LIVE UPDATES
Politike

'Anëtarësimi i Shqipërisë në BE s'ka kuptim pa Serbinë'/ Berisha i përgjigjet Ramës: Argat i i shpifur i Beogradit!

Nga Valiasi i Kamzës ku zhvilloi takimin elektoral me qytetarët, Berisha tha se Rama është argat i Beogradit dhe se përfaqëson interesa antikombëtare.

27 Prill 2023, 19:57 Nga k.m.
'Anëtarësimi i Shqipërisë në BE s'ka kuptim
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi deklaratën e Edi Ramës, i cili tha se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk ka kuptim pa Serbinë. Nga Valiasi i Kamzës ku zhvilloi takimin elektoral me qytetarët, Berisha tha se Rama është argat i Beogradit dhe se përfaqëson interesa antikombëtare.

"Edi Rama vetëm për maskuar vjedhjet e tij, vetëm për të larguar nga vëmendje dramën që u ka krijuar ju dhe shqiptarëve të Shqipërisë, është i gatshëm të marrë edhe lëkurën e gomarit e të vë dhe zorrë rreht qafe në mënyrë të mos diskutojmë bashkë për këto që u ka krijuar qytetarëve. Ky zotëri që vjen tek ju, me një fjalor ordineri, në mediat e huaja, sapo ka deklaruar se, nuk ka kuptim Shqipëria në BE, pa Serbinë. Shikoni çfarë antishqiptari është ky, çfarë argati i shpifur i Beogradit.

Serbia e ka të lidhur fatin me Rusinë dhe ky na lidh pas bishtit të Serbisë ne dhe merrte një përgjigje shembullore nga një shtetar evropian; të dëgjosh kryeministrin e Shqipërisë që thotë se nuk ka kuptim anëtarësimi i vendit të tij në BE pa Serbinë, kjo është habia e kohës. Nuk ka interesa shqiptare. Ka absolutisht interesa antikombëtare. Nuk do të ndalemi këtu, sepse ju e keni shumë të qartë se çfarë përfaqëson ai për veriun. Unë u them ju, se pas Car Dushanit, Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër në të gjithë shekujt për veriun. Nuk ka njeri që ka urryer veriun dhe veriorët si Edi Rama. Një racist i shpifur dhe natyrisht racizmi i tij ndaj veriut ka rrënjë kryekëput antishqiptare", deklaroi kreu i PD.

Miqtë e mi! Rivendosja e pluralizmit në qeverisjen vendore me 14 maj, hap dyert për largimin e shpejtë, të pashmangshëm të Edi Ramës nga pushteti. Dhe ai e ndjen, ai e di, ai dridhet nga kjo. E di se ka kryer krime monstruoze, ka bërë vjedhje të paimagjinueshme. E di gjithashtu se e pret gjykata federale Amerikane në Uashington, dhe se ajo gjykatë atë dënim që do ti japë McGonigalit për tradhti të SHBA-së do ti japë dhe Edi Ramës, si ryshfetdhënës i McGonigal. E ka shumë të qartë këtë, por ne do të bëjmë gjithçka që para se të shkojë atje, të shkojë aty ku e meriton në Shqipëri njëherë. Po, po. Ndaj dhe shkel çdo ligj, ndaj dhe thotë Kodi Zgjedhor është kinezëri, kushtetuta është letër e vdekur. Skapin e ka në xhep, por 14 maji i jep fund pushtetit të tij monist. Në 14 maj flisni ju, flasin qytetarët. Pushteti juaj vendoset në piedestal dhe ne rikthejmë pluralizmin politik në Shqipëri. Edhe njëherë ju bëj thirrje të marrim të gjithë pjesë në votime,"-tha Berisha.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen