LIVE UPDATES
Politike

Dënimet me burg për Kokën dhe Bllakon, BIRN: Tri inceneratorët i kanë kushtuar taksapaguesve deri tani 150 milionë euro

Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 6.8 vite burg nën akuzat për korrupsion e pastrim parash në një gjykim ky 12 nga të pesëmbëdhjetë të akuzuarit u shpallën fajtor dhe u dënuan në total me mbi 40 vjet burg. Shumica dolën të lirë pasi vendimet e dënimit u pezulluan. Gjykata hoqi sekuestron preventive mbi shumicën e pronave të Kokës si dhe të një apartamenti të Bllakos.

25 Shtator 2023, 15:19 Nga I.A
Dënimet me burg për Kokën dhe Bllakon, BIRN: Tri
Lefter Koka dhe Edi Rama

TIRANË- Dymbëdhjetë nga pesëmbëdhjetë të akuzuarit për skemën korruptive të koncesionit të incineratorit dhe fushës së plehrave të Fierit u shpallën fajtorë të hënën nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në një nga tre procedimet penale të lidhura me të ashtuquajturën “aferë e incineratorëve”. Pas shpalljes së vendimit nga gjykata, shumica e të akuzuarve të shpallur fajtorë lanë qelitë pasi gjykata konvertoi dënimet e tyre me shërbim prove ndërsa në burg duket se mbetën vetëm Koka, ish-deputeti Alqi Bllako dhe Loran Duzha, ish-administrator i koncesionit të Fierit.

Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili gjendet në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2021, u dënua me 6 vite e tetë muaj burg. Ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar ndërsa është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave. Nëse vendimi do të mbetet në fuqi, Koka pritet të përfitojë edhe nga llogaritja me 1.5 ditë e periudhës së paraburgimit nga dhjetori i vitit 2021 dhe për rrjedhojë, mund të dalë nga burgu pas rreth katër vitesh. Ai është zyrtari më i lartë politik i dënuar pas ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u dënua më 1993 në atë që gjerësisht shihet si gjyq politik. Koka po gjykohet veçmas për incineratorin e Elbasanit.

Biznesmeni Klodian Zoto, i cili gjendet në arrati që kur u shpall në kërkim në dhjetor të vitit 2021, mori dënimin më të lartë me 8 vite burg. Zoto u shpall fajtor për korrupsion aktiv dhe u dënua me dy vite burg, për mashtrim me pasoja të rënda dhe u dënua me 7 vite burg si dhe për krijimin e skemave mashtruese për TVSH dhe u dënua me gjashtë vite burg. Ai u dënua gjithashtu me tetë vite burg për pastrim parash.

Ish-deputeti Alqi Bllako u dënua për shpërdorim detyre me 2.8 vite burg në rastin e incineratorit të Fierit. Ai qe akuzuar për korrupsion nga SPAK, e cila pretendoi se ka përfituar 15 milionë lekë nga kompania e incineratorit të Fierit. Por në dispozitivin e vendimit të gjykatës, Bllako u dënua vetëm për shpërdorim detyre.

Disa zyrtarë, të cilët ishin pjesë e grupit të punës që miratoi kontratën e koncesionit, u dënuan me nga dy vjet burg për abuzim me detyrën. Po kështu edhe biznesmenët që besohet se shërbyen si hallka për tranferimin e parave. Të gjithë u dënuan me vendim të pezulluar, duke lënë në burg

Incineratori i Fierit ishte kontrata e dytë koncesionare që qeveria e kryeministrit Edi Rama i dha një grupi biznesmenësh të ndërlidhur, nën supozimin se vendi kishte nevojë për impjante të eliminimit të mbetjeve me djegie.

Në vitin 2020, Partia Demokratike në opozitë kreu një kallëzim penal që çoi në hapjen e hetimit për incineratorin e Elbasanit ndërsa në vitin 2021, Lëvizja Socialiste për Integrim, forca politike në emër të së cilës Koka pati shërbyer si Ministër i Mjedisit, e akuzoi atë publikisht për korrupsion duke zbuluar një skemë të transferimit të parave nga kompanitë e incineratorëve për te kompani apo persona të lidhur me të. LSI bëri denoncim në prokurori ndërkohë që Koka garoi në zgjedhjet e vitit 2021 për Partinë Socialiste duke fituar një numër të lartë votash. Koka dha dorëheqjen pak pas zgjedhjes si deputet dhe u arrestua disa muaj më vonë. Vendimi për Elbasanin pritet të jepet me 5 tetor.

SPAK po heton veçmas incineratorin e Fierit në bazë të kallëzimit nga Partia Demokratike. Një hetim i tretë është në vijim, për skemën e incineratorit të Tiranës. Të trija skemat i kanë kushtuar taksapaguesve deri tani së paku 150 milionë euro.

Marrë nga Reporter.al

inceneratori i fierit lefter koka

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë