LIVE UPDATES
Politike

Blushi: Inceneratori i Elbasanit, aferë kriminale që po helmon qytetin duke pasuruar Ramën, me lejen e SPAK

Ai theksoi se retë e zeza toksike që prej ditësh kanë mbuluar Elbasanin janë fytyra e blozë-Qeverisë së aferës së tmerrshme kriminale të inceneratorëve.

4 Korrik 2025, 16:07 Nga E. D
Blushi: Inceneratori i Elbasanit, aferë kriminale që po helmon qytetin
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, ka bërë një deklaratë lidhur me në landfillin e Elbasani. Blushi theksoi se retë e zeza toksike që prej ditësh kanë mbuluar Elbasanin janë fytyra e blozë-Qeverisë së aferës së tmerrshme kriminale të inceneratorëve. Sipas tij afera e inceneratorëve është një ndër skandalet më të mëdha të këtyre 30 viteve një aferë ku janë zhdukur qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve, për projekte që ose nuk ekzistojnë, ose funksionojnë vetëm për të prodhuar faturime fiktive dhe ndotje reale.

Deklarata e Plotë e Blushit:

Retë e zeza toksike që prej ditësh kanë mbuluar Elbasanin janë fytyra e blozë-Qeverisë së aferës së tmerrshme kriminale të inceneratorëve. Tymi i plehrave që vazhdojnë të digjen, duke helmuar një qytet të tërë, janë një dëshmi e gjallë e dështimit, e mashtrimit dhe vjedhjes më të madhe financiare në historinë e Shqipërisë – aferës së inceneratorëve. Partia e Lirisë, që në vitin 2021, ka denoncuar këtë aferë me fakte dhe me prova të pakundërshtueshme në SPAK, po kështu këtë denoncim e ka bërë publikisht Presidenti i Partisë Ilir Meta edhe duke qenë President i Republikës.

Kjo që po ndodh në Elbasan është pasoja direkte e lejimit me dashje nga ana e SPAK të vijimit të një skeme mafioze të ndërtuar me firmën e Edi Ramës dhe klientëve të tij politikë dhe ekonomikë, që e shitën këtë krim si një “histori suksesi”. Sot, në vend që të kishim një incenerator funksional që pastron dhe menaxhon mbetjet sipas standardeve, kemi një gropë që vetëm gëlltit miliona euro dhe lëshon helm për qytetarët. Tymi që ngrihet nga landfilli i Elbasanit nuk është thjesht ndotje mjedisore, por simboli i një krimi shtetëror, i një afere monstruoze korruptive që po helmon qytetin dhe po vret çdo ditë shëndetin dhe të ardhmen e banorëve të tij, për shkak se inceneratori rezultoi një makineri gjigande hajdutërie që ende vijon të gllabërojë taksat e qytetarëve për një shërbim që nuk kryhet.

Afera e inceneratorëve është një ndër skandalet më të mëdha të këtyre 30 viteve një aferë ku janë zhdukur qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve, për projekte që ose nuk ekzistojnë, ose funksionojnë vetëm për të prodhuar faturime fiktive dhe ndotje reale. Elbasani është dëshmia më flagrante: një pseudo-incenerator që për vite të tëra ka mbuluar qytetin me tym, ndërkohë që drejtësia hesht dhe nuk guxon të marrë të pandehur ideatorin, përfituesin dhe pronarin “de facto” të inceneratorëve: Edi Ramën, që inceneratorët i ka quajtur “histori suksesi”, ai që i ka mbrojtur publikisht hajdutët, që i ka quajtur vjedhjet “folklorike”, ndërsa ka garantuar që skemat kriminale të vijojnë pa u ndalur.

Edhe sot, ndërkohë që një pjesë e rrjetit mafioz është në hetim, pagesat ndaj inceneratorëve vijojnë nga buxheti i shtetit – një tallje e papranueshme me ligjin, me qytetarët dhe me paratë e tyre. Kjo ndodh për shkak se SPAK vijon ta cilësojë këtë aferë një krim intelektual, duke mbuluar të vërtetën, mbrojtur përgjegjësit dhe duke u fshehur si struci pas reve toksike të korrupsionit. Partia e Lirisë dhe Presidenti i saj, Ilir Meta, denoncuese, kallëzuese dhe nismëtarja e parë e çmontimit të aferës së përbindshme të inceneratorëve, është më e vendosur se kurrë për të bërë çdo përpjekje që Edi Rama të dalë para drejtësisë dhe të japë llogari para shqiptarë, si Kreu i Organizatës Kriminale që inceneratorët i ktheu në një makineri gjigande zhvatjeje për popullin më të varfër të kontinentit.

Në vend të përgjigjet Edi Rama për vjedhjen në mes të sheshit me aferën e inceneratorëve, prej më shumë se 9 muajsh mbahet në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme, në izolim ekstrem, pa fakte dhe prova Presidenti Meta sepse duhet t’i mbyllet goja denonuesit të parë të kësaj afere, ndërsa vjedhësi dhe pronari de facto i kësaj afere, Edi Rama duhet të jetë i lirë për të vijuar me vjedhjet e përbindshme, që ende vijojnë.

tedi blushi pl

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj