LIVE UPDATES
Politike

Denoncimi i Vokshit: Me urdhër të Edi Ramës, Kuvendi fsheh dy shkresa të rëndësishme të firmosura nga deputetët e PD

Vokshi e quan skandal fshehjen e shkresave të firmosura nga deputetët e PD në Kuvend.

17 Dhjetor 2023, 13:52 Nga r.ll
Denoncimi i Vokshit: Me urdhër të Edi Ramës, Kuvendi fsheh dy
albana vokshi

TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka denoncuar gjatë një dalje për mediat fshehjen e shkresave të rëndësishme të firmosura nga deputetët e PD në Kuvend. Ajo shprehet se kjo është bërë me urdhër të Edi Ramës, 

Në atë që Vokshi e quan skandal, bëhet fjalë për shkresat  që disa informacione që deputetët të PD kanë kërkuar që t’u vihet në dispozicion informacioni i plotë dhe i detajuar nga dy institucione: Nga Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), në lidhje me  të gjithë Deklarimet ndër vite të z. Edi Rama si dhe të gjithë personave të lidhur me të. Si dhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, janë kërkuar procesverbalet, materialet mbështetëse dhe vendimet e marra në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) të zhvilluara 15 janar – 1 korrik 1996.

DEKLARATA E PLOTË:

Një tjetër skandal ka ndodhur këto ditë në Kuvendin e Shqipërisë.

Me urdhër të Edi Ramës, janë fshehur për një muaj të tërë, dy kërkesa të firmosura nga katër deputetë të Partisë Demokratike, e nuk janë dërguar në institucionet përkatëse sic procedura dhe ligji për statusin e deputetit përcakton.

Sic i shihni edhe shkresat në fotot në ekran, në datë 17 Nëntor, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Tritan Shehu, dhe Albana Vokshi në cilësinë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 8 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Për statusin e deputetit”, i ndryshuar, kanë kërkuar që t’u vihet në dispozicion informacioni i  plotë dhe i detajuar nga dy institucione:

Nga Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), në lidhje me  të gjithë Deklarimet ndër vite të z. Edi Rama si dhe të gjithë personave të lidhur me të, përfshirë znj. Rea Xhillari.
Nga Këshillit të Lartë Gjyqësor, janë kërkuar procesverbalet, materialet mbështetëse dhe vendimet e marra në mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) të zhvilluara 15 janar – 1 korrik 1996.

Neni 8 i Ligjit “Për Statusin e Deputetit përcakton: 1. Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, nga ministrat ose nga drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, si dhe nga drejtuesit e çdo institucioni tjetër në administratën publike ose të qeverisjes vendore. 2. Drejtuesit e institucioneve të përmendura në pikën 1 të këtij neni janë të detyruar t’i përgjigjen deputetit brenda 15 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.

Praktikisht informacioni nga institucionet duhet te ishte vënë në dispozicion brenda datës 2 dhjetor.

Pas insistimit nga ana jonë për të marrë përgjijet e shkresave, pas sorrollatjes sa në një zyrë në tjetrën, dje zbluam skandalin që shkresat, pasi i kisha protokolluar përsonalisht, ishin mbajtur të fshehura në sirtar në Kuvend pa u dërguar asnjëherë.

Pengimi, me urdhër të Edi Ramës, i dërgimit të shkresave dhe marrjes së informacionit është një tjetër akt i rëndë ndaj parlamentarizmit. Kanë qenë më qindar rastet e refuzimit të përsëritur të informacionit nga ana e Ministrave, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, krerëve të disa institucioneve, që e ka bërë shpesh të pamundur trajtimin e disa prej problematikave të mprehta në Arsim, Shëndetësi, Infrastrukturë, etj. Detyrimi kushtetues për të dhënë informacion për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, është me natyrë prioritare për shkak se ka të bëjë me përmbushjen e një funksioni kushtetues të Kuvendit, siç është funksioni i kontrollit parlamentar. Për pasojë, pengimi i qëllimshëm i kësaj të drejte të opozitës, përbën akt minimi ndaj autoritetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe si i tillë është një akt thellësisht antikushtetues dhe që duhet të sjellë përgjegjësi politike dhe disiplinore.

Cdo shqiptar e ka të qartë se kush është urdhëruesi i kësaj shkelje të kushtetutës dhe rreullores së kuvendit dhe ligjit të statusit të deputetit!! Edi Rama i cili, në rasti e shkresës së parë, ILDKP, kërkon të fshehë faktin tashmë të denoncuar nga PD që ai, Edi Rama është ne shkelje penale, pasi për vite me rradhë ka refuzuar të deklarojë si pjesë e deklaratës së tij të pasurisë, edhe pasurinë e thjeshtrës së tij.

Këtu po ju paraqesim deklaratat e pasurisë të Edi Ramës, që nga viti 2010. Cdo qytetar mund të vërtetojë që Edi Rama ka shkelur ligjin n ëmënyrë të përsëritur, e duhet në ndiqet penalisht.

Nga ana tjetër, me anë të fshehjes së shkresës së dytë, Edi Rama, kërkon të mbulojë faktin e një procesi të porositur dhe vendimi te montuar ndaj kryetarit të PD z. Sali Berisha, nga një gjyqtare e cila ka marrë një vendim antikushtetues, duke qenë në konflikt të plotë interesi. PD disponon kopje të vendimit të shkarkimit të Gjyqtares Irena Gjoka në 1996 nga KLGJ, në kohën që kryetar i KLGJ ishte Presidenti i asaj kohe z. Sali Berisha.

Gjyqtarja Gjoka, jo vetëm kërkoi dorëheqjen nga cështja, por në të kundërt, shkeli kushtetutën, shpërfilli paramentin dhe rolin e tij dhe mori vendimin për heqjen e disa lirive z. Sali Berisha pa autorizimin e institucionit më të lartë në një republikë parlamentare, Parlamentit. Jo më kot kushtetuta e vesh deputetin me imunitet, për ta mbrojtur nga sulme të tilla, e për ta mbrojtur në detyrën dhe funksionin që ata bazuar në kushtetutë, duhet të kryejnë në shërbim të interesave të Qytetrëve.

Kjo tentativë mjerane e Ramës për të fshehur shkresat e penguar informacionin, nuk e shpëton dot Edi Ramën. Drejtësia e vërtetë, vonon por nuk harron.

albana vokshi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet