LIVE UPDATES
Politike

"Ende herët të flitet për rezultate!" Çfarë po ndodh me përgatitjet për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Ndërmjetësuesi për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen zhvilloi takimin e parë trepalësh me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë që nga emërimi i tij.

11 Qershor 2025, 14:26 Nga M.B
"Ende herët të flitet për rezultate!" Çfarë
I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

BRUKSEL- Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë që nga shtatori i vitit 2023. I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen po bën përpjekje ta ndryshojë këtë. Ai tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Sorensen takoi në Bruksel të martën në një takim të gjatë dhe për herë të parë së bashku që nga marrja e mandatit, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, ku tha se "ka diskutuar për normalizimin e raporteve mes dy vendeve” dhe janë pajtuar që diskutimet të vazhdojnë së shpejti.

"Isha mikpritës i një takimi të gjatë në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Diskutuam lidhur me avancimin e normalizimit të raporteve të tyre në përgatitje të një takimi të nivelit të lartë të dialogut, për zbatimin e obligimeve dhe çështjet aktuale. U pajtuam që së shpejti të vazhdojmë diskutimin”, shkroi Sorensen në X.

Ende herët të flitet për rezultate

Për kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç "është herët të flitet për rezultatet e Sorensen, meqë ka ndodhur vetëm një takim trepalësh”. Ndërsa për kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, ndërmjetësi i ri i dialogut, Peter Sorensen, ka një vizion të qartë se si të ecet përpara në këtë proces. "Për rezultate konkrete, është ende herët, por Sorenseni e ka pak a shumë një vizion të qartë se si të ecet në takimet e radhës. Javën tjetër do të dërgojë dy nga më të afërtit e tij në Kosovë e Serbi për të marrë informata shtesë dhe më pas, në fillim të korrikut, do të vendosë për hapin e radhës. Sorenseni do edhe një takim në korrik. Kjo tregon për mua që ai ka investim të madh në proces, ka dëshirë të shohë rezultat, por deri tash dihet se Serbia ka sabotuar procesin”, tha Bislimi. Ai tha se në takimin e 10 qershorit në Bruksel janë zhvilluar një sërë takimesh dhe, sipas tij, pjesa kryesore e takimit trepalësh ishin "diskutimet se si të ecet përpara sa i përket zbatimit të Marrëveshjes Bazë, për të cilën Kosova dhe Serbia janë pajtuar më 2023”.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ndërkaq, tha se "Sorensen po përpiqet të ndihmojë në këtë proces”, por nuk deshi të flasë për rezultate. "Procesi është i yni dhe ne duhet të angazhohemi për të arritur përparim në dialog. Nga ana jonë ekziston një vullnet i qartë politik, por këtë po e presim prej kohësh nga ana e Prishtinës. Do të shohim, nuk do të doja të gjykoj Sorensenin bazuar vetëm në takimin e parë trepalësh. Le t'i japim një mundësi të tregojë veten dhe të shohim si do të duket rezultati nën ndërmjetësimin e tij”, tha Petkoviç.

Serbia insiston në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe uljen e tensioneve në veri. "Statuti për themelimin e Asociacionit duhet të bazohet në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, të arritura këto në kuadër të dialogut. Asociacioni duhet të duket në bazë të këtyre marrëveshjeve”, tha Petkoviç. Ndërsa, sa i përket uljes së tensioneve në veri, Petkoviq tha se, "për gjithçka që ndodh çdo ditë ne kemi dorëzuar sërish listën me veprimet më të fundit që çojnë në përshkallëzim”.

Opozita në Kosovë reagon pas takimit tre palësh

Në takimin trepalësh ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësin evropian Peter Sorensen, sipas kryenegociatorit Besnik Bislimi, është diskutuar edhe për personat e pagjetur, çështjen e funksionalizimit të interkonjeksionit me Serbinë dhe menaxhimin e integruar të kufirit. Për takimin trepalësh në Bruksel, ku mori pjesë zëvendëskryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, reagoi njëra nga partitë e deritashme opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës. Sipas kësaj partie, z. Bislimi "nuk ka mandat dhe as legjitimitet për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në dialogun me Serbinë”.

"Mandati i qeverisë në të cilën ku Bislimi ka qenë emëruar kryenegociator nga ish-kryeministri Kurti ka përfunduar me certifikimin e rezultateve zgjedhore të 9 shkurtit. Andaj, Bislimi është vetëm ushtrues detyre, pa legjitimitet demokratik dhe pa miratim parlamentar për të marrë vendime në procesin e dialogut”, thuhet në reagimin e LDK-së. Sipas tyre, "negociatat me Serbinë janë çështje të interesit të lartë shtetëror dhe nuk mund të zhvillohen nga një qeveri në detyrë”. Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizim të marrëdhënieve që nga viti 2011, me ndërmjetësim të BE-së. Janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, por shumë nga to nuk janë zbatuar./ DW

kosova serbia

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë