All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

BIRN: Nga arratia në Zvicër, Ahmetaj hap thesin për të lobuar në SHBA

i i kërkoi SPAK të hetojë çështjen e incineratorit të Tiranës përmes praktikës së “ndjekjes së parave”, ndërsa deklaroi se rezultatet e një hetimi të tillë do ‘t'i trondisin shqiptarët'.

6 Shkurt 2024, 11:53 Nga I.A
BIRN: Nga arratia në Zvicër, Ahmetaj hap thesin për të
Arben Ahmetaj
All - Paragraf - 1

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj nënshkroi një kontratë me vlerë 150 mijë dollarë për të informuar qeverinë amerikane për pretendimin se akuzat e shumëfishta për korrupsion kundër tij në Shqipëri janë “të pavërteta”. Dokumentet e lobimit, të depozituara nga kompania lobuese e kontraktuar nga Ahmetaj, incidentalisht zbulojnë gjithashtu se ish-zëvendëskryeministri banon aktualisht në Lugano të Zvicrës, qyteza piktoreske e njohur si rezidencë për banka dhe për biznesmenë, në brigjet e liqenit me të njëjtin emër në kufi me Italinë. [Kliko për të lexuar dokumentin]

Ahmetaj është në arrati nga drejtësia shqiptare, i kërkuar që nga qershori i vitit të kaluar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se ai dhe familjarë të tij kanë përfituar vila dhe pagesa me vlerë qindramijëra euro nga biznesmenët në Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, gjithashtu në arrati nga drejtësia shqiptare. Sipas SPAK, Zoto ka përdorur kartën e tij bankare si dhe llogaritë e kompanisë ITS për të paguar shpenzime të ndryshme për Ahmetajn dhe të afërm të tij, përfshirë hotele luksi në vende të ndryshme apo shpenzimet për rinovimin e një apartamenti.

Ahmetaj pretendon se është i pafajshëm ndaj akuzave. Në një intervistë për televizionin Syri, ai deklaroi se ka marrë kërcënime me jetë, ndërsa nuk zbuloi se ku gjendej. Ai i kërkoi SPAK të hetojë çështjen e incineratorit të Tiranës përmes praktikës së “ndjekjes së parave”, ndërsa deklaroi se rezultatet e një hetimi të tillë do ‘t'i trondisin shqiptarët'.

Zyrtarisht, SPAK është ende duke hetuar në shumë drejtime skandalin e incineratorëve, i cili u ka kushtuar shqiptarëve deri më sot minimalisht 150 milionë euro. Veçmas, Ahmetaj akuzohet për abuzim me detyrën në dëm të pronarëve të tokës në rastin e privatizimit të një ngrehine shtetërore që dikur ka qenë fabrikë buke në rrugën 5 maji në Tiranë. Sipas akuzave, Ahmetaj refuzoi të zbatojë një vendim gjykate që i kërkonte të rivlerësonte aksionet që i takonin pronarëve të tokës në kompaninë shtetërore para privatizimit, duke i hequr atyre pjesën dërrmuese të asaj që gjykata i kishte caktuar dhe duke e shitur tokën si aset të kompanisë në ankand.

Kompania e lobimit të kontraktuar nga Ahmetaj, Prism Group thotë në deklaratën e saj në Regjistrin e Agjentëve të Huaj, FARA në SHBA se ajo “do të advokojë për llogari të dy të huajve: Arben Ahmetaj dhe Erjola Flamur Hoxha, që të dy shtetas shqiptarë”. Deklarata thotë se lobuesit kanë në plan “të kontaktojnë elemenentë të ekzekutivit dhe legjislativit të qeverisë së shtetit amerikan në përmbushje të detyrimeve kontraktore”.

Synimi i lobimit është “të edukojë politikëbërësit mbi akuzat penale të pavërteta të ngritura ndaj klientit nga Qeveria e Shqipërisë”.

Ahmetaj merr përsipër të paguajë 150 mijë dollarë për zbatimin e kontratës, nga të cilat 50 mijë paguhen menjëherë me nënshkrimin, ndërsa pjesa tjetër paguhet në 4 këste nga 25 mijë dollarë çdo muaj deri në korrik.

Politikanë të ndryshëm shqiptarë janë përpjekur në të shkuarën të ndikojnë mbi qeverinë e Shteteve të Bashkuara për problemet e tyre me drejtësinë, por rezultati i këtyre përpjekjeve ka qenë i paqartë. Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri janë dy politikanë që janë përpjekur të zgjidhin përmes lobimit në SHBA problemet që kanë pasur me drejtësinë në Shqipëri.

Marrë nga Reporter.al

arben ahmetaj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet