin e postimeve që kërkohej nga profilet e institucioneve parauniversitare dhe ato nuk ishin elektorale. Ajo po ashtu pretendoi se denoncimet e tjera të KSHH-së në mbledhje ishin marrë nga faqe të ndryshme, të cilat sipas saj, “mund të mos jenë faqe zyrtare të institucioneve”.

Përdorimi i rrjeteve sociale zyrtare të institucioneve për të shpërndarë propagandë politike u evidentua dhe nga disa denoncime të organizatës KRIIK për përdorimin e fondeve publike për fushatë elektorale. Sipas këtyre denoncimeve, Bashkitë Kamëz, Poliçan, Elbasan, Cërrik, Lezhë, Tropojë etj, kishin zhvilluar veprimtari politike duke përdorur burime publike ose veprimtari të paraportuara sipas ligjit. Në disa prej denoncimeve evidentohej fakti që faqet zyrtare të disa bashkive funksionin si mekanizëm shpërndarës të aktiviteteve politike të kryebashkiakëve, të cilët njëkohësisht janë dhe kandidatë në zgjedhjet vendore të 14 majit./BIRN

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet