16 Dhjetor 2023, 17:45
Nga a.l
Sali Berisha
GJIROKASTËR- Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka cilësuar rezultatet e censusit katastrofike, duke thënë se në vend dalin 1 milionë e gjysmë shqiptarë. Në një takim me mbështetësit në Gjirokastër, Berisha tha se qeveria ka dërguar ekipe për të bërë verifikime në qyteza, qytete, fshatra dhe i dalin të njëjtat rezultate. Mijëra banesa bosh, fshatra të shkreta, lagje të boshatisura nga shqiptarët.
"Është koha e kthesës së madhe. PD me mosbindje civile duhet çdo ditë të bëjë gjithçka për destabilizimin e kësaj diktature të bandave, kësaj diktature të drogës dhe krimit. Ne jemi i vetmi vend ku të ardhurat e qytetarëve zvogëlohen nga viti në vit. Të ardhurat kombëtare rriten, oligarkët pasurohen dhe kalojnë në stratosferë me miliardat e tyre, pensionistët numërojnë kafshatën. Të rinjtë marrin rrugët e botës. A e dini çfarë ka ndodhur me censusin e fundit? Ka tre-katër muaj që ka përfunduar, rezultatet janë katastrofike. Rezultatet e para ishin 1 milionë e gjysmë shqiptarë. Çfarë po bën zotëria, po merr regjistrat e gjendjes civile dhe po i kalon në census. Kur Europa thotë se nga viti 2014 gjer sot kanë ardhur në territorin e saj 1.1 milionë shqiptarë si emigrantë ose azilantë, llogariteni vetë sa jemi ne sot. Dërgon ekipe për të bërë verifikime në qyteza, qytete, fshatra, i dalin të njëjtat rezultate. Mijëra banesa bosh, fshatra të shkreta, lagje të boshatisura nga shqiptarët. Çfarë do presim ne? Para dy vitesh ne lexuam se OKB parashikonte se pas 30 vitesh, ne nuk do ekzistonim. Po të ecim kështu, ju garantoj se përveç trafikantëve, pakkush do mbetet në këtë vend", tha Berisha.
sali berisha
Politike
16 Dhjetor 2023, 17:44
a.l
Sali Berisha
GJIROKASTËR- Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se po zëvendësojë popullin shqiptar me banglade...
Politike
16 Dhjetor 2023, 17:43
a.l
Sali Berisha
GJIROKASTËR- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar mosbindje civile që sipas tij do të jetë një k...
Politike
16 Dhjetor 2023, 17:22
a.l
Rama Meloni Sunak
ITALI- Kryeministri Edi Rama është takuar në Romë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe gjithashtu me kryemin...
Politike
16 Dhjetor 2023, 16:04
a.l
Takimi
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Palazzo Chigi, i pritur në oborrin e nderit nga kryeministri Giorgia Meloni dhe nga...
Politike
16 Dhjetor 2023, 15:57
a.l
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama përjashtoi çdo mundësi që do të kërkonte një vend tjetër europian, për...
Politike
16 Dhjetor 2023, 15:43
a.l
Ed Rama dhe Elon Musk
ITALI- Kryeministri Edi Rama ka takuar në Romë pronarin e Platformës X, Elon Musk. Ai ka ndarë disa p...
Politike
16 Dhjetor 2023, 15:28
a.l
Erion Veliaj
TIRANË- Kopshti Zoologjik në Tiranë do të ketë tashmë një drejtues dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka urdh&...
Politike
16 Dhjetor 2023, 14:52
A.B
Edi Rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama, me ftesë te homologes, Georgia Meloni, po qëndron në shtetin fqinj të Italisë. Ai u pyet ng...
Politike
16 Dhjetor 2023, 13:54
A.B
Edi Rama
ITALI-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në takimin me kryeministren e Italisë Giogia Meloni tha se qendra e pritjes së e...
Politike
16 Dhjetor 2023, 13:22
A.B
Sali Berisha
TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në nga Greqi...