LIVE UPDATES
Politike

BIRN: PS kërkon të fitojë kohë edhe për mandatin e Vullnet Sinajt

Vendimi i ‘detyronte’ deputetët të votonin pro dërgimit të mocionit për interpretim pranë kësaj gjykate, por socialistët pretendojnë se gjykata nuk mund të detyrojë deputetin si të votojë.

20 Nëntor 2024, 22:29 Nga I.A
BIRN: PS kërkon të fitojë kohë edhe për mandatin e
Vullnet Sinaj

TIRANË- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrtoi të mërkurën mocionin e deputetëve të opozitës për papajtueshmëri të mandatit të deputetit socialist, Vullnet Sinaj për shkak se një biznes në pronësi të tij ka përfituar pagesa nga fonde publike.

Anëtarët socialistë të Këshillit kërkuan që të pritet opinioni i Komisionit Evropian për Demokraci përmes Ligjit, i cili njihet si “Komisioni i Venecias”, para se të votohet në Kuvend dërgimi i mocionit në Gjykatë Kushtetuese.

Komisioni i Venecias pritet të marrë në shqyrtim në dhjetor një kërkesë të socialistëve për rastin e deputetes Olta Xhaçka, për mbrojtjen e mandatit të së cilës socialistët rrëzuan dy herë radhazi vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i ‘detyronte’ deputetët të votonin pro dërgimit të mocionit për interpretim pranë kësaj gjykate, por socialistët pretendojnë se gjykata nuk mund të detyrojë deputetin si të votojë.

Propozimi për të pritur opinionin e “Venecias” para se të shkohet në seancë për votimin e mocionit për Sinajn erdhi nga deputeti Bledi Çuçi.

“Zoti Sinaj ka bërë gjithë përpjekjet në hapësirat e tij për të shmangur konfliktin e interesit, por këtu nuk jemi për këtë. Është Gjykata Kushtetuese që e vendos këtë gjë,” tha Çuçi, duke shtuar se nuk kishte një rrugë të qartë se si vihet në lëvizje kjo gjykatë.

“Ne jemi në pritje të një opinioni të Komisionit të Venecias dhe nëse ky komision e konstaton një paqartësi kushtetuese është detyra jonë ta sqarojme këtë çështje,” shtoi ai.

Propozimi u kundërshtua nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, i cili tha se oponionet e Komisionit të Venecias nuk ishin detyruese dhe se pavlefshmërinë e mandatit e ka në tagër Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë. Sipas tij, rasti i Sinajt ishte rasti më i pastër i konfliktit të interesit krahasuar me rastet e tjera që janë shqyrtuar më herët  nga gjykata.

Provat e sjella nga opozita janë disa fatura blerjesh nga institucione publike pranë rrjetit të supermarketeve “Big Market” në pronësi të Sinajt, që kapin shifrën 3.6 milionë lekë. Vetë Sinaj nuk i pranoi akuzat dhe u përfshi në debate politike me Bardhin, ndërsa avokatja e tij i cilësoi provat e paraqitura në mocion si të pamjaftueshme për të provuar shkeljen e Kushtetutës nga deputeti.

Pas debateve, mbledhja vendosi që të përgatiten draftraportet nga dy palët për t’ia paraqitur Kuvendit për votim.

Ky është mocioni i dytë ndaj një deputeti socialist brenda kësaj legjislature, pas mocionit ndaj deputetes Olta Xhaçka, bashkëshorti i së cilës përfitoi statusin “investitor strategji” dhe plazhin para hotelit në Dhërmi.

Në rastin e Xhaçkës, socialistët e mbrojtën me forcë mosdërgimin e mandatit të saj për interpretim në Gjykatën Kushtetuese duke shkelur dhe dy vendime të saj, përkundër konstatimeve të gjykatës se këto qëndrime “cënojnë themelet e shtetit” dhe janë “shkelje të rënda të Kushtetutës”./Reporter.al

vullnet sinaj

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën