Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Boçi nënvizoi me ironi faktin se Rama festoi sot një datë që e kishte festuar tashmë 4 vite më parë, kur gënjeu sy më sy shqiptarët se negociatat ishin hapur.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me vendimin për hapjen e negociatave dhe ceremoninë e mbajtur prej kryeministrit Rama këtë të mërkurë, ku në ambientet e Kryeministrisë u ngrit krahas flamurit të Shqipërisë edhe ai i Bashkimit Evropia. Përmes një deklarate për media nga selia blu, Boçi nënvizoi me ironi faktin se Rama festoi sot një datë që e kishte festuar tashmë 4 vite më parë, kur gënjeu sy më sy shqiptarët se negociatat ishin hapur.
DEKLARATA E BOÇIT:
Edi Rama u kthye nga Brukseli dhe nxori orkestrën në rrugë për të festuar një datë që ka 10 vjet që e mban peng. Festoi siç e ka zakon, edhe para katër vjetësh, me dekorata, shampanjë dhe fishekzjarrë hapjen e negociatave duke i gënjyer shqiptarët sy për sy, se negociatat ishin hapur. Ngriti flamurin e BE ndërkohë që vlerat e saj i nëpërkëmb çdo ditë. Mjaft të kujtoni fyerjet në adresë të përfaqësuesve të vendeve europiane kur i kritikuan amnistinë fiskale. Foli si monist për opozitën dhe e konsideroi të ndarë, duke i mbyllur sytë para bashkimit të madh popullor dhe opozitar më 7 korrik. Partia Demokratike e ka përshëndetur dhe do ta mbështesë pa asnjë hezitim procesin e çeljes së negociatave, duke theksuar se ato i hapen Shqipërisë dhe prirjes europiane të vendit, jo qeverisë.
Ne jemi partia e integrimit, e idesë së parë të tij, e nënshkrimit të MSA, paraqitjes së kërkesës për pranimin e Shqipërisë si vend anëtar ne BE, liberalizimit të vizave dhe marrjes së statusit të vendit kandidat nga Komisioni, të cilin e bllokoi Edi Rama. Jemi partia e anëtarësimit të plotë të vendit në NATO. si të tillë dhe si shqiptarë, duam të ju bëjmë me dije disa teza të ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare në lidhje me atë që cilësohet si ‘çelje negociatash’ dhe procesin në vijim: Për të filluar negociatat, vendi kandidat duhet të plotësojë vetëm kriteret politike, të tjerat duhet të përmbushen gjatë fazës së negociatave; Nëse vendi nuk bën progres negociata ngecin në vend; Çdo vend anëtar mund të kundërshtojë mbyllje ose hapjen e kapitujve të anëtarësimit; Secili vend anëtar mund të pengojë avancimin e negociatave, nëse nuk përmbushen kriteret e kërkuara. Reagimi i Bundestagut gjerman dje ishte i qartë në këtë pikë.
BE nuk do të jetë thjesht vëzhguese dhe këshilluese në proceset e brendshme nga sot e tutje. Kjo do të rrisë presionin mbi qeverinë dhe do t’ia bëjë të vështirë që të mbulojë të metat dhe hilet me propagandë. ë gjitha këto dëshmojnë se, për Edi Ramën procesi i negociatave është mision i pamundur.Partia Demokratikegaranton shqiptarët se do jetë ajo lokomotivë e këtij procesi.
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se procesin e anëtar&eu...
Momenti i ngritjes së flamuri të BE në Kryeministri TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka ndarë f...
Edi Rama, kryeminister TIRANE- Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur sot se do të ndryshojë rrënjësisht raportin e tij dhe të ...
Edi Rama TIRANË- Ndërkohë që ditën e djeshme vendi ynë çeli zyrtarisht negociatat me Bashkimin Europian, gjencia ...
Oerd Bylykbashi TINRAË- Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, tha se sipas edhe dy konsulencave të huaja, numri më i përshtat...
Ivi Kaso TIRANË- Ivi Kaso përfaqësues i PD shprehet se reforma Zgjedhore dhe Territoriale duhet të ecin në të njëjt...
Oerd Bylykbashi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një konferencë për mediat u shpreh se Refo...
Oerd Bylbashi, Ylli Asllani dhe Ivi Kaso TIRANË- Partia Demokratike me anë të një konference për shtyp të tre përfaq&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së kreut t&eu...
Oerd Bylykbashi TIRANË-Partia Demokratike me anë të një konference për shtyp të tre përfaqësuesvbe të ...