LIVE UPDATES
Politike

"Dënohet me 10 ditë pse dha intervistë live për gazetarët"/ Blushi denoncon: Përpjekje kriminale e Narkoregjimi për t’i hequr Ilir Metës edhe lirinë e fjalës

Blushi tha se presidenti i PL-së u dënua me 10 ditë pse dha një intervistë live në një media televizive.

11 Qershor 2025, 15:20 Nga E. D
"Dënohet me 10 ditë pse dha intervistë live për
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi me anë të një deklarate ka denoncuar dënimin me 10 ditë të Ilir Metës për të mos kryer asnjë aktivitet sportiv në ambjentet e paraburgimit ku ndodhet që prej tetorit të kaluar. Blushi tha se presidenti i PL-së u dënua me 10 ditë pse dha një intervistë live në një media televizive. Gjithashtu Blushi i quan këto përpjekje qesharake të narko regjimit dhe SPAK për të heshtur opozitën dhe për të izoluar liderët e tyre.

Deklarata e Blushit:

11 Maji vërtetoi totalisht se standardet kriminale dhe mafioze të procesit elektoral u paravendosën me rrëmbimin terrorist të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe u konkretizuan në mënyrë të neveritshme në Vorë në ditën e zgjedhjeve me marrjen peng të qendrave të votimit nga banditët elektoralë të të gjitha llojeve. Task Forca mashtruese e SPAK e ngritur gjoja për parandalimin e krimeve zgjedhore, me faktet e përditshme rezulton jo vetëm një strukturë e ngritur posaçërisht për të goditur opozitën, por edhe përgjegjëse direkte dhe e inkriminuar me veprimet dhe mosveprimet e saj me qëllimin e vetëm për inkurajimin dhe amnistimin e masakrës elektorale që ndodhi më 11 Maj.

“Treni bullgar”, shit-blerja e votave, presionet për bukën e gojës, përdorimi i bandave dhe kriminelëve elektorale, parave të pista të trafiqeve dhe drogës, keqpërdorimi i administratës publike dhe aseteve shtetërore janë fakte që akuzojnë Edi Ramën dhe Altin Dumanin si autorin dhe avokatin e terrorizmit elektoral. Në vend të urdhëronte arrestimin e banditëve në Vorë që para gjithë mediave vizive live dhe gazetarëve kërcënuan botërisht ditën e zgjedhjeve drejtuesit e opozitës, Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës vijon të mbajë në izolim ekstrem prej 8 muajsh, me zero fakte dhe prova penale, në shkelje flagrante të ligjit, Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, liderin e forcës së dytë opozitare në vend dhe partisë së tretë politike në vend prej dy dekadash.

Zgjatja mafioze e afatit të hetimeve për Presidentin Meta, në mungesë totale të provave që kurrë nuk do të gjenden sepse nuk ekzistojnë, është një akt tërësisht politik, që është urdhëruar publikisht në Asamblenë e Partisë Socialiste nga Edi Rama më 7 maj të vitit 2022, që e dënojmë me forcën më të madhe. Në 32 vite shërbim publik kurrë nuk ka dhe nuk do të mund të gjendet një akt, një provë, dokument, vendim apo veprim i paligjshëm i Presidentit Meta. Masa e arrestit do të ankimohet edhe në Gjykatën Kushtetuese, për të shterruar dhe ezauruar të gjitha procedurat e brendshme në mënyrë që kjo çështje të mbërrijë sa më shpejt në Strasburg.

Partia e Lirisë dënon gjithashtu me forcë edhe përpjekjen kriminale të Narkoregjimit, që pasi i kufizoi lirinë e lëvizjes duke e izoluar padrejtësisht, në mënyrë krejtësisht qesharake po tenton t’i heqë Presidentit Meta edhe të lirinë dhe të drejtën e fjalës për të komunikuar me gazetarët. Rasti me qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV “Jordan Misja” dënoi Presidentin Meta me 10 ditë për të mos ushtruar aktivitete sportive në ambientet e paraburgimit vetëm pse pak ditë më parë realizoi live një intervistë me gazetaren Beti Njuma.
Këto praktika sa qesharake, po aq të neveritshme dhe represive, dëshmojnë fytyrën e vërtetë dhe degradimin e Narkoregjimit, që me ndihmën e SPAK po bëjnë çdo përpjekje për të goditur dhe izoluar liderët e opozitës.

Presidenti Meta në krye të Partisë së Lirisë po drejton me vendosmëri dhe efiçiencë të plotë politike aktivitetin dhe qendrimet e saj politike, me gjithe kushtet e izolimit ai gëzon shëndet të plotë dhe garanton të gjithë gazetarët e pavarur se asnjë masë represioni apo kufizimi e imponuar nga Narkoregjimi nuk do të mund t’i ndalojë atij kurre lirinë e fjalës dhe të drejtën për të komunikuar me mediat e pavarura. Rrëmbimi terrorist i tij i urdhëruar nga Edi Rama me firmat e prokurorëve të Ramaformës, që vazhdojnë ta mbajnë në izolim ekstrem, pikërisht për të trafikuar mandatet mes njëri-tjetrit për pushtet të përjetshëm, si edhe për të asgjësuar opozitarizmin dhe llogaridhënien në Shqipëri shumë shpejt do të marrë përgjigjen e merituar ligjore.

Partia e Lirisë është totalisht në krah të Presidentit te saj Meta në këtë betejë parimore për liri, demokraci, llogaridhënie, transparencë, drejtësi të vërtetë dhe shtet ligjor në Shqipëri dhe më e vendosur në mbrojtje të kauzave të saj madhore, për të çmontuar këtë axhendë kriminale, sorosiste dhe mafioze për pengmarrjen e plotë të vendit nga Narkoregjimi.

tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj