LIVE UPDATES
Politike

Deputeti i PD: Dal në protestë edhe nëse e thërret Erjon Braçe

Deputeti i PD komentoi edhe protestën e 7 korrikut, për të cilën tha se do të bashkohet në aksionin opozitar edhe në shtator.

12 Korrik 2022, 17:18 Nga F.M
Deputeti i PD: Dal në protestë edhe nëse e thërret Erjon
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se është i gatshëm të dalë në protesta edhe nëse ato thirren nga vetë socialisti Erion Braçe. I ftuar në "Opinion", në News24, Sula tha se korrupsioni me importin e naftës ka kapur majat teksa në 10 vite është dyfishuar numri i makinave të përdorura, ndërkohë që importi i naftës është ulur. Deputeti i PD komentoi edhe protestën e 7 korrikut, për të cilën tha se do të bashkohet në aksionin opozitar edhe në shtator.

"Gjatë këtyre muajve duke pasur parasysh rritjen e çmimit të naftës, një shurdhëri nga ana e qeverisë dhe argumente të pabaza nga ministria e Financave, rezultoi se shteti pasurohet përditë, ndërkohë që qytetarët varfërohen. Nga viti 2011 deri në 2021 pra në 10 vite kemi gati 2 fishim të numrit të makinave, ndërkohë që importi i karburantit rezulton të jetë në sasi më të vogël se përpara 10 vitesh. Nuk ka logjikë ekonomike të ndodhë kjo. Kjo tregon që ka dy rrugë: ose bëhet kontrabandë e drejtëpërdrejtë, ose këtu përdoret nafta e prodhuar nga Albpetrol. Për këtë i kam kërkuar informacion edhe AKBN-së. Nga 2011 e në vijim e ka prodhimin mbi 1 milionë, ndërkohë që në 2021 zbret në 700 mijë tonë. Nuk e them vetëm unë, këtu e thonë të gjithë që cilësia e naftës lë për të dëshiruar. Këtë e dimë që nga koha e PD-së. Jam i bindur po ti shohësh të gjitha kompanitë nuk tregtojnë naftë të standarteve europiane,"- tha Sula. 

Pjesë nga intervista:

Keni pasur reagime nga institucionet?

Jo nuk ka pasur. Nuk mund të dalin institucionet dhe të thonë u bë kontrabandë. Por nuk ka dalë asnjë njeri as ta përgënjeshtrojë. Unë jam i bindur se këtu ka diçka që nuk shkon. Kjo është detyrë e Doganave, Tatimeve që ta ndalojnë. Nëse do kemi kontroll rigoroz ndaj kompanive që bëjnë importin, del se çfarë ka ndodhur. Imagjinoni se sa humbet shteti në këtë rast. Kush e pëson më pas? E pësojnë qytetarët.

Po përsa i përket rritjes së çmimeve, keni investiguar?

Unë krahasimet i bëj me vendet e rajonit. Kërkuam në tetor 2021 të ulet tvsh e shportës nga 20% në 6%. Qeveria nuk e vuri ujin në zjarr të mbrojë shtresat në nevojë. Paketa e rezistencës iu dha pensionistëve me 150 mijë lekë e më pak, ata që merrnin 151 mijë lekë nuk përfitonin. Produktet bazë me një shportë kushtojnë 30 mijë lekë dhe nuk shkojnë më shumë se 3 ditë. Qeveria ka ndarë vetëm 0.3% të PBB, ndërkohë që Maqedonia ka ndarë 3.6% si paketë rezistence. Qeveria ka përfituar 342 milionë euro. Kështu siç po vazhdon të bjerë konsumi.

Besoni se Shqipëria është në rrezik?

Njerëzit u ngritën me sloganin e Berishës në 7 korrik. Çfarë mendimi keni për këtë protestë?

Qytetarëve u ka vajtur laku në fyt. Më vjen mirë që edhe Berisha nuk e kapitalizuar këtë protestë. Kam takuar njerëz që i njoh dhe nuk janë votues të djathtë dhe ishin në protestë. Kam parë gra shtatëzëna, kam parë invalidë me karrocë.

Ishte protestë ekonomike, apo politike?

Është më shumë ekonomike. Ishte një çast kulminant sepse të gjithë jemi familjarë dhe shohim se sa blejmë në market.

Vendi ka nevojë për të tilla protesta? Berisha ka paralajmëruar protesta masive në vjeshtë. Jeni dakord me këtë aksion?

Pa diskutim. Kolegëve të PD që më thonë “I je bashkuar Berishës” i kam thënë “edhe Braçe ta thërrasë protestën”, do jem aty. Si mund të dalë ministrja e Financave që thotë janë 500 kompani që bëjnë evazion, por nuk i bllokojmë dot. Këta nuk të lënë të bësh biznes po nuk pagove një taksë bashkie. Nuk e di si mund ta thonë këtë.

Ka filluar të goditet korrupsioni me aferën e inceneratorëve?

Kam besim. Nuk është meritë e kësaj maxhorance. Për fat të mirë pas 2015 këtë vend e ka marrë në dorë SHBA. Unë nuk besoj se këtë vend do ta shpëtojë politika.

Berisha tha se ka një betejë për jetë a vdekje për votën e lirë. E besoni?

Unë nuk ndaj të njëjtën qasje për funksionimin e PD-së me Berishën. Vazhdoj ti mbetem këtij mendimi. Sa të jem në politikë, unë do jem në krah të demokratëve dhe të qytetarëve shqiptarë. Unë nuk kam kundërshtar Berishën, por sjam dakord me mënyrën se si u bë organizimi i PD-së nga degët deri lart.

dashnor sula erion brace

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri