LIVE UPDATES
Politike

Ngërçi politik në Kosovë/ LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit

LDK e cila doli e treta në zgjedhjet parlamentare beson se vazhdimet e fundit të seancës konstituive janë bërë “në kundërshtim të plotë” me Kushtetutën e Kosovës dhe me konstatimet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga 26 qershori.

4 Korrik 2025, 15:31 Nga E. D
Ngërçi politik në Kosovë/ LDK-ja i drejtohet Kushtetueses
foto ilustruese

KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i sqarojë normat kushtetuese dhe të rregullores së punës së Kuvendit të Kosovës në lidhje me vazhdimin e seancës konstituive nga 29 qershor, pas një aktgjykimi nga gjykata më e lartë e vendit.

LDK e cila doli e treta në zgjedhjet parlamentare beson se vazhdimet e fundit të seancës konstituive janë bërë “në kundërshtim të plotë” me Kushtetutën e Kosovës dhe me konstatimet e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga 26 qershori.

Duke folur për gazetarë pasi e dorëzoi lëndën në Kushtetuese, Shkëmb Manaj tha se kryesuesi i seancës konstitutive duhet ta drejtojë seancën në përputhje me rendin e ditës, duke mos kërkuar votim të fshehtë për emërimin e kryetarit të Kuvendit.

“Nuk ka vullnet politik që mund ta ndryshojë rendin e ditës së seancës konstituive sepse kjo është e përcaktuar me rregulloren e punës së Kuvendit dhe Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se ky akt i nënshtrohet vlerësimit të kushtetutshmërisë”, tha Manaj.

LDK është partia e dytë, pas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që i drejtohet Kushtetueses në lidhje me vazhdimet e seancës konstituive pas aktgjykimit të Kushtetueses nga 26 qershorit, i cili, ndër të tjera, i urdhëroi deputetët ta bëjnë Kuvendin brenda 30 ditësh.

Kushtetuesja ka 60 ditë kohë për t’iu përgjigjur kërkesës së LDK-së, por Manaj tha se shpreson se ajo do të kthejë përgjigje para 26 korrikut - që është afati i fundit i caktuar nga gjykata më e lartë e vendit për konstituimin e Kuvendit.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari – i cili vjen nga partia fituese Lëvizja Vetëvendosje – kërkoi krijimin e një komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentar, pasi kandidatja e LVV-së nuk i mori 61 votat e nevojshme në disa tentime në votim të hapur.

Partitë më të mëdha opozitare, PDK, LDK dhe AAK, e kundërshtojnë këtë mënyrë votimi dhe argumentojnë se aktgjykimi i Kushtetueses nuk e lejon një gjë të tillë dhe kërkojnë votim të hapur.

LVV ngul këmbë se aktgjykimi e lejon këtë lloj votimi dhe nuk heq dorë. Mosmarrëveshjet rreth mënyrës së votimit ka bërë që të ngecë procesi i konstituimit të Kuvendit edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Deri tani deputetët janë mbledhur plot 41 herë në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin, por secili tentim i tyre nuk ka zgjatur më shumë tre minuta përafërsisht.

Më herët gjatë ditës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ekipi i saj ligjor ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e përjashton mundësinë e votimit të fshehtë për kryetar të Kuvendit, por shtoi se për këtë nevojitet pajtueshmëri nga të gjithë deputetët paraprakisht.

Profesori Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha të premten për Radion Evropa e Lirë se problemi kryesor i moskonstituimit është politik dhe jo kushtetues.

Ai theksoi se përgjegjësinë e mbajnë të gjitha partitë, por më së shumti partia fituese në zgjedhjet parlamentare – Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 20 ditësh, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me të gjitha partitë parlamentare të mërkurën dhe enjten, por ato nuk u duk se prodhuan rezultat. Liderët e të gjitha partive parlamentare përsëritën qëndrimet e njohur ta partive të tyre përkatëse kur folën pas takimit me Osmanin./REL

kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet