Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit Flamingo": Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
PE: Të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura e investimet strategjike 17 Qershor, 15:38 "Ndrys...
Berisha: Rama po kërcënon personalisht protestuesit, kërcënimet ndaj deputetes Koçeku janë të dënueshm...
U dhuna së bashku me gruan, Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj 17 Qershor, 12:59 ...
Në një reagim publik, Bardhi theksoi se PE-ja mbështet kërkesat e qytetarëve, duke i bërë thirrje qeverisë të shfuqizojë ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat bien ndesh me standardet e Kapitullit 27 të negociatave me BE-në.
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama pas qëndrimeve të këtij të fundit lidhur me Raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë.
Në një reagim publik, Bardhi theksoi se PE-ja mbështet kërkesat e qytetarëve, duke i bërë thirrje qeverisë të shfuqizojë ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat bien ndesh me standardet e Kapitullit 27 të negociatave me BE-në.
Sipas Bardhit, eurodeputetët kanë shprehur shqetësim serioz për zhvillimet në zonën Vjosa-Nartë dhe kanë kërkuar një moratorium për çdo ndërhyrje apo leje ndërtimi në këto zona. Ai shtoi se çdo projekt duhet t'i nënshtrohet vlerësimeve rigoroze mjedisore dhe konsultimeve transparente me publikun.
Reagimi i Bardhit:
"Parlamenti Evropian flet me një zë të unifikuar me qytetarët shqiptarë që protestojnë prej ditësh: të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me kërkesën e kahershme të Komisionit dhe Parlamentit Evropian, si dhe me kriteret përmbyllëse të Kapitullit 27.
Por Edi Rama, që duket se ka humbur edhe sensin e të kuptuarit, bën sikur nuk di të lexojë.
Amendamenti shtesë i miratuar sot nga Parlamenti Evropian në Raportin për Shqipërinë:
* shpreh shqetësim serioz se zhvillimet e vazhdueshme brenda zonës së mbrojtur Vjosa-Nartë tregojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve ligjore dhe rreziqet që ato sjellin për zonat me vlera të njohura ekologjike;
* shpreh se po ndjek nga afër protestat masive paqësore që po zhvillohen në këtë drejtim;
* u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të pajisjes me leje, punimet ndërtimore dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa të shfuqizohen dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me kërkesën e kahershme të Komisionit dhe Parlamentit Evropian, si dhe me kriteret përmbyllëse të Kapitullit 27, dhe derisa të sigurohet përputhshmëria e plotë me standardet e BE-së për mbrojtjen e natyrës; dhe
* thekson se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile.
Tani Edi Rama ka vetëm një detyrë: të dëgjojë zërin e eurodeputetëve dhe të shfuqizojë ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura. Projektligji është depozituar prej nesh në Kuvend prej një muaji dhe pret votën e deputetëve.", shkruan Bardhi./Dosja.al
pamjet nga protesta TIRANË- Revista prestigjioze britanike The Economist i ka kushtuar një artikull vendit tonë lidhur me zhvillimet e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Rama njoftoi se eurodeputetët rrëzuan amendamentin për Vjosë-Nartën, duke konfirmuar se zonat e...
pamje nga protestat TIRANË- Sot, Parlamenti Europian miratoi rezolutën e tij mbi Raportin e Komisionit të vitit 2025 për Shqipërin...
Artur Metani TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, deklaroi këtë mërkurë se procesi i vettin...
Edi Rama, Katherina Reiche BERLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Berlin ka zhvilluar një takim me Ministren Federa...
foto ilustruese BRUKSEL- Parlamenti Evropian ka miratuar këtë të mërkurën në Bruksel raportin për Kosovën, duke ria...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se kryeministri Rama po kërcënon personalisht protestuesit. Gja...
Gjetan Gjetani Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka bërë një denoncim ditën e sotme për kërcënime pa...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se as Enver Hoxha nuk mund të fliste siç foli sot kryeministri Rama n&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh me bindje se gjatë qeverisjes së PD, asnjë kullë nuk ësht...