Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit Flamingo": Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëhe...
PE: Të shfuqizohen ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura e investimet strategjike 17 Qershor, 15:38 "Ndrys...
Berisha: Rama po kërcënon personalisht protestuesit, kërcënimet ndaj deputetes Koçeku janë të dënueshm...
U dhuna së bashku me gruan, Skënder Nika: U prezantuan si RENEA. Kishin automatikë dhe shkopinj 17 Qershor, 12:59 ...
Kryedemokrati foli edhe për çmimet dhe qeran, për të cilat tha se janë stratosferike dhe nuk janë në raport me rrogën mesatare.
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se as Enver Hoxha nuk mund të fliste siç foli sot kryeministri Rama në Berlin. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha tha se Rama vazhdon e përdor udhëtimet ndërkombëtare për të sulmuar protestën.
Kryedemokrati foli edhe për çmimet dhe qeran, për të cilat tha se janë stratosferike dhe nuk janë në raport me rrogën mesatare. Ai e cilësoi këtë si një mekanizëm për përzënien e shqiptarëve nga Shqipëria.
Sali Berisha: Edi Rama i sfazuar vazhdon e përdor udhëtimet ndërkombëtare për të sulmuar në mënyrë absolutisht amorale protestën, internetin, mediat sociale, të cilat sipas tij po e transformojnë realitetin. Po ka realitet më të hidhur se sa raporti i OSBE-së që e akuzonte direkt për 200 milionë euro në llogaritë offshore në vitin 2014? Dhe që nuk bëri gëk as mëk se ia nxirrnin faturat. A ka realitet më të hidhur se sa djegësat 400 milionë euro, njëri nuk është ndërtuar kryesori, tjerët janë jashtë përdorimit. Por atë nuk e lë vjedhja për të parë. Ia ka verbuar sytë vjedhja dhe pushteti.
A ka realitet më të hidhur se sa impianti i përpunimit të ujërave të zeza të Tiranës 120 milionë dollarë kredi japoneze, dhe është njëlloj si djegësi i Tiranës? A ka realitet më të hidhur se sa kostot e punëve publike 8-10 herë më të larta se në BE?
A ka realitet më të hidhur se sa realizimin e vetëm 5 përqind të projekteve në afatin e caktuar? A ka realitet më të hidhur se sa çmimet stratosferike në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të rajonit? U mor vesh sa ka arritur qiraja mesatare. Qiraja mesatare 770 euro, më shumë se dy të tretat e rrogës. A nuk është ky një mekanizëm i përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.
A ka realitet më të hidhur se sarajet e tij? Gjeni një kryeministër tjetër me saraje me themele 870 metra dhe me park dhe kopsht 8400 metra. Ti je i verbër, nuk i sheh këto ti. A ka realitet më të hidhur se pallati pesë kate mbi tokë dhe dy kate nën tokë pa asnjë faturë dhe ndërtuesi i tij merr 360 milionë euro për rrugën Qukës-Qafë Plloçë? Dhe Evropa nuk ka nevojë të mbrohet vetëm me atë mburojën antiraketore, por ka nevojë edhe me mburojën anti-internet tani. Nga mburoja e shpifjeve të internetit, të TikTokut dhe të këtyre. Turp të ketë, Enver Hoxha nuk mund të fliste më ndryshe se ky në Berlin. Paska nevojë Evropa edhe për këtë mburojë. I përshëndes ata shqiptarë që ia treguan vendin aty. I përshëndes, guximtarë. Ia zunë derën dhe ia nxinë fytyrën, e detyruan të bëjë edhe gjeste rrugaçi aty./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh me bindje se gjatë qeverisjes së PD, asnjë kullë nuk ësht...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se agjencitë e vendeve partnere po shembin nar...
Albana Vokshi TIRANË- Një debat mes deputetes së PD-së, Albana Vokshi dhe Igli Hasanit është zhvilluar ditën e sotm...
Parlamenti Europian STRASBURG- Parlamenti Europian ka miratuar ditën e sotme raportin për Shqipërinë. Me 483 vota pro dhe 103...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka postuar sërish një mesazh i cili supozohet se ka ardhur...
Marjana Koçeku TIRANË- Dosja.al i është drejtuar Policisë së Shtetit në lidhje me denoncimin publik të deputetes ...
Marjana Koceku TIRANË- Avokati i familjes Bajraj ka reaguar pas deklaratës publike të deputetes Marjana Koçeku, duke i cilësuar ...
Edi Rama TIRANË- Kryeminstri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestat që po zhvillohen prej 17 ditësh në T...
Albana Koçiu TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ishte e pranishme sot në ceremoninë përmbyllëse t&...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ishte i pranishëm në ceremoninë e përfundimit të...