LIVE UPDATES
Politike

Bozdo: Taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë një kompani private 1.7 milionë euro në vit për prokurorimet publike, Rama po kënaq klientët e qeverisë

Ai u bëri thirrje shqiptarëve të mos rrijnë duke vëzhguar zhvatësit që gjejnë teknika të reja grabitjeje por të ndërrojnë qeverinë. Bozdo tha se Rama dhe Rilindja e tij e kanë vërtetuar se të parën kanë partinë dhe xhepin e jo Shqipërinë.

5 Mars 2024, 15:00 Nga S.N
Bozdo: Taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë një kompani
Eno Bozdo

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo tha në një deklaratë për mediat se Qeveria Rama ka vendosur që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë një kompani private e cila do të bëjë prokurorimet e shërbimeve publike të qeverisë dhe agjensive shtetërore. Shuma që do jepet për kompaninë private është 1.7 miliardë euro në vit.

Bozdo tha se Rama po e bën këtë për të këanqur klientët e qeverisë dhe llogaritë offshore. 40% e tenderave të prokurorimit publik janë zyrtarisht me një ofrues të vetëm tha Bozdo.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve të mos rrijnë duke vëzhguar zhvatësit që gjejnë teknika të reja grabitjeje por të ndërrojnë qeverinë. Bozdo tha se Rama dhe Rilindja e tij e kanë vërtetuar se të parën kanë partinë dhe xhepin e jo Shqipërinë.

Deklarata e Plotë e Eno Bozdos:

Qeveria Rama ka vendosur të japë me prokurim, Prokurimin Publik. Amendimet e Ligjit për Prokurimin Publik do ta mundësojnë këtë duke filluar nga muaji prill i këtij viti. Pra, taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë një kompani private e cila do të prokurojë cdo gjë që ka lidhje me shërbimet publike të qeverisë dhe të agjensive shtetërore, afro 1, 7 miliardë euro në vit. Sikur 1% të marrë kjo kompani për “performancën” e saj, rreth 170 milionë euro do të avullojnë nga arka e shpuar e shtetit shqiptar! Sa për kujtese 140 mil euro, paguajmë ne cdo vit nga buxheti per koncesionet/PPP që nuk ekzistojnë.

Ja pra ku ndeshemi me PPP e radhës, e paimagjinueshme dhe e pa praktikuar ngha ndonjë shtet tjetër. Mos harroni se Rama pati tentuar, pa sukses, që vite më parë, të jepte me koncension edhe mbledhjen e TVSH-së.
Mesa duket, Rama, i cili sapo ka premtuar se Prokurimin Publik do të mundësojë me anë të Inteligjencës Artificiale, tashmë e ka kuptuar se ka një zgjidhje edhe më inteligjente, edhe pse shumë artificiale, për xhepin e tij: t`ia marrë fare këtë funksion thelbësor administratës. Është absurde se si administratës që paguhet nga taksat e shqiptarëve, ndër të tjera edhe për të dhënë këto shërbime, i hiqet një funksion dhe krijohet një barrë e re për xhepin e qytetarit. E gjitha për të kënaqur klientët e qeverisë dhe llogaritë offshore, po të qeverisë.

Edi Ramës duhet ti jetë mbushur mendja nga “suksesi i jashtëzakonshëm i PPP-ve të Check-Up, të Strerilizimit, të Laboratorëve, të Inceneratorëve, të Portit të Durrësi,t e kështu me radhë. Me sukses, të dashur shqiptarë, kuptoni vetëm një gjë: mbushjen e xhepave të Ramës dhe bandës së tij. Në qershor 2010, Organizata e Kombeve të Bashkuara, i akordoi Shqipërisë vendin e dytë në botë për “eficencën dhe trasparencën në shërbimet publike”. Sepse Shqipëria u bë vendi i parë në botë që aplikonte 100% prokurimin elektronik për të gjitha shërbimet publike, duke rritur në nivelin më të lartë trasparencën dhe efikasitetin e këtij shërbimi.

Si rezultat, u rrit ndjeshëm numri i bizneseve që merrnin pjesë në prokurim dhe në të njëjtën kohë u ul ndjeshëm oferta kundrejt fondit limit. Shqipëria, në këtë mënyrë arriti të kursente rreth 80 deri 100 milionë euro në vit.
Që nga viti 2010 shumë kohë ka kaluar, por hapat e Shqipërisë në këtë aspekt kanë qenë mbrapsht, duke e kthyer sistemin e prokurimit publik në një strehë të madhe kusarësh. 40% e tenderave të prokurimit publik janë zyrtarisht me një ofertues të vetëm, dhe thuajse 99% të gjitha procedurave përfundojnë te kufiri i fondit limit. Me pak fjalë, nuk ka asnjë garë, por edhe kur ka, ajo është në letër sepse gjithcka është vendosur më parë.
Tenderat në cdo sektor janë të paracaktuar, dhe për ato paguhen në dorë 30% e shumës së prokuruar.

Që shqiptarët të mos rrinë duke vështruar zhvatësit që gjejnë teknika të reja grabitjeje, duhet ndërruar qeveria, jo populli. Edi Rama dhe Rilindja e kanë thënë dhe vërtetuar se kanë të parën partinë dhe xhepin, jo Shqipërinë. Për këtë ata duhen qëruar nga zyrat: O sot, o kurrë!

eno bozdo pd edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet