Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit Flamingo": Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
PE: Të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura e investimet strategjike 17 Qershor, 15:38 "Ndrys...
Berisha: Rama po kërcënon personalisht protestuesit, kërcënimet ndaj deputetes Koçeku janë të dënueshm...
U dhuna së bashku me gruan, Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj 17 Qershor, 12:59 ...
Vokshi theksoi se nëse krimi i organizuar ka arritur në nivelet që kërcënon edhe një deputete, qytetari i thjeshtë nuk merret fare në konsideratë nga ta.
TIRANË- Një debat mes deputetes së PD-së, Albana Vokshi dhe Igli Hasanit është zhvilluar ditën e sotme në komisionin e Jashtëm. Shkak për këtë është bërë kërcënimi që deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku mori nga fisi Bajri në Shkodër. Në lidhje me këtë, Vokshi u shpreh se ky është një shqetësim që shkon përtej përkatësive politike dhe prek themelet e shtetit të së drejtës.
Ajo tha se kolegët socialistë duhet të solidarizohen dhe të reagojnë në lidhje me këtë rast. Vokshi theksoi se nëse krimi i organizuar ka arritur në nivelet që kërcënon edhe një deputete, qytetari i thjeshtë nuk merret fare në konsideratë nga ta.
Në lidhje më këtë, kryetari i komisionit Igli Hasani tha se Koçeku mund të bënte denoncimin në polici, jo të përdorte rrjetet sociale. Sipas tij, denoncimi është më efikas për të garantuar shtetin e së drejtës dhe forcimin e tij.
Debati në Komision
Albana Vokshi: Dhe dua të ngrej një shqetësim të një lajmi të minutave të fundit, që sapo është shpërndarë në të gjitha mediat. Është një njoftim në një postim në rrjetet sociale të koleges tonë, e cila është edhe sekretare për më tepër e këtij komisioni, koleges Koçeku. E para sepse është grua dhe dua të shpreh solidaritetin tim.
E dyta është një shqetësim që shkon përtej përkatësive politike dhe prek themelet e shtetit të së drejtës, por prek edhe rrugën e Shqipërisë në integrimin europian. Ajo ka deklaruar që është kërcënuar nga persona apo grupe kriminale duke paralajmëruar se nëse familja e saj do të preket, do të ketë pasoja të rënda.
Unë mendoj që nëse kjo ngjarje është e vërtetë, është një ngjarje tronditëse dhe i bëj thirrje të gjitha kolegeve, për më tepër kolegeve socialiste, që të solidarizohen dhe të reagojnë. Përtej gjuhës që është përdorur në këtë reagim, pyetja që duhet ta shqetësojë komisionin tonë është: si është e mundur që një deputete, një përfaqësuese e popullit, ndjehet e kërcënuar nga grupet kriminale?
Dhe nëse krimi i organizuar është në gjendje që të ushtrojë këtë presion apo këto kërcënime ndaj një deputeteje, pavarësisht se cilës parti i përket apo pa parti fare, një deputeteje, një gruaje, atëherë çfarë ndodh me qytetarin e thjeshtë? Çfarë garancie kanë qytetarët e zakonshëm? Dhe ky nuk është vetëm një problem i rendit publik, është një çështje që prek drejtpërdrejt procesin e integrimit europian. Komisioni Europian, Parlamenti Europian, raportet e ODIHR-it kanë theksuar vazhdimisht nevojën për rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar, forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e institucioneve demokratike, dhe sidomos ndikimin e krimit të organizuar.
ODIHR-i ka përmendur lidhjen e krimit të organizuar me pushtetin dhe ndikimin në zgjedhje. A janë pikërisht këto grupe kriminale që i shërbejnë Partisë Socialiste për të marrë më shumë mandate në Shkodër, të cilat tani po kthehen në mjete shantazhi për ato që po rrezikojnë pushtetin e kësaj mazhorance dhe të kryeministrit? Sigurisht kjo pyetje nuk u drejtohet atyre që janë këtu pikërisht në parlament prej mbështetjes së grupeve kriminale, po i bëj thirrje çdo deputeti që ka punuar dhe ka ardhur me votat dhe me mbështetjen popullore...
Të mos jetojnë nën frikën se do shkojë do t'i kërcënohet familja apo do të kërcënohen ata vetë. Pra unë i bëj thirrje të gjithë kolegeve gra të PD-së, të PS-së jo vetëm të solidarizohen me kolegen nëse kjo ngjarje ka ndodhur dhe është e vërtetë, por i ftoj kolegët e PS-së ta ndjekin shembullin e deputetes Koçeku dhe të distancohen nga mungesa e transparencës, arroganca, kapja e shtetit, korrupsioni dhe për më tepër lidhja e krimit me pushtetin.
Igli Hasani: Zonja Vokshi, të gjithë deputetët e këtij parlamenti të nderuar kanë ardhur përmes votës së lirë. Këtu nuk ka përfaqësues të krimit. Nuk ka votë të krimit. Rezultatet për të gjithë njësitë kanë qenë të qarta. Procesi ka qenë transparent. Pa dyshim që kushdo që ndihet i kërcënuar, kushdo që ka minimumin e një indicie, duhet t'i drejtohet organeve të policisë së shtetit menjëherë nëse ka qoftë dhe një kërcënim të çfarëdo lloj përmase. Se kush zgjedh Instagramin për të bërë deklarata kjo nuk është puna ime fare. Është e rëndësishme që ne për çdo shqetësim që kemi duhet t'i drejtohemi organeve në mënyrat më të shpejta dhe më efikase për të garantuar padyshim atë që kemi vite që e garantojmë të gjithë së bashku, shtetin e së drejtës, forcimin e shtetit të së drejtës. Dhe në këtë mënyrë ne thjesht i bëjmë një kontribut shoqërisë dhe nuk e kthejmë shoqërinë në postime. Kështu që këtu po e lë, po ja jap prapë fjalën patjetër.
Albana Vokshi: Nga fjala juaj kuptova që dhe ju bashkoheni që nëse ka diçka të vërtetë duhet hetim i menjëhershëm, madje dhe raportim në këtë komision. Por shqetësimi që kam unë është si është e mundur që një deputete, nëse është e vërtetë, të kërcënohet. Nëse Marianës i shkojnë Bajrat, mua më kanë ardhur Xhabafatët, më kanë kërcënuar mua dhe familjen time. Nëse në qarqe të tjera shkojnë dhe kërcënojnë grupet kriminale të lidhura me pushtetin... nëse Rama i quan protestuesit fashistë, normal që mbillet urrejtje dhe përçarje. Kjo është ajo që mua më shqetëson. Dhe ne këtu në këtë komision nuk mund të bëjmë sikur s'ka ndodhur asgjë.
Sepse është çështje e sundimit të ligjit. Dhe ne e trajtojmë në këtë komision. Dhe për aq kohë sa Rama është kryeministër, nuk mund të ketë sundim ligji. Dhe nëse Rama është i lidhur, duhet të distancohet. Ashtu sikurse unë pres që dhe të gjithë ju të distancoheni nga këto shantazhe ndaj një kolegeje. Ligjin Ramës ja bëjnë bandat. Siç e bëjnë Bajrat në Shkodër, e bëjnë bandat e tjera në pothuajse të gjitha qarqet. E keni të shkruar e zeza mbi të bardhë në raportin e ODIHR-it, ndikimet kriminale. I keni të zezë mbi të bardhë në raportin e Komisionit Europian për luftën ndaj krimit të organizuar. E keni tek IBAR-i, e keni tek raporti i AFET-it. Pra hajde të ndihmojmë, hajde të reagojmë sa jemi në kohë që situata të mos përkeqësohet. Sepse unë e kam provuar në lëkurë. E kam provuar unë dhe vajza ime në lëkurë kërcënimin që më është bërë brenda qendrës së votimit dhe ende sot nuk ka asnjë hetim. Ende sot nuk ka hetim! Dhe sigurisht unë si nënë jam e frikësuar derisa fëmijët e mi të vijnë në shtëpi. Si do ta lëmë ne këtë, nëse kryeministri nuk reagon ndaj këtyre? Si do ta lëmë situatën të rrjedhë kështu?/Dosja.al
Parlamenti Europian STRASBURG- Parlamenti Europian ka miratuar ditën e sotme raportin për Shqipërinë. Me 483 vota pro dhe 103...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka postuar sërish një mesazh i cili supozohet se ka ardhur...
Marjana Koçeku TIRANË- Dosja.al i është drejtuar Policisë së Shtetit në lidhje me denoncimin publik të deputetes ...
Marjana Koceku TIRANË- Avokati i familjes Bajraj ka reaguar pas deklaratës publike të deputetes Marjana Koçeku, duke i cilësuar ...
Edi Rama TIRANË- Kryeminstri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestat që po zhvillohen prej 17 ditësh në T...
Albana Koçiu TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte e pranishme sot në ceremoninë përmbyllëse t&...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ishte i pranishëm në ceremoninë e përfundimit të...
Sokol Çomo TIRANË- Ceremonia përmbyllëse e Procesit të Rivlerësimit Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokuror...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partsië Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD e mbështet plotësisht protest&...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka bërë një denoncim ditën e sotme pë...