11 Nëntor 2022, 12:26
Nga e.k
Komisioni i Ekonomisë
TIRANË- Është shoqërua me debate mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave gjatë kohës që po diskutohej fasha 800 KW dhe i pranishëm ishte zëvëndësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja. Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku u shpreh se fasha është e panevojshme duke akuzuar qeverinë se po abuzon me krizën duke e quajtur këtë të padrejtë. Duke iu përgjigjur deputetes demokrate Bejtja tha se për vendosjen e kësaj fasha është bërë një analizë e gjatë nga ministria. Në fund të diskutumeve akti normativ i ministrisë së Infrastrukturës është miratuar vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës.
DISKUTIMET:
Joroda Tabaku: Çmimi në tregun ndërkombëtar në nivelin e para luftës. Fasha, a është e nevojshme? Konsumi për familjet shqiptare, më i ulët se vendet e tjera të rajonit, nga krahu tjetër çmimi për +800 KWh, është më nga më të lartat.
Ilir Bejtja: Vendimi është marrë tashmë, ka rezerva te brendshme! Për fashën 800 KW/h, kemi bërë një analizë, se sa janë konsumet ditore për ta krijuar mjedisin e përshtatshëm mesatar për të jetuar. Kemi bërë një listë, mbi konsumet kryesore, gatimi, ngrohja, akomodimi, kufiri është nën 800 këh, por ne e kemi rrumbullakosur. Është 2.7 herë më shumë se në 2013. Me 300 kw asokohe mendohej se një familje mbulonte nevojat kryesore pa ngrohjen, ne me llogarinë tonë bashkë me ngrohjen rezulton diccka mbi 500 këh, ndërsa ne e kemi vendosur 800 këh, që mund të evitohet. Pra ai konsumator që i duhet më shumë, ne mendojmë se ai 1 kwh më shumë duhet ta paguaj pak më shtrenjtë.
Jorida Tabaku: Çmimi vetëm tre muaj ka qenë më i lartë në bursë dhe këtë e keni paguar nga buxheti shtetit. Keni alokura një fond. Ju po abuzoni, e padrejtë.
Ilir Bejtja: Ne se marrim në konsideratë si ka qenë, por ne shohim cost recovery, pra sa na del kosto për 1 këh për të mbuluar konsumatorët e mbi 800 kwh. Është përballuar pjesa më e madhe nga buxheti. Pritet të kemi deri në fund të vitit 28 miliard lekë, 256 mln euro. Ne na ndihmojnë reshjet për të mbajtur nën kontroll dhe importin. Nuk është fare e vërtet që çmimi ka qenë I ulët, 346.63 euro për gjithë vitin si mesatare për vitin tjetër 2023. Këto parashikohen çmimet e bursës. S’po shohim gazin, pasi ne nuk e përdorim këtë. Pritshmëritë janë që në vitin tjetër të futen në lojë fotovoltaikët, të paktën në 6-mujroin e dytë. Kjo do ndryshoj dhe mënyrën se si menaxhohet energjia, pasi ne kemi pikun e konsumit në mes të ditës… Kjo është llogari. Masa edukuese. 75 mln euro është efekti ekonomik, 19% e totalit të konsumit. 3.48% janë konsumatorët që përfshihen, ose 39 100 familje.
komisioni i financave ilir bejtja jorida tabaku
Politike
11 Nëntor 2022, 12:33
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha tha se qeveria është duke u përpjekur të mbyllë hetimin për inc...
Politike
11 Nëntor 2022, 12:32
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se shumë shpejt do të përballet me qy...
Politike
11 Nëntor 2022, 12:20
f.g
Sali Berisha, kryetar i PD
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është duke shkelur 3 ne...
Politike
11 Nëntor 2022, 12:17
I.A
TIRANË- Seanca për lirimin me kusht të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka është shtyrë për të premten tje...
Politike
11 Nëntor 2022, 11:56
e.k
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Ligjeve gjatë kohës ku po raportonte z&eu...
Politike
11 Nëntor 2022, 12:06
I.A
Erion Braçe
DIVJAKË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për plagosjen e kreut të Bashkisë së Divjakës F...
Politike
11 Nëntor 2022, 11:59
f.g
Ervin Salianji dhe Ardi Veliu
TIRANE- Një dhuratë për ish-kryepolicin Ardi Veliu, tashmë drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Po...
Politike
11 Nëntor 2022, 11:48
Artan Rama
Laguna
Një vendim i vonuar i Këshillit të Ministrave që ndryshon statusin dhe sipërfaqen e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-N...
Politike
11 Nëntor 2022, 11:43
I>A
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit. Pasi ka...
Politike
11 Nëntor 2022, 11:25
f.g
Safet Gjici, presidenti Begaj dhe gazetari
KUKES- Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës ka dhënë një shfaqje jo të hijshme n&...