LIVE UPDATES
Politike

Dështimi i konstituimit të përbërjes së legjislaturës së re në Kosovë/ Analiza: Kuvendi në vendnumëro

Kuvendi i Kosovës, të martën ka dështuar të konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt.

16 Prill 2025, 10:21 Nga M.B
Dështimi i konstituimit të përbërjes së
Kuvendi i Kosovës

KOSOVA- Vazhdimi eventual i mbajtjes së qëndrimeve të kundërta dhe të ngurta politike të Lëvizja Vetëvendosje në njërën anë, si dhe të tri partive që deri tani kanë qenë në opozitë, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK) në anën tjetër, mund ta bllokojnë procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, thonë njohësit zhvillimeve politike në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës, të martën ka dështuar të konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 9 shkurt. Deputetët e zgjedhur nuk arritën të kalonin pikën e parë të rendit të ditës, miratimin e raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit. PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë votuar kundër raportit, për shkak se, sipas tyre, anëtarët e Qeverisë në detyrë – që janë zgjedhur deputetë – nuk i kanë dorëzuar me kohë dorëheqjet e tyre nga postet ekzekutive, siç parashihet me Ligjin për Qeverinë.

Neni 26 i këtij ligji përcakton që anëtarët e ekzekutivit, të cilët janë zgjedhur deputetë, duhet të japin dorëheqje nga postet në ekzekutiv një ditë para certifikimit të tyre nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka fituar zgjedhjet, më 15 prill i ka dërguar kryetarit të legjislaturës së kaluar të Kuvendit, Glauk Konjufca, një letër me njoftimin për dorëheqje, e cila sipas tij është efektive që nga 27 marsi, kur ai e ka njoftuar KQZ-në se “ekzekutivi është në detyrë/dorëheqje”.

KQZ-ja certifikoi rezultatin zgjedhor më 27 mars. Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë për Radion Evropa e Lirë se reagimi i partive që deri më tani kanë qenë në opozitë ishte legjitim, sepse deputetët e zgjedhur, të cilët ishin anëtarë të ekzekutivit, nuk kanë dhënë dorëheqje sipas ligjit.

“Shtrohet pyetja se në çfarë cilësie kanë ardhur në Kuvendin e Kosovës, duke e ditur që mandati i deputetit, sipas ligjit në fuqi në Kosovë, fillon nga dita e certifikimit të zgjedhjeve”, thekson Bugaqku, duke shtuar se të gjithë ata deputetë të zgjedhur është dashur me kohë të ofrojnë dorëheqjet publike nga postet ekzekutive.

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës thekson se në rast se seanca për konstituimin e legjislativit ndërpritet, ndërprerjet “nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”.

Bugaqku thotë se vazhdimi i mbledhjes konstituive pritet brenda këtij afati dhe mbetet të shihet nëse partitë politike do ta kalojnë fazën e verifikimit të mandateve, për të arritur te betimi i deputetëve ose në të kundërtën, do të mbeten në pozicionet aktuale.

“Atëherë lirisht mund të konstatojmë shkojmë drejt një lloj krize, për arsye se nëse nuk kalon në këtë fazë raporti i Komisionit për verifikim të mandateve, nuk do të arrijmë as deri te dita e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, e që paraprakisht nuk do të jemi as në situatën e dhënies së betimit të deputetëve”, thekson Bugaqku.

Ai shton se KDI-ja u ka bërë thirrje deputetëve të partive politike, në veçanti atyre të partisë më të madhe parlamentare, Lëvizjes Vetëvendosje, që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit. Besar Gërgi nga Grupi për Studime Ligjore dhe Politike, thekson për Radion Evropa e Lirë se mungesa e vullneti nga deputetët e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, që ishin pjesë e ekzekutivit, që t’i përmbushin kërkesat ligjore, por edhe mungesa e vullnetit të partive, që deri më tani ishin në opozitë, për të ecur para me procedurat teknike, e kanë sjellë procesin e konstituimit të Kuvendit në vendnumëro.

“Pra, tashmë kemi hyrë në një proces që ka rrezik të zgjasë me disa javë të tëra, pasi që fatkeqësisht as Kushtetuta dhe as ligji nuk i saktësojnë në detaje procedurat që duhet të ndiqen, në rast se këto afate ceremoniale [jo më shumë se 48 orë ndërprerje të seancës] nuk përmbushen. Nuk ka një kufizim se sa [afate] 48 orë janë. Hipotetikisht, do të ishte e pafundme”, thekson Gërgi.

Sipas tij, partitë parlamentare duhet të sigurojnë një mirëkuptim politik, për të arritur te përfundimi i procesit të konstituimit të Kuvendit. Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila po ashtu ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka paralajmëruar krizë institucionale.

Në një paraqitje në televizionin vendor, TëVë1, Gërvalla ka theksuar se përsëritja e votimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, nuk parashihet me dokumente dhe Rregulloren e Kuvendit të Kosovës dhe se tashmë procedurat janë ndërlikuar.

“Kemi arritur në një pikë ku mund të jetë tërësisht e pamundur të vazhdohet konstituimi i këtij Kuvendi”, ka thënë Gërvalla.

Por, Gërgi shpreh mendimin se vendnumërimi në procesin e konstituimit të Kuvendit, u krijon një rehati edhe Lëvizja Vetëvendosje, por edhe partive që deri më tani kanë qenë në opozitë, që të përllogarisin mundësitë për krijimin e shumicës parlamentare. Aktualisht, sipas tij, as Lëvizja Vetëvendosje dhe as partitë, që deri më tani ishin në opozitë nuk e kanë këtë shumicë, e cila do të hapte rrugë jo vetëm për konstiuimin e Kuvendit, por edhe për formimin e Qeverisë së re.

“Është saktësisht blerje kohe nga të dyja palët, sepse në qoftë se do të themelohej legjislativi, atëherë kronometri do të fillonte të numëronte dhe do të kishte 15 ditë për Lëvizjen Vetëvendosje për të themeluar një qeveri”, thekson Gërgi.

Ai shton se edhe partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë po blejnë kohë për të përllogaritur opsionet e mundshme ndërmjet tyre, për formimin e shumicës parlamentare. Kjo për faktin se në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin ta krijojë Qeverinë brenda 15 ditësh, atëherë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mund ta mandatojë partinë e dytë me më së shumti vota - në këtë rast PDK-në - për të siguruar bashkë me partitë tjera, 61 deputetë për të votuar formimin e Qeverisë së re.

Por, Bugaqku konsideron se shtegdalja e vetme për të shmangur bllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit është që anëtarët e Qeverisë aktuale, të cilët kanë fituar mandatin e deputetit, t’i prezantojnë publikisht, por edhe para drejtuesit të seancës konstituive të Kuvendit, dorëheqjet nga postet ekzekutive.

“Atëherë kthehemi në seancë dhe aty gjithçka mund të shkojë sipas procedurave të rregullta, sepse nuk do të ketë dilemë apo dyshime nëse ndonjë deputet është duke i ushtruar në mënyrë të dyfishtë edhe mandatin e anëtarit të Qeverisë, por edhe të anëtarit të Kuvendit të Kosovës. Kjo është zgjidhja e vetme, përndryshe ngecim në këtë situatë”, thotë Bugaqku.

Ai shton se në rast se ngecja në procesin e konstituimin e Kuvendit, nuk krijon asnjë hapësirë tjetër për veprim politik të subjekteve politike, e madje as për zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare. Vazhdimi i seancës konstituive të legjislativit, sipas Rregullores së Kuvendit, duhet të bëhet më së largu të mërkurën, kur skadon afati prej 48 orë i ndërprerjes./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet