Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit Flamingo": Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
PE: Të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura e investimet strategjike 17 Qershor, 15:38 "Ndrys...
Berisha: Rama po kërcënon personalisht protestuesit, kërcënimet ndaj deputetes Koçeku janë të dënueshm...
U dhuna së bashku me gruan, Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj 17 Qershor, 12:59 ...
Në dokumentin e miratuar, eurodeputetët mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022 dhe i bëjnë thirrje Këshillit të BE-së që të ftojë Komisionin Evropian të dërgojë pyetësorin për anëtarësim, si dhe të ecë përpara me procedurat që do t'i hapnin rrugë dhënies së statusit të vendit kandidat, sapo të përmbushen kriteret përkatëse.
BRUKSEL- Parlamenti Evropian ka miratuar këtë të mërkurën në Bruksel raportin për Kosovën, duke riafirmuar mbështetjen për rrugën evropiane të vendit dhe duke përsëritur thirrjen që pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë pa vonesa të mëtejshme. Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social "X" se raporti u votua me 412 vota pro, 174 kundër dhe 58 abstenime.
"Vazhdimi i reformave dhe progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbeten thelbësore në rrugën evropiane të Kosovës", ka shkruar Terras.
One of the key enlargement votes of June plenary. @Europarl_EN has adopted my report on #Kosovo with a strong majority:
— Riho Terras (@RihoTerras) June 17, 2026
✅ In favour: 412
❌ Against: 174
⚪ Abstentions: 58
Continued reforms and progress in the #EU-facilitated dialogue remain essential on the ????????path.@EPPGroup pic.twitter.com/FfsPBAqGre
Në dokumentin e miratuar, eurodeputetët mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022, dhe i bëjnë thirrje Këshillit të BE-së që të ftojë Komisionin Evropian të dërgojë pyetësorin për anëtarësim, si dhe të ecë përpara me procedurat që do t'i hapnin rrugë dhënies së statusit të vendit kandidat, sapo të përmbushen kriteret përkatëse.
Po ashtu, raporti u bën thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të ndërmarrin këtë hap, në mënyrë që vendi të trajtohet në baza të barabarta me shtetet e tjera aspirante për anëtarësim. Megjithatë, raporti shpreh shqetësim për situatën e brendshme politike në Kosovë.
Eurodeputetët vlerësojnë se viti 2025 është karakterizuar nga ngërçi politik dhe polarizimi, ndërsa paralajmërojnë se vazhdimi i bllokadës institucionale pas zgjedhjeve të 7 qershorit mund të ndikojë negativisht në proceset integruese dhe në përfitimin e fondeve evropiane.
Sipas raportit, ekziston rreziku që Kosova të humbë mjete të konsiderueshme financiare nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse nuk arrin t'i përmbushë obligimet dhe kriteret e parapara brenda afateve të përcaktuara. Në të njëjtën kohë, Parlamenti Evropian ka vlerësuar se zgjedhjet e vitit 2025 janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe ka përshëndetur formimin e qeverisë, ndonëse ka shprehur keqardhje për mungesën e kompromisit politik për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Raporti rikujton gjithashtu mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të 22 korrikut 2010, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Po ashtu, eurodeputetët kanë mirëpritur deklaratën për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke vlerësuar se ajo kontribuon në forcimin e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve hibride të sigurisë në rajon./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se kryeministri Rama po kërcënon personalisht protestuesit. Gja...
Gjetan Gjetani Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka bërë një denoncim ditën e sotme për kërcënime pa...
Sali Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se as Enver Hoxha nuk mund të fliste siç foli sot kryeministri Rama n&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh me bindje se gjatë qeverisjes së PD, asnjë kullë nuk ësht...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se agjencitë e vendeve partnere po shembin nar...
Albana Vokshi TIRANË- Një debat mes deputetes së PD-së, Albana Vokshi dhe Igli Hasanit është zhvilluar ditën e sotm...
Parlamenti Europian STRASBURG- Parlamenti Europian ka miratuar ditën e sotme raportin për Shqipërinë. Me 483 vota pro dhe 103...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka postuar sërish një mesazh i cili supozohet se ka ardhur...
Marjana Koçeku TIRANË- Dosja.al i është drejtuar Policisë së Shtetit në lidhje me denoncimin publik të deputetes ...
Marjana Koceku TIRANË- Avokati i familjes Bajraj ka reaguar pas deklaratës publike të deputetes Marjana Koçeku, duke i cilësuar ...