16 Mars 2023, 17:12
Nga A.B
Bledi Cuci
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka sqaruar sot në Kuvend prezencën e DEA-s në Shqipëri. Duke iu përgjigjur interesimit të deputetëve, ai tha se nuk bëhet fjalë për një zyrë, por për një person permanent.
“E para njëherë ajo nuk është zyrë, por një person që DEA e ka caktuar të jetë permanent në Tiranë. Deri më sot ne bashkëpunonim me DEA-n përmes zyrës që ka në Athinë. Si rezultat i intensifikimit të bashkëpunimit që kemi pasur dy vitet e fundit me këtë zyrë dhe si nevojë për të qenë në një nivel bashkëpunimi të sinkronizuar, të dy dhe DEA dhe Policia e Shtetit, ranë dakord që të kishte një person që do të ishte rezident në Shqipëri që do të bashkëpunonte me Policinë e Shtetit dhe me SPAK”, deklaroi Ministri i Brendshëm.
Lidhur me numrin e vënë në dispozicion nga kjo agjenci, ministri Çuçi deklaroi se kjo është plotësisht e koordinuar me Policinë e Shtetit dhe SPAK.
“Sa i përket numrit, është e koordinuar plotësisht me Policinë e Shtetit dhe me SPAK-un sepse informacionet për të shkuar më tej në një proces hetimor do të ndahen me Policinë e Shtetit dhe me SPAK. Nuk është për t’u shqetësuar prezenca e një përfaqësuesi, por është shenjë bashkëpunimit në nivelin më të lartë”, deklaroi Ministri i Brendshëm.
bledi çuçi
Politike
16 Mars 2023, 17:14
k.m.
Foto ilustruese
Nis mbledhja, Rama mbledh Kryesinë tek selia e PS
vijon......
Politike
16 Mars 2023, 15:46
A.B
Mbledhja
TIRANË-Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve detyroi sot KQZ-në të regjistrojë Partinë Demokratike me kryetar të koma...
Politike
16 Mars 2023, 15:34
I.A
Damian Gjiknuri
TIRANË- Sekretari i Përgjigjshëm i PS-së Damian Gjiknuri ka sulmuar kreun e PD-së Sali Berisha pas akuzave t&...
Politike
16 Mars 2023, 15:31
F.M
Zev Shalev dhe Mark Crawford
SHBA- Mark Crawford, kryetar emeritus i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri ka bërë di...
Politike
16 Mars 2023, 15:23
I.A
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka deklaruar se Partia Socialiste po i heq pushtetin Parlamentit. Gjatë fjalë...
Politike
16 Mars 2023, 15:18
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KAS për regjistrimin e PD në zgje...
Politike
16 Mars 2023, 15:12
A.B
Ledjo Nuraj
TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i grupit të Berishës, Ledjo Nuraj e ka cilësuar maskaradë vendimin e KAS, që...
Politike
16 Mars 2023, 15:08
A.B
Indrit Sefa
TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa tha se vendimi i komisionerit...
Politike
16 Mars 2023, 15:08
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të KAS për ta regjistruar PD-në ...
Politike
16 Mars 2023, 15:01
I.A
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka komentuar në lidhje me përjashtimin e PL-së n...