LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Rama, ‘katharsis teatral’ me ndryshimet në Partinë Socialiste

Kryeministri Edi Rama largoi Damian Gjiknurin nga posti i dytë më i lartë në Partinë Socialiste dhe ndryshoi sekretariatin, por për vëzhguesit e politikës, këto ndryshime nuk tregojnë reflektim për skandalet e korrupsionit me të cilat po përballet qeverisja e tij.

27 Korrik 2023, 16:17 Nga k.m.
BIRN: Rama, ‘katharsis teatral’ me ndryshimet në Partinë
Edi Rama

Në një mbledhje kryesie me dyer të mbyllura të mërkurën, kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shkarkoi të gjithë sekretariatin e partisë, përfshirë edhe sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri. Shmangia e Gjiknurit nga detyra e dytë më e lartë e Partisë Socialiste vjen vetëm pak ditë pasi emri i tij u përmend në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër ish.zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili iu shmang përballjes me drejtësinë pas akuzave për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas dosjes së SPAK, Gjiknuri dyshohet se përfitoi në dy raste pagesa hotelesh nga biznesmeni i koncesioneve të inceneratorëve, Klodian Zoto, në kohën që mbante detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjiknuri mohoi të ketë fjetur në hotelin e paguar nga Zoto dhe pretendoi se shpenzimet e tij ishin mbuluar nga ministria. Në vend të Gjiknurit, asambleja votoi propozimin e Ramës për Blendi Klosin, një ish-ministër i Mjedisit në vitet 2017- 2021.

“Jam komanduar deri në zgjedhjet që do të bëhen në Kongresin e shtatorit,” konfirmoi Klosi në një komunikim telefonik me BIRN, në mungesë të një njoftimi apo komunikimi zyrtar për mediat pas mbledhjes së Asamblesë.

Në po të njëjtën mbledhje, Rama propozoi zgjedhjen e kryetarit të ri të Grupit Parlamentar duke ia besuar këtë detyrë Blendi Çuçit, ish-ministri i Brendshëm. Rama e shkarkoi Çuçin pak javë më parë pas skandalit në Fushë-Krujë, ku të afërmit e deputetit Rrahman Rrahja ushtruan dhunë mbi qytetarët, të cilët policia e këtij qyteti kishte dështuar t'i merrte në mbrojtje. Por për ekspertët e politikës, këto lëvizje të Ramës prodhojnë më shumë konsum publik se sa tregojnë një reflektim të vërtetë të tij për t'u përballur me skandalet e njëpasnjëshme dhe përfshirjen e shumë zyrtarëve qendrorë dhe vendorë në akte korruptive. Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike, i tha BIRN se ndryshimet në mbledhjen e fundit të kryesisë së Partisë Socialiste janë veçse një riciklim emrash, që nuk e ndryshojnë imazhin e qeverisjes.

“Reflektimi do të duhej të bëhej në dy aspekte, për t'u distancuar nga çdo individ i korruptuar dhe për të krijuar mekanizma parandalues ndaj rasteve të tilla,”-tha Krasniqi, duke shtuar se “kjo nuk ndodhi”.

“U bë kohë që PS nuk arrin të ndryshojë vetveten, dhe kjo vjen për shkak të konsumimit të madh të pushtetit, përfshirjes së një numri madh të saj në raste korruptive dhe sistemin domino, ku çdo skandal, siç ishte ai inceneratorëve, prek ministra, kryetarë bashkie dhe deputetë, pra tre nivelet kryesore të drejtimit të kësaj partie,”- shtoi ai.

Edhe për Edlira Gjonin, eksperte e komunikimit, lëvizjet e fundit të Ramës janë një “katharsis teatral” dhe nuk tregojnë ndryshim të vërtetë dhe përballje të vërtetë të tij dhe të Partisë Socialiste me skandalet korruptive të njëpasnjëshme.

Shqetësimi është se vala e shkelësve të majtë nuk shkakton asnjë ndryshim sjellje në ata që ende qëndrojnë në këmbë në qeverisje. Përkundrazi: sillen edhe më arrogantë,” tha Gjoni.

Shkarkimi nga funksionet partiake i Gjiknurit, sipas Gjonit, nuk mjafton për të patur një reflektim të vërtetë para publikut për ‘korrupsionin që ka hedhur rrënjë në qeveri'. Distancimin e Ramës nga bashkëpunëtorët e tij që janë nën akuzë për korrupsion, Gjoni e sheh vetëm si një komunikim publik për të fituar pikë si “luftues i korrupsionit”, por pas fasadës, shton ajo, “është e pamundur të besosh se ai nuk ka pasur dijeni për mëkatet e tyre”.

Për Krasniqin, Partia Socialistë është në një moment të konsumit të madh të pushtetit dhe se i duhet të ndryshojë jo vetëm ekipin drejtues, por dhe qasjen ndaj publikut, “për t'u treguar më transparente dhe llogaridhënëse”. Në këtë kontekst, ai i sheh lëvizjet e Ramës më shumë si përpjekje për të mbushur hapësirën publike nëpërmjet axhendës së tij, sesa realisht si akte debati për reformat për të cilat PS është votuar./BIRN

edi rama

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë