“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
VIDEO/ Deda 'shpalos' programin me humor: Veliaj do bëjë pushime me lekët e mamit më 15 maj, pedofili politik!
Deda fajësoi kryebashkiakun për çdo stres të shkaktuar në familjet që banojnë në kryeqytet. Ai tha se do të bëjnë të kundërtën e asaj që bën Veliaj.
20 Nëntor 2022, 23:25Nga F.M
Julian Deda
TIRANË- Kandidati i Primareve për Tiranën, aktori Julian Deda e ka shpalosur me humor programin e tij për Bashkinë Tiranë. Në fjalën e tij, Deda fajësoi kryebashkiakun për çdo stres të shkaktuar në familjet që banojnë në kryeqytet. Ai tha se do të bëjnë të kundërtën e asaj që bën Veliaj, të cilin e konsideroi një pedofil politik. Në fund tha se kryebashkiaku, më datë 15 maj do të bëjë pushime me nënën e tij.
"Unë kam qenë disa herë në këtë zonë, kemi bërë takime shumë të bukura, kam qenë në pozitën kur kërkojnë vota për dikë tjetër, për vetë qenka e vështirë. Gjithë këto vite i kam shërbyer njerëzve. Arti në vetvete këtë ka si qëllim. Jam mësuar të shërbej, diku kokëulur e diku kokëngritur. Ju do na pyesni ne për program. Në fakt kemi vizion, e jo program. Në 9 vite demokratët humbën kontaktin me njëri-tjetrin për shkak të keqmenaxhimit nga lidershipi i kaluar. Ne jemi të 7-të përballë Erion Veliajt. Ne do bëjmë të kundërtën e asaj që ka bërë Erion Veliaj. Ky qytet prej tij nuk po buzëqesh më. Që do e fitojmë këtë garë, nuk diskutohet fare. Ai është pedofil politik, keni parë ju, mbledh fëmijët rreth e qark dhe del në foto. Nga keqmenaxhimi i atij, sot Tirana është e pistë, na sëmuren fëmijët, ka trafik, çdo stress e çojmë në shtëpi. Shkon burri istresuar dhe ja shfryn gruas. Veliaj më 15 maj do marrë dhe mamin e do bëjë pushime me lekët e mamit se është mësuar,"-tha Deda.