LIVE UPDATES
Politike

Dita e Pavarësisë/ Begaj merr mesazhe urimi nga liderët botërorë, mes tyre Macron dhe Mattarella

Në një telegram urimi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shprehet se çelja e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian përbën një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, që do të sjellë një zhvillim sa i përket çështjeve ekonomike, sociale dhe mjedisore, por në të njëjtën kohë edhe në funksionimin e institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës si dhe qeverisjes. 

29 Nëntor 2022, 14:52 Nga e.k
Dita e Pavarësisë/ Begaj merr mesazhe urimi nga liderët
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka marrë mesazhe të ndryshme urimi nga liderë botërorë me rastin e festës së Pavarësisë. Në një telegram urimi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shprehet se çelja e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian përbën një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, që do të sjellë një zhvillim sa i përket çështjeve ekonomike, sociale dhe mjedisore, por në të njëjtën kohë edhe në funksionimin e institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës si dhe qeverisjes. 

“Franca do të jetë gjithnjë në krahun tuaj për t’ju garantuar mbështetje lidhur me reformat e nevojshme për integrimin evropian”, theksohet në këtë mesazh.

Po ashtu dhe presidenti i Italisë Sergio Mattarella ka uruat Kreun e Shtetit shqiptarë me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në mesazhin e tij Mattarella shkruan se vendi ynë dhe Italia kanë pasur gjithmonë raporte të mira në të gjitha fushat dhe se bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë.

“Gjatë takimit tonë të fundit patëm rastin të forcojmë më tej marrëdhëniet e miqësisë dhe solidaritetit që lidhin Shqipërinë dhe Italinë. Kjo lidhje e veçantë gjen shprehje në një bashkëpunim gjithmonë e më të ngushtë në aspektin politik, ekonomik, shoqëror e kulturor. Vendet tona ndajnë të njëjtat vlera të demokracisë, paqes dhe solidaritetit. Çelja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian përbën një hap të rëndësishëm përpara në rrugëtimin drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në familjen e përbashkët evropiane. Italia do të vijojë të mbështesë me bindje këtë proces si edhe të vendosë në dukje rezultatet e arritura nga Tirana, në kuadër të negociatave të anëtarësimit”, theksohet në mesazhin e Presidentit Mattarella.

Presdienti kroat në mesazhin e tij është shprehur se Shqipërioa dhe Kroacia kanë një frymë të mirë miqësie dhe bashkëpunimi në të gjitha fushat dhe thotë se është besimplotë që bashkëpunimi do të vazhdojë.

“Ky vit është i një rëndësie të madhe për shtetet tona pasi ne festojmë 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Në frymën e miqësisë, kam besim se Kroacia dhe Shqipëria do të punojnë më tej për ta avancuar bashkëpunimin, duke përfshirë edhe atë ekonomik. Forcimi i stabilitetit dhe sigurisë në Evropën Juglindore është një element thelbësor në marrëdhëniet tona”, thuhet në letër.

Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou në letrën e saj dërgua Begajt shkruan se Greqia po punon në mënyrë të qëndrueshme drejt forcimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, bazuar në parimin e fqinjësisë së mirë.

“Në një periudhë sfidash të shumëanshme, kur paqja dhe siguria po vihen në rrezik në nivel evropian dhe rajonal, Greqia po punon në mënyrë të qëndrueshme drejt forcimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, bazuar në parimin e fqinjësisë së mirë. Në të njëjtën kohë, prania dinamike e pakicës kombëtare greke në Shqipëri, por edhe e komunitetit shqiptar në Greqi, kontribuojnë çdo ditë në afrimin kuptimplotë të dy popujve tanë. Ju keni mbështetjen e vendosur të vendit tim për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë drejt BE-së, i cili ka hyrë në një rrugë të re pas Konferencës Ndërqeveritare të korrikut të kaluar dhe nisjes së negociatave të anëtarësimit”, shkruan ajo.

Në një mesazh urimi dërguar nga Presidenti i Republikës Çeke Milos Zeman thuhet se miqësia mes dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet në interes të forcimit të bashkëpunimit tonë dypalësh. Letër urimi ka dërguar dhe presidenti i Republikës së Polonisë Andrzej. Në mesazhin e tij ai shpreh kënaqësinë për marrëdhëniet shumë të mira që lidhin dy vendet tona. 

110 vjetori i pavaresise bajram begaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen